Beselidhja e VjeterZanafilla: Takimi me Ezaun
- 1 Jakobi i çoi sytë dhe pa se po vinte Ezau me katërqind vetë. I ndau bijtë e Lisë, të Rakelës e të dy shërbëtoreve.
- 2 Dy shërbëtoret dhe bijtë e tyre i qiti të para, Linë dhe bijtë e saj të dytë, kurse Rakelën e Jozefin në fund.
- 3 Ai doli para tyre dhe me fytyrë për dhe e nderoi shtatë herë, derisa u afrua tek i vëllai.
- 4 Ezau u lëshua vrap në takim me të vëllanë dhe e përqafoi. Duke e shtrënguar ngryka-ngrykas e puthte dhe qanin të dy.
- 5 Kur i çoi sytë, i pa gratë dhe fëmijët e tyre e tha: Çka i ke ti këta? Jakobi u përgjigj: Janë fëmijët e mi që m`i dhuroi Perëndia, mua shërbëtorit tënd.
- 6 U afruan shërbëtoret dhe fëmijët e tyre, u përkulën në nderim.
- 7 U afrua edhe Lia me fëmijët e saj dhe u përkulën në nderim. Të fundit e përshëndetën duke u përulur Jozefi dhe Rakela.
- 8 Çka janë ato turma;i tha;që i pashë udhës? iu përgjigj: Që të gjej mirëkuptim para teje, imzot.
- 9 Ai i tha: Kam mjaft, or vëlla! Lëri për vete!
- 10 Jakobi foli: Mos ma prish, po të lutem, por, nëse kam gjetur hir para syve të tu, merri si dhuratëz prej dorës sime! M`u bë, kur e pashë fytyrën tënde, si ta kisha parë fytyrën e Perëndisë, pasi dëftove mirëkuptim për mua!
- 11 Merre, po të lutem, bekimin që ta solla, sepse Hyji ka pasur dhimbje për mua e kam gjithçka.Dhe, pasi u përpoq ta bindë me ngulm, ai pranoi
- 12 e tha: Po shkojmë së bashku dhe do të jem shok udhëtimi me ty.
- 13 Jakobi iu përgjigj: Ti po sheh, imzot, se i kam fëmijët e njomë me vete edhe delet e lopët pëlleja! Po i mundova tepër në të ecur vetëm edhe një ditë, do të më cofin të gjitha grigjat.
- 14 Le të shkojë para meje imzoti, e unë do të vij pas ngadalë, sipas mundësisë të ecjes së gjësë së gjallë dhe sipas ecjes të të vegjëlve deri të arrij tek imzoti në Seir.
- 15 Ezau iu përgjigj: Po të lutem që së paku ndokush prej njerëzve që janë me mua të shoqërojnë në udhëtim. Po nuk është nevoja;iu përgjigj Jakobi;kam nevojë vetëm për një gjë: që të jem i pajtuar me imzotin!
- 16 Po atë ditë Ezau u kthye rrugës së vet në Seir.
- 17 Jakobi erdhi në Sukot, ku për vete ndërtoi shtëpinë dhe per bagëti ndërtoi kasolla. Atë vend e quajti Sukot (d. m. th. Tëbanet).Arritja në Sikem
- 18 Jakobi, pasi erdhi prej Padanaramit arriti shëndosh e mirë në qytetin e Sikemit, që është në Kanaan. Nguli, banesën përballë qytetit.
- 19 Prej bijve të Hemorit, të atit të Sikemit, e bleu për njëqind para argjendi atë copë tokë ku nguli çadrën e vet.
- 20 Aty e ndërtoi një lter dhe e quajti: Hyji është Hyj i Izraelit.