Beselidhja e VjeterZanafilla: Prova e lirisë. Parajsa
- 1 Kështu u kryen qielli e toka dhe mbarë ushtria e tyre.
- 2 Të shtatën ditë Hyji e kreu punën e vet që kishte bërë. Të shtatën ditë pushoi nga çdo punë që kishte bërë.
- 3 Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës, kur qenë krijuar.Prova e lirisë. ParajsaAtë ditë, kur Zoti Hyj krijoi tokën e qiellin
- 4 para se të mbinte në tokë ndonjë shkurre fushe, para se të gjelbëronte ndonjë bimë tokësore: sepse Zoti Hyj nuk kishte lëshuar ende shi mbi tokë e nuk kishte njeri që ta punonte tokën;
- 5 megjithatë, një burim dilte nga toka dhe e ujiste mbarë sipërfaqën e saj,
- 6 atëherë Zoti Hyj e formoi prej pluhurit të tokës njeriun dhe nëpër hundë i futi frymën e jetës e njeriu u bë qenie e gjallë.
- 7 Zoti Hyj mbolli një kopsht në Eden, në lindje e në të e vendosi njeriun që e kishte krijuar.
- 8 Zoti Hyj bëri që prej toke të mbijë çdo lloj peme, e bukur për t'u parë dhe e shijshme për t'u ngrënë e në mes të parrizit pemën e jetes e pemën e dijes të mirës e të së keqes.
- 9 Një lumë buronte nga Edeni për ta ujitur kopshtin. Prej andej ndahej e formonte katër krahë.
- 10 Njëri quhet Pison: ky dredhon rreth mbarë tokës së Hevilatit ku ka ar
- 11 ari i asaj toke është shumë i mirë; po ka edhe bdel dhe gur onikin.
- 12 Lumi i dytë quhet Geon. Ky i sillet rreth mbarë tokës së Etiopisë.
- 13 Kurse lumi i tretë quhet Tigris: ky rrjedh në lindjen e Asirisë. E lumi i katërt është Eufrati.
- 14 Zoti Hyj e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin Eden që ta punojë e ta ruajë atë:
- 15 Zoti Hyj i urdhëroi njeriut dhe i tha: Ha prej çdo peme të kopshtit;
- 16 por prej pemës së dijes - të së mirës dhe të së keqes, ruaj se ha. Sepse, atë ditë që ke për të ngrënë prej saj, do të vdesësh.
- 17 Zoti Hyj tha edhe: Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm: do t'ia bëj një ndihmë që t'i përngjajë.
- 18 Pasi Zoti Hyj i kishte formuar prej dheut të gjitha kafshët e gjalla të fushës dhe të gjithë shpendët e qiellit, i solli te njeriu, për të parë, se si do t'i quajë, sepse secila kafshë e gjallë do të mbante atë emër, me të cilin do ta quante njeriu.
- 19 Njeriu ia ngjiti emrin përkatës secilës bagëti, secilit shpend të qiellit dhe secilës egërsirë të fushës; por për njeriun nuk gjendej një ndihmës që t'i përngjante atij.
- 20 Prandaj, Zoti Hyj i lëshoi njeriut një gjumë të rëndë. Pasi e zuri gjumi, ia nxori një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish.
- 21 Zoti Hyj e përftoi gruan prej brinjës që ia kishte nxjerrë njeriut dhe e solli te njeriu.
- 22 Atëherë njeriu klithi:Kjo tani është ashti i eshtrave të midhe mishi i mishit tim!Le të quhet Grua, sepse kjo u mor nga njeriu.
- 23 Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin dhe t'ëmën e vet dhe do të jetojë bashkë me gruan e vet e do të bëhen një trup i vetëm.
- 24 Të dy ishin të zhveshur: njeriu dhe gruaja e nuk ndjenin farë turpi.