Beselidhja e VjeterZanafilla: Izaku në Gerarë
- 1 U bë zi buke në vend, përpos asaj që ndodhi në kohën e Abrahamit. Izaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i filistenjve, në Gerarë.
- 2 Zoti iu dëftua dhe i tha: Mos shko në Egjipt, por qëndro në atë vend që do të ta dëftoj.
- 3 Bëj çoje në të unë do të jem me ty dhe do të të bekoj. Sepse ty dhe farës sate do t`ia jap të gjitha këto krahina dhe do ta çoj në vend betimin që ia pata dhënë Abrahamit, babait tënd.
- 4 Unë do ta shtoj farën tënde porsi yjet e qiellit dhe pasardhësve të tu do t`ua jap të gjitha këto treva. Në pasardhësinë tënde do të bekohen të gjitha fiset e tokës,
- 5 sepse Abrahami e dëgjonte fjalën time, u përmbahej të gjitha urdhërimeve të mia dhe i nderonte rregulloret e ligjet e mia.
- 6 Kështu, pra, Izaku banoi në Gerarë.
- 7 Kur njerëzit e vendit e pyetën për gruan e tij, ai u përgjigj: E kam motër. Kishte frikë, vërtet, të thoshte se e ka grua, sepse mendonte se do ta vrisnin për shkak të hijeshisë së saj.
- 8 Pasi kaluan shumë ditë që ai banonte aty, Abimeleku, duke shikuar prej dritares, e pa duke luajtur me Rebekën, gruan e tij,
- 9 Pasi Abimeleku çoi e thirri Izakun, i tha: Pa dyshim, ajo është gruaja jote. Si munde të thuash se e ke motër? Ai u përgjigj: Nga frika se do të humbja kokën për shkak të saj.
- 10 Abimeleku tha: Përse na e bëre këtë? Mund të ndodhte që ndonjëri prej këtij populli të bjerë me gruan tënde, e kështu do të kishe sjellë mbi ne një mëkat të madh. Dhe mbreti i urdhëroi mbarë popullit:
- 11 Kushdo që e prek këtë njeri dhe gruan e tij, do të vritet.
- 12 Atë vit Izaku mbolli në atë vend dhe mblodhi të lashta njëqind fish. Zoti e bekoi.
- 13 Dhe ky njeri u pasurua, dhe pasuria e tij vinte e shtohej sa që u bë jashtëzakonisht e madhe.
- 14 Kishte gjë të madhe: bagëti të imëta e të trasha me shumicë dhe shumë skllevër.Pusat ndërmjet Gerarës dhe BersabesëPër këtë arsye filluan t`i kenë smirë filistenjtë
- 15 dhe të gjithë pusat që i kishin çelur shërbëtorët e t`et, në kohën e Abrahamit, i mbushën me dhe.
- 16 Aq sa edhe vetë Abimeleku i tha Izakut: Largohu prej nesh, sepse u bëre shumë më i zoti se ne.
- 17 Ai bëri çojën dhe i nguli çadrat te përroi i Gerarës dhe aty u vendos.
- 18 I çeli përsëri pusat, që i kishin çelur në kohën e të atit, Abrahamit, të cilët, pasi vdiq ai, i kishin mbyllur filistenjtë. I quajti po me ato emra me të cilët i kishte quajtur i ati përpara.
- 19 Shërbëtorët e Izakut gropuan në luginë e gjetën aty një pus me ujë të gjallë.
- 20 Por, edhe aty shpërtheu grindje ndërmjet barinjve të Gerarës dhe barinjve të Izakut. Ata thonin: Uji është yni! Për këtë arsye pusin e quajti: `Esek` (d. m. th. Grindje), sepse aty u grindën me të.
- 21 Çelën edhe një pus tjetër, por edhe për të u grindën. Këtë e quajti Sitna (d. m. th. Armiqësitë).
- 22 U çua prej aty dhe çeli një pus tjetër, për të cilin nuk u ngatërruan. Për këtë arsye e quajti: Rehobot (d. m. th. Gjerësi), sepse thoshte: TaniZoti na dha hapësirë të lirë dhe do të shtohemi në këtë vend.
- 23 Prej këtij vendi u ngjit në Bersabe.
- 24 Po atë natë aty iu dëftua Zoti dhe i tha: Unë jam Hyji i atit tënd Abrahamit.Mos u tremb, sepse unë jam me ty.Unë do të të bekoj dhe do ta shumoj farën tëndePër dashuri ndaj shërbëtorit tim, Abrahamit.
- 25 Këndej Izaku e ndërtoi aty një lter dhe, pasi e thirri emrin e Zotit, e nguli aty zemërimiën dhe shërbëtorët e Izakut çelën aty një pus.Besëlidhja me Abimelekun
- 26 Ndërkaq tek ai erdhi Abimeleku prej Gerarës. Me të erdhi Ohozati, miku i tij, dhe Fikoli, prijësi i ushtrisë.
- 27 U tha Izaku: Pse erdhët tek unë ju që më urreni dhe më dëbuat prej vendit tuaj?
- 28 Ata iu përgjigjën: E pamë se me ty është Zoti dhe prandaj thamë: Të bëjmë një betim ne dhe ti, ta lidhim një besëlidhje me ty,
- 29 që ti të mos na bësh ndonjë të keqe, sikurse që edhe ne nuk të prekëm dhe nuk të bëmë asgjë tjetër përveç mirë dhe të lamë të shkosh në paqe. Vërtet ti je i bekuari i Zotit.
- 30 Izaku atëherë u bëri një gosti dhe hëngrën e pinë.
- 31 Si u ngritën heret në mëngjes, iu përbenë njëri-tjetrit. Atëherë Izaku i përcolli dhe ata u ndanë prej tij në paqe.
- 32 Po këtë ditë erdhën shërbëtorët e Izakut dhe e lajmëruan për pusin që kishin hapur dhe i thanë: Gjetëm ujin.
- 33 Këndej e quajti Sabee (që do të thotë: Begati). Për këtë arsye qytetit iu vu emri Bersabe deri në ditën e sotme.Gratë hetenje të Ezaut
- 34 Kur Ezau kishte dyzet vjet mori për grua Juditën, bijën e Beerit hetu00e8 edhe Bazematën, bijën e Elonit hetu00e8. Të dyja ua prishën zemrën Izakut dhe Rebekës.