Beselidhja e VjeterZanafilla: Jakobi e merr me dredhi bekimin e Izakut
- 1 Izaku u plak. Sytë iu errësuan dhe nuk mund të shihte më.E thirri djalin e vet të madh, Ezaun, dhe i tha: Biro! Ai iu përgjigj: Urdhëro!
- 2 E vazhdoi: Ti po sheh;i tha;se jam plakur. Nuk e di kur më vjen vdekja.
- 3 Merri, pra, armët e tua: kukurrën dhe harkun e dil në gjah. Dhe, si të zësh gjë,
- 4 më përgatit ushqim siç e di se më pëlqen dhe ma sill ta ha që të të bekoj para se të vdes.
- 5 Mirëpo, Rebeka e kishte dëgjuar Izakun duke folur me Ezaun, birin e vet. Doli, pra, Ezau për gjah në fushë për të vrarë ndonjë kafshë të egër e për ta sjellë.
- 6 Rebeka i tha Jakobit, birit të vet: Ja, e dëgjova tët atë që po fliste me vëllanë tënd dhe po i thoshte:
- 7 Ma sill gjahun tënd dhe më përgatit ushqim që të ha dhe të bekoj në praninë Zotit, para se të vdes.
- 8 Tani, pra, biri im, dëgjo çka po të urdhëroj.
- 9 Shko në grigjë dhe m`i sill dy edha të mirë që t`i përgatis tët eti prej tyre hajet që i ha me ëndje.
- 10 Pasi t`ia kesh sjellë tët eti e t`i ketë ngrënë, ta japë bekimin para se të vdesë.
- 11 Ai iu përgjigj: Ti e di se im vëlla Ezau është leshatak, kurse unë nuk jam leshatak.
- 12 Nëse më prek im atë e i kujtohet, kam frikë se mendon se desha të gënjej e në vend të bekimit, i ngarkoj vetes mallkimin.
- 13 Nëna iu përgjigj: Më rëntë mua;tha;ai mallkim, biri im, por vetëm ti më dëgjo, shko e sill çka të kërkova.
- 14 Ai shkoi, i solli dhe ia dha nënës. Ajo i përgatiti hajet ashtu si e dinte se i pëlqenin babait të tij.
- 15 Dhe me petkat shumë të mira të Ezaut, që i kishte në shtëpi, e veshi Jakobin,
- 16 me lëkura të edhave ia mbështolli duart dhe pjesën e shogët të qafës.
- 17 Jakobit, djalit të vet, ia dha në dorë ushqimin shumë te shijshëm dhe bukët që kishte përgatitur.
- 18 Ky, si hyri tek i ati, tha: Im atë! Ai u përgjigj: Oj! Kush je ti, biri im?
- 19 Jakobi iu përgjigj të atit: Jam Ezau, djali yt i madh. Bëra siç më the. Çohu, kthehu në tryezë e ha prej gjahut tim që të më bekosh.
- 20 Izaku i tha përsëri të birit: Si;tha;aq shpejt munde të gjesh, biri im? Ai iu përgjigj: Vullneti i Zotit, Hyjit tënd, bëri që të më takojë.
- 21 Por, Izaku i tha: Afrohu këtu që të të prek, biri im, që ta di a je ti biri im Ezau apo jo.
- 22 Ai u afrua tek i ati dhe, pasi e preku, Izaku tha: Zëri është zëri i Jakobit, por duart, duart janë të Ezaut.
- 23 Dhe nuk e njohi, sepse duart ishin leshatake si ato të djalit të madh. Prandaj edhe e bekoi.
- 24 Tha: A je ti biri im Ezau? U përgjigj: Unë jam.
- 25 Atëherë ai: Më jep;tha;të ha prej gjahut tënd, biri im, dhe të të bekojë shpirti im. I dha dhe ai hëngri. I solli edhe verë. Kur e piu,
- 26 Ezaut i tha i ati: Afrohu e më puth, biri im!
- 27 U afrua dhe e puthi. Posa e dëgjoi erën e mirë të petkave të tija, i dha bekimin me këto fjalë:Ah! Ç`erë e këndshme e djalit tim, porsi era e fushës pjelloreqë e bekoi Zoti ynë!
