Beselidhja e VjeterZanafilla: Jakobi në Betel
- 1 Atëherë Hyji i tha Jakobit: Çohu dhe ngjitu në Betel e bano atje! Ndërtoje nje lter në nder të Hyjit që t`u dëftua kur ikje prej Ezaut, vëllait tënd.
- 2 Jakobi e bashkoi tërë familjen e tha: Flakni hyjnitë e huaja që i keni me vete dhe pastrohuni! Ndërroni petkat tuaja!
- 3 Të çohemi e të ngjitemi në Betel për t`ia ndërtuar atje një lter Hyjit që më vështroi në ditët e vështirësisë sime dhe më shoqëroi në udhën time.
- 4 Ia dhanë të gjithë idhujt e huaj që i kishin dhe vathët që i kishin në veshë të tyre. Jakobi i futi në dhe rrëzë Qarrit që është afër qytetit Sikem.
- 5 Ata u nisën dhe tmerri i Hyjit i kapi të gjitha qytetet përreth dhe nuk patën guxