Beselidhja e VjeterZanafilla: Jakobi arrin te Labani
- 1 Atëherë Jakobi mori rrugën dheshkoi në dheun e bijve të Lindjes.
- 2 Në fushë pa një pus dhe tri grigja delesh në mriz rreth tij, sepse prej tij pinin delet dhe grykën e kishte të mbyllur me një gur të madh.
- 3 Ishte zakon që, kur të mblidheshin të gjitha delet, të hiqej guri dhe, pasi ta shuanin etjen grigjat, guri të vihej përsëri në grykën e pusit.
- 4 Jakobi u tha barinjve: Prej nga jeni, vëllezër? Ata i përgjigjën: Prej Karranit.
- 5 I pyeti: A mos e njihni Labanin, birin e Nahorit? I thanë: E njohim.
- 6 A është shëndosh?, u tha. Mirë është;i thanë;dhe, ja, Rakela, bija e tij po vjen me grigjë.
- 7 Tha: Ka edhe shumë ditë dhe nuk është koha të bashkohen delet. Jepuni të pinë dhe ktheni në kullotë!
- 8 Ata përgjigjën: Nuk mundemi derisa të mblidhen të gjitha bagëtitë e ta heqim gurin prej grykës së pusit; atëherë do t`u japim ujë grigjave.
- 9 Ata ende po flisnin me të, dhe ja, Rakela po vinte me delet e të atit. Ishte bareshë.
- 10 Kur Jakobi e pa Rakelën, bijën e Labanit, ungjit të vet, dhe delet e Labanit, ungjit të vuet, u afrua, e hoq gurin prej grykës së pusit
- 11 dhe i dha ujë grigjës së Labanit, ungjit të vet. Atëherë Jakobi e përqafoi Rakelën dhe qau me zë të lartë.
- 12 I tregoi se ishte vëllai babait të saj dhe biri i Rebekës. Ajo, duke nxituar, e lajmëroi të atin.
- 13 Ai, posa dëgjoi se kishte ardhur djali i motrës, Jakobi, vrapoi për t`i dalë para. E përqafoi dhe e mbuloi me të puthura dhe i priu në shtëpi të vet. Pasi i dëgjoi të gjitha ç`kishin ngjarë,
- 14 tha: Vërtet qenke ashti dhe mishi im!Kështu qëndroi tek ai një muaj.Dy martesat e Jakobit
- 15 Atëherë Labani i tha: A thua pse je im vëlla do të më shërbesh falas? Më trego sa duhet të jetë shpërblimi yt!
- 16 Labani kishte dy vajza. E madhja quhej Lia, kurse e vogla quhej Rakelë.
- 17 Lia i kishte sytë e sëmurë me gloq, kurse Rakela ishte e bukur dhe e pashme.
- 18 Jakobi e donte këtë dhe tha: Do të të shërbej shtatë vjet për vajzën tënde të voglën, Rakelën.
- 19 Labani u përgjigj: Më mirë është ta jap ty se sa një njeriu tjetër. Rri me mua!
- 20 Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën. Iu duk si të ishin pak ditë prej dashurisë së madhe ndaj saj.
- 21 Atëherë Jakobi i tha Labanit: Ma jep të fejuarën time, sepse u plotësua koha e dua të martohem.
- 22 Labani i thirri në bukë të gjithë njerëzit e atij vendi dhe bëri dasmë.
- 23 Kur u bë mbrëmje, Labani mori vajzën e vet Linë dhe ia dha Jakobit. Ky u bashkua me të.
- 24 Labani ia dha vajzës shërbëtoren që quhej Zelfë.Kur zbardhi drita... ç`të shohësh? Ishte Lia!
- 25 Jakobi i tha vjehrrit të vet: Çfarë më bëre kështu? A nuk të shërbeva për Rakelën? Përse më gënjeve?
- 26 Labani iu përgjigj: Ndër ne nuk ështe zakon ta martojmë vajzën e vogël para të madhes.
- 27 Le të kalojë kjo javë dasme dhe do ta jap edhe tjetrën si shpërblim për shërbim që do të më bësh për shtatë vjet të tjera.
- 28 Jakobi pranoi dhe, pasi kaloi java e dasmës, Labani ia dha edhe vajzën tjetër, Rakelën, për grua.
- 29 Kësaj ia dha për shërbëtore Bilhën.
- 30 Jakobi u martua edhe me Rakelën dhe e deshi më shumë se Linë. I shërbeu Labanit edhe shtatë vjet të tjera.Bijtë e Jakobit
- 31 Zoti duke parë se Jakobi e përbuzte Linë, atë e bëri të pëlleshme, kurse Rakelën beronjë.
- 32 Lia mbeti në e rëndë dhe lindi djalin, të cilit ia dhanë emrin Ruben, sepse thoshte: Zoti e pa përvujtërinë time, tani do të më dojë burri im.
- 33 Ngjizi përsëri dhe lindi djalin e tha: Ndjeu Zoti se isha e lënë pas dore dhe ma dhuroi edhe këtë djalë. Ia ngjiti emrin Simon.
- 34 Mbeti edhe të tretën herë shtatzënë dhe lindi edhe një djalë e tha: Ketë herë burri im do të kthehet kah unë, sepse i linda tre djem, prandaj e quajti Levi.
- 35 Ngjizi edhe të katërtën herë dhe lumnoi një djalë e tha: Këtë herë do t`i jap lavdi Zotit! Për këtë arsye e quajti Judë. Dhe pushoi të lindë.