Beselidhja e VjeterZanafilla: Lindja e Izakut
- 1 Zotit iu kujtua çka i kishte thënëSarës dhe bëri ashtu siç i kishte premtuar.
- 2 Sara ngjizi dhe Abrahamit i lindi djalë në pleqërinë e tij, po në atë kohë, siç e kishte paracaktuar Hyji.
- 3 Abrahami djalit që lindi Sara ia ngjiti emrin Izak
- 4 dhe të tetën ditë e rrethpreu, si i kishte urdhëruar Hyji.
- 5 Kur Abrahami kishte njëqind vjet, i lindi Izaku, djali i tij.
- 6 Sara tha:Hyji ma dha arsyen e qeshjes!E kushdo që të dëgjojë, do të më përqeshë mua!
- 7 Dhe vazhdoi:Kush do t`i kish thënë Abrahamit:Sara do t`u japë gji fëmijëve?Qe, pra, i lindi djalinedhe pse në pleqëri!Agara dhe Ismaeli të dëbuar
- 8 Djali u rrit dhe e ndanë nga gjinjtë. Abrahami bëri një gosti të madhe ditën kur e ndanë prej gjinjve.
- 9 Kur Sara pa se biri i Agarës egjiptiane po e përqeshte Izakun, djalin e saj, i tha Abrahamit:
- 10 Dëboje atë shërbëtore dhe djalin e saj; sepse djali i shërbëtores nuk bën të jetë trashëgimtar me djalin tim Izakun.
- 11 Kjo gjë i erdhi e rëndë Abrahamit, sepse edhe Ismaeli ishte djali i tij.
- 12 Por, Hyji i tha: Mos të vijë keq për fëmijën as për shërbëtoren tënde: gjithçka të thotë Sara, dëgjoje zërin e saj, sepse nëpër Izakun breznitë do ta mbajnë emrin tënd.
- 13 Megjithatë, edhe birin e shërbëtores do ta bëj popull të madh, sepse është fara jote.
- 14 Abrahami u ngrit heret në mëngjes, mori bukë dhe një rrëshiq me ujë, ia vuri në krah, ia dha djalin dhe e përzuri Agarën. Kjo, pasi shkoi, sillej vërdallë nëpër shkretëtirën e Bersabesë.
- 15 Kur iu sos uji në rrëshiq, e la djalin nën një shkurre
- 16 dhe u largua. U ul përballë tij aq larg sa mund të hidhet shigjeta. Thoshte më vete: S`mund ta shikoj djalin duke vdekur! U ul përballë, e ngriti zërin dhe qau me dënesë.
- 17 Hyji e vështroi zërin e djalit. Engjëlli i Hyjit e thirri Agarën prej qiellit dhe i tha: Çka ke, o Agarë? Mos ki frikë! Zoti e dëgjoi zërin e djalit nga vendi ku gjendet.
- 18 Çou, merre djalin, mbaje për dore, sepse prej tij do ta bëj një popull të madh.
- 19 Hyji ia hapi sytë dhe pa një pus me ujë, shkoi e mbushi rrëshiqin dhe i dha fëmijës të pijë.
- 20 Hyji ishte me djalin që u rrit dhe u burrërua. Jetoi në shkretëtirë dhe u bë gjuetar i shkathët me hark.
- 21 Nguli banesën në shkretëtirën Faran. E ëma e martoi me një egjiptiane.Abrahami e Abimeleku në Bersabu00e8
- 22 Në atë kohë Abimeleku e prijësi i ushtrisë së tij, Fikoli, i thanë Abrahamit: Hyji është me ty në gjithçka që bën.
- 23 M`u përbe, pra, në Hyjin, se nuk do të më dëmtosh as mua as pasardhësit e mi, as farën time, por do të sillesh me mua e në tokën time, në të cilën jeton si ardhacak, në miqësi siç bëra unë me ty.
- 24 Abrahami tha: Po përbetohem.
- 25 Abrahami iu ankua Abimelekut për një pus që shërbëtorët e Abimelekut ia kishin marrë me dhunë.
- 26 Abimeleku u përgjigj: Nuk e di kush do ta ketë bërë atë punë, por as ti nuk më tregove e unë as që dëgjova deri më sot.
- 27 Abrahami mori dele e dhi e ia dha Abimelekut dhe të dy bënë besëlidhje.
- 28 Atëherë Abrahami i ndau në një anë shtatë rrunëza.
- 29 Abimeleku e pyeti: Ç`do të thonë këto shtatë rrunëza që i ndave në një anë?
- 30 Ai u përgjigj: Shtatë rrunëzat do t`i marrësh prej dorës sime që të jenë si dëshmi se unë e çela këtë pus.
- 31 Prandaj ai vend u quajt Bersabu00e8, sepse aty të dy u përbetuan.
- 32 Ata lidhën besëlidhje në Bersabu00e8.
- 33 Atëherë u çua Abimeleku e Fikoli, prijësi i ushtrisë së tij, e u kthyen në dheun e filistenjve.Abrahami mbolli një tamariskë në Bersabu00e8 dhe e thirri në ndihmë emrin e Zotit, Hyjit të amshueshëm.
- 34 Abrahami kaloi një kohë shumë të gjatë në dheun e filistenjve.