Beselidhja e VjeterZanafilla: Flijimi i Izakut
- 1 Pas këtyre ngjarjeve Hyji e vuri në provë Abrahamin e i tha: Abraham! Ai iu përgjigj: Tek jam!
- 2 I tha: Merre djalin tënd të dëshirit, Izakun, të cilin e do e shko në trevën Moria, e atje ma kushto fli shkrumbimi mbi njërin ndër malet që do të ta tregoj.
- 3 Abrahami u ngrit heret në mëngjes, e shiloi gomarin e vet, mori me vete dy shërbëtorë të vet dhe Izakun, djalin e vet. Pasi më parë i preu drutë për fli shkrumbimi, u nis për në atë vend që Hyji i kishte treguar.
- 4 Të tretën ditë, pasi Abrahami i lartësoi sytë, e vështroi atë vend prej së largu.
- 5 U tha shërbëtorëve të vet: Ju pritni këtu me gomar. Unë e djali po shkojmë deri atje për të adhuruar dhe do të kthehemi te ju.
- 6 Mori edhe drutë e flisë së shkrumbimit e ia ngarkoi Izakut, birit të vet, kurse ai mbante në dorë zjarrin e thikën. Ndërsa të dy po ecnin së bashku,
- 7 Izaku i tha Abrahamit, babait të vet: Baba! Ai u përgjigj: Çka do, biro?;Qe;tha;zjarri e drutë, po ku është flia e shkrumbimit?
- 8 Abrahami iu përgjigj: Vetë Hyji do ta gjejë flinë e shkrumbimit për vete, biri im!Dhe të dy vazhduan udhën së bashku.
- 9 Kur arritën në vendin që Hyji ia kishte dëftuar, Abrahami aty e ndërtoi lterin dhe mbi të i renditi drutë. Pastaj e lidhi Izakun, djalin e vet, e vendosi mbi lter mbi turrën e druve,
- 10 shtriu dorën dhe e mori thikën për ta flijuar djalin e vet.
- 11 Dhe ja, prej qiellit bërtiti engjëlli i Zotit: Abraham, Abraham! Ky iu përgjigj: Urdhëro!
- 12 Engjëlli i tha: Mos e ço dorën tënde mbi fëmijën tënd dhe mos i bëj farë dëmi! Tani po e shoh se ia ke drojën Hyjit dhe për shkakun tim nuk e kurseve as djalin tënd të dëshirit.
- 13 Abrahami i çoi sytë lart dhe e pa një dash të ngatërruar për brirësh në një shkurre. E mori këtë dhe e kushtoi fli shkrumbimi në vend të të birit.
- 14 Atë vend e quajti: Zoti sheh. Këndej edhe sot e kësaj dite thuhet: Në malin Zoti shihet.
- 15 Engjëlli i Zotit e thirri Abrahamin për të dytën herë prej qiellit e i tha:
- 16 Pasha mua;është fjala e Zotit;pasi e bëre këtë gjë dhe nuk t`u dhimbs djali yt i dëshirit,
- 17 unë po ta fal bekimin tim dhe do të bëj që pasardhësit e tu të shtohen porsi yjet e qiellit, porsi rëra në bregun e detit. Ndërsa pasardhësit e tu do t`i pushtojnë dyert e armiqve të vet
- 18 dhe në farën tënde do të jenë të bekuar të gjithë popujt e tokës pasi ti ma dëgjove fjalën.
- 19 Atëherë Abrahami u kthye te shërbëtorët e vet. U çuan dhe, së bashku, shkuan në Bersabu00e8. Abrahami banoi në Bersabu00e8.Pasardhësia e Nahorit
- 20 Pas këtyre ngjarjeve e lajmëruan Abrahamin se edhe Melka i kishte lindur Nahorit, vëllait të tij, disa djem:
- 21 Husin, të parëlindurin, Buzin, vëllanë e tij, Kamuelin, trungun e Aramit,
- 22 Kasedin, Azaun, Feldasin, Jedlafin
- 23 dhe Batuelin, prej të cilit lindi Rebeka. Këta të tetët i lindën prej Melkës, Nahorit, vëllait të Abrahamit.
- 24 Kurse gruaja e tij pa kurorë që quhej Romë, i lindi Tabeen, Gahamin, Tahasin dhe Maahanë.