Beselidhja e VjeterZanafilla: Besëlidhja dhe rrethprerja
- 1 Kur Abrami i mbushi nëntëdhjetë e nëntë vjet, iu dëftua Zoti dhe i tha:Unë jam Hyji i gjithëpushtetshëm!Ec para mejedhe ji i përsosur!
- 2 Po bëj besëlidhjendërmjet meje e tejedhe do të bëj të shtohesh shumë, pa masë shumë!
- 3 Abrami ra me fytyrë përdhe.
- 4 Dhe Hyji i tha:Ja, marrëveshja ime me ty:Do të bëhesh trungu i popujve të shumtë.
- 5 Nuk do ta kesh më emrin Abram, por emri yt do të jetë Abraham, sepse të bëra babë të shumë kombeve.
- 6 Do të bëj të shtohesh shumë, tejet shumë, prej teje do të bëj të rrjedhin popuj, dhe prej teje do të lindin mbretër.
- 7 Do të bëj besëlidhje me tyndërmjet meje e teje, dhe pas teje me breznitë që do të rrjedhin prej teje.Kjo besëlidhje e përhershmemua do të më bëjë Hyjin tënddhe Hyjin e pasardhësve të tu pas teje.
- 8 Ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t`ua jap tokën e çojeve të tua, mbarë dheun e Kanaanit, pronë të përhershme.Dhe unë do të jem Hyji i tyre.
- 9 Hyji i tha përsëri Abrahamit: Ti duhet ta ruash besëlidhjen time, po ashtu edhe pasardhësit e tu brez pas brezit.
- 10 Ja, besëlidhja ime që duhet ta mbani ndërmjet meje e juve, d. m. th. ndërmjet pasardhësve të tu pas teje: të gjithë meshkujt e tu do të rrethpriten:
- 11 do ta rrethprisni lëkurën e gjymtyrës tuaj, që të jetë shenjë besëlidhjeje ndërmjet meje dhe juve.
- 12 Foshnja tetëditëshe ndër ju le të rrethpritet: çdo mashkull brezni pas breznie si ai që lind në shtëpi si ai që blehet me para prej çdo të huaji, që nuk është i fisit tuaj.
- 13 Le të rrethpritet edhe skllavi i lindur në shtëpi ose i blerë. Besëlidhja ime do të bëhet në mishin tuaj, besëlidhje e përhershme.
- 14 Mashkulli, i cili nuk do të rrethpritet, le të shfaroset prej popullit të vet: ai e thyen besëlidhjen time.
- 15 Hyji i tha gjithashtu Abrahamit: Sarajën, gruan tënde, nuk do ta thërrasësh më me emër Sarajë, sepse emri i saj do të jetë Sarë.
- 16 Unë do ta bekoj dhe edhe prej saj do të të fal një djalë. Unë do ta bekoj dhe prej saj do të rrjedhin popuj; prej saj do të lindin mbretërit e popujve.
- 17 Abrahami ra me fytyrë për dhe dhe u qesh duke menduar më vete: Vallë, a këtij qindvjeçari do t`i lindë djalë? Po a thua Sara nëntëdhjetë vjeçe do të lindë?
- 18 I tha Hyjit: E paça me jetë Ismaelin!
- 19 E Hyji i tha: Sara, gruaja jote, do të lindë djalë dhe ngjitja emrin Izak. Do të lidh besëlidhje me të, një besëlidhje të përhershme, si edhe me farën e tij pas tij.
- 20 Edhe për Ismaelin ta dëgjova lutjen: ja, do ta bekoj, do ta bëj të shtohet e të shumohet tesve; prej tij do të lindin dymbëdhjetë prijës dhe prej tij do të rrjedhë një popull i madh.
- 21 Por, besëlidhjen time do ta lidh me Izakun që do ta lindë Sara po në këtë kohë sot një vjet.
- 22 Kur Hyji e kreu bisedën me Abrahamin, prej Abrahamit u ngrit lart.
- 23 Atëhere Abrahami e mori Ismaelin, djalin e vet, dhe të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij si dhe të gjithë ata që i kishte blerë: të gjithë meshkujt e shtëpisë: po atë ditë të gjithëve ua rrethpreu lëkurën e gjymtyrës së tyre siç i kishte urdhëruar Hyji.
- 24 Abrahami kishte nëntëdhjetë e nëntë vjet kur e rrethpreu lëkurën e gjymtyrës së vet.
- 25 Ismaeli ishte trembëdhjetë vjeç kur u rrethpre.
- 26 Të njëjtën ditë u rrethpre Abrahami dhe djali i tij, Ismaeli.
- 27 Po ashtu edhe të gjithë meshkujt e shtëpisë së tij, qoftë të lindur në shtëpi të tij, qoftë të blerë prej të huajve: edhe ata u rrethprenë me të.