- 28 Të dhëntë Perëndia, bashkë me vesën e qiellite me tokë të pëlleshme, begati drithi e vere.
- 29 Të shërbefshin popujt, para teje u përkulshin fiset!Ji zotëria i vëllezërve të tu, para teje u përkulshin bijtë e nënës sate!Qoftë mallkuar kush të mallkoftë ty, qoftë bekuar kush të bekoftë ty!
- 30 Posa Izaku i kishte dhënë bekimin Jakobit dhe, posa Jakobi u largua nga i ati, ia arriti Ezau, vëllai i tij
- 31 dhe, si i përgatiti ushqimet, ai solli të atit e tha: Çohu, babai im, dhe ha nga gjahu i birit tënd, që të më bekojë shpirti yt.
- 32 Izaku, i ati i tij i tha: Pse kush je ti? Ai iu përgjigj: Unë jam i parëlinduri, biri yt Ezau.
- 33 Izaku u dridh si thupra në ujë nga habia e jashtëzakonshme dhe tha: Kush është, pra, ai që, pasi e zuri gjahun, ma solli dhe hëngra prej të gjithave para së të vije ti? Unë i dhashë bekimin dhe ai do të jetë i bekuar.
- 34 Kur Ezau i dëgjoi fjalët e të atit, i shpërthyen gjëmë të forta e jashtëzakonisht të hidhura dhe i tha të atit: Ma jep bekimin edhe mua, im atë!
- 35 Ai iu përgjigj: Erdhi me dredhi yt vëlla dhe ta mori bekimin.
- 36 Por, ai shtoi: Ju vu me të drejtë emri Jakob! Ja, më hoq dredhi, për herë të dytë! Herën e parë m`i mori të drejtat e parëlindësisë, kurse tani;herën e dytë;ma mori bekimin që më përkiste mua!Dhe shtoi: A thua nuk e ruajte ndonjë bekim për mua?
- 37 Izaku u përgjigj: Ja, unë e bëra zotërinë tënd dhe të gjithë vëllezërit e tij ia bëra shërbëtorë. Atë e sigurova me drithë e me verë. E pas këtyre, biri im, çka të bëj tjetër për ty?
- 38 Ezau i tha t`et: Po a nuk e ke, ati im, së paku një bekim të vetëm për mua? Po të lutem, ma jep bekimin edhe mua! Dhe, pasi dëneste më gjëmë,
- 39 Izaku, i mallëngjyer, i tha: Qe Ja, larg tokës pjelloredo ta ngulësh banimin dhe larg nga vesa që bie prej qiellit.
- 40 Do të jetosh nga shpata jote dhe do t`i shërbesh vëllait tënd.Por do të vijë koha kur të ngrihesh do ta heqësh zgjedhën e tij nga qafa jote.
- 41 Ezau e urrente Jakobin për shkak të bekimit të cilin ia dha i ati. Tha në zemrën e vet: Po afrohet koha e zisë për tim atë, atëherë do ta vras tim vëlla, Jakobin.
- 42 Rebeka qe vënë në dijeni rreth synimeve të Ezaut, djalit të saj të madh. Ajo çoi dhe e thirri Jakobin, djalin e vet të voglin dhe i tha: Ja, Ezau, vëllai yt, kërcënohet se do të të vrasë.
- 43 Prandaj, biri im, më dëgjo: çohu dhe ik te Labani, im vëlla, në Karran.
- 44 Rri me të për ca ditë derisa t`i pushojë zemërimi vëllait tënd.
- 45 Kur t`i shkojë hidhërimi e të harrojë çka i bëre, atëherë do të çoj të të marr prej andej. Përse të mbetem në të njëjtën ditë pa të dy djemtë?Izaku e dërgon Jakobin te Labani
- 46 Atëherë Rebeka i tha edhe Izakut: Më është neveritur edhe jeta ime për shkak të këtyre bijave të Hetit. Nëse edhe Jakobi merr për grua ndonjë prej bijave hetite, siç janë këto, bijat e këtij vendi, s`kam pse të jetoj.