Beselidhja e VjeterZanafilla: Toka popullohet
- 1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noehit: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre pas përmbytjes u lindën fëmijë.
- 2 Bijtë e Jafetit: Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mosoku e Tirasi.
- 3 Bijtë e Gomerit: Askenezi, Rifati, Togormai.
- 4 Bijtë e Javanit: Elisai, Tarsisi, Cetimi dhe Rodanimi.
- 5 Prej këtyre u ndanë popujt nëpër ujdhesa në krahinat e veta, secili sipas gjuhës së vet dhe sipas barkut të vet, në kombësi të vet.
- 6 Bijtë e Kamit: Kusi, Mesraimi, Futi dhe Kanaani.
- 7 Bijtë e Kusit: Sabai, Hevilai, Sabatai, Regmai e Sabatakai. Bijtë e Regmait: Sabai e Dadani.
- 8 Kusit i lindi Nemrodi, i cili u bë sundimtari i parë në tokë
- 9 dhe me vullnetin e Zotit u bë gjuetar i vyeshëm. Nga kjo doli edhe thënia: Nemrodi gjuetar si ai para syve të Zotit.
- 10 Mbretëria e tij filloi me Babiloninë, Arakun, Akadin e Kalaanën, në dheun e Senaarit.
- 11 Nga ky vend kaloi në Asiri e atje ndërtoi Ninivën, Rohobotirin e Kalenë;
- 12 po ashtu Resenin ndërmjet Ninives dhe Kalesë. Ky është qytet i madh.
- 13 Kurse Mesraimit i lindi Ludimi, Anamimi, Laabimi, Neftuimi,
- 14 Fetrusimi, Kasluimi dhe Kaftorimi, prej të cilëve rrjedhin filistenjtë.
- 15 Kanaanit i lindi Sidoni, djali i parë, e Heteu,
- 16 Jebuseu, Amorreu, Gergezeu,
- 17 Heveu, Araceu, Sineu,
- 18 Aradiumi, Samareu e Emateu. Atëherë u shpëdanë fiset e kanaanëve.
- 19 Kufijtë e Kanaanit shkonin prej Sidonit në drejtim të Gerarës deri në Gazë, dhe në drejtim të Sodomës e të Gomorrës, Adamës e të Seboimit deri në Lesë.
- 20 Këta janë bijtë e Kamit sipas vëllazërive, gjuhëve, vendeve e kombësisë së tyre.
- 21 Gjithashtu i lindën fëmijë edhe Semit, trungut të të gjithë bijve të Heberit, vëllait të madh të Jafetit.
- 22 Bijtë e Semit: Elami, Asuri, Arfaksadi, Ludi dhe Arami.
- 23 Bijtë e Aramit: Usi, Huli, Geteri dhe Mesi.
- 24 Kurse Arfaksadit i lindi Saleu e prej këtij i lindi Heberi.
- 25 Heberit i lindën dy djem: njëri quhej Faleg, sepse në kohën e tij u nda toka, kurse i vëllai u quajt Jektan.
- 27 Adurami, Uzali, Deklai,
- 28 Ebali, Abimaeli, Sabai,
- 29 Ofiri, Hevilai dhe Jobabi. Të gjithë këta janë bijtë e Jektanit.
- 30 Vendbanimi i tyre shtrihej prej Mesës në drejtim të Sefarit, mali i lindjes.
- 31 Këta janë bijtë e Semit sipas vëllazërive të tyre, gjuhëve, vendeve dhe kombësisë.
- 32 Këta janë barqet e bijve të Noehit sipas breznive të tyre dhe të fiseve.Pas përmbytjes prej tyre u ndanë popujt mbi tokë.