Beselidhja e VjeterZanafilla: Kulla e Babelit
- 1 Mbarë toka kishte vetëm një gjuhë dhe fjalët e njëjta.
- 2 Kur u çuan prej lindjes, gjetën një fushë në dheun e Senaarit dhe aty ngulën banimin.
- 3 I thanë njëri-tjetrit:Ejani të presim tulla dhe t`i pjekim në zjarr.Tullat i përdorën në vend të gurëve e bitumin në vend të llaçit.
- 4 Dhe thanë: Ejani ta ngrehim për vete një qytet dhe pirg, maja e së cilës do të prekë qiellin. T`ia rrisim vetes zërin që të mos shpëdahemi faqes së dheut.
- 5 Zoti zbriti përmbi tokë për të parë qytetin dhe pirgun që e ndërtuan njerëzit.
- 6 Zoti tha: Njëmend qenkan një popull dhe paskan vetëm një gjuhë! Ky është fillimi i veprimtarisë së tyre dhe tani e tutje nuk do ta kenë vështirë të kryejnë gjithçka të synojnë.
- 7 Ejani, pra, të zbresim e t`ua pështjellojmë këtu gjuhën e tyre, që të mos mund të merren vesh njëri me tjetrin.
- 8 Prej andej Zoti i shpëdau nga ai vend mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
- 9 Prandaj edhe quhet Babel, sepse aty u pështjellua gjuha e mbarë tokës dhe prej andej Zoti i shpëdau mbi faqen e dheut.Patriarkët pas përmbytjes
- 10 Këta janë pasardhësit e Semit:Semi kishte njëqind vjet kur i lindi Arfaksadi dy vjet pas përmbytjes.
- 11 Semi jetoi, pasi i lindi Arfaksadi, pesëqind vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 12 Kurse Arfaksadi kishte tridhjetë e pesë vjet kur i lindi Saleu.
- 13 Arfaksadi jetoi, pasi i lindi Saleu, katërqind e tre vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 14 Saleu kishte tridhjetë vjet kur i lindi Heberi.
- 15 Saleu jetoi, pasi i lindi Heberi, katërqind e tre vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 16 Heberi kishte tridhjetë e katër vjet kur i lindi Falegu.
- 17 Heberi jetoi, pasi i lindi Falegu, katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 18 Edhe Falegu kishte tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.
- 19 Falegu jetoi, pasi i lindi Reu, dyqind e nëntë vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 20 Reu kishte tridhjetë e dy vjet kur i lindi Sarugu.
- 21 Edhe Reu jetoi, pasi i lindi Sarugu, dyqind e shtatë vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 22 Sarugu kishte tridhjetë vjet kur i lindi Nahori.
- 23 Edhe Sarugu jetoi, pasi i lindi Nahori, dyqind vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 24 Nahori kishte njëzet e nëntë vjet kur i lindi Tareu.
- 25 Nahori jetoi, pasi i lindi Tareu, njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën djem e vajza.
- 26 Tareu kishte shtatëdhjetë vjet kur i lindi Abrami, Nahori e Arani.Trashëgimtarët e Tareut
- 27 Këta janë pasardhësit e Tareut:Tareut i lindi Abrami, Nahori e Arani. Aranit i lindi Loti.
- 28 Arani vdiq para babait të vet, Tareut, në vendlindjen e vet, në Ur të Kaldenjve.
- 29 U martuan edhe Abrami e Nahori. Gruaja e Abramit quhej Sarajë, kurse gruaja e Nahorit Melhë. Ishte bija e Aranit, e t`et të Melhës dhe të Jeskës.
- 30 Saraja ishte beronjë dhe nuk kishte fëmijë.
- 31 Tareu mori të birin, Abramin, dhe Lotin, birin e Aranit, të birit të vet edhe Sarajën, renë e vet, gruan e Abramit, të birit të vet dhe i nxori nga Uri i Kaldenjve për të shkuar në dheun e Kanaanit. Arritën në Harran dhe aty ngulën.
- 32 Mosha e Tareut kapi dyqind e pesë vjet e atëherë vdiq në Harran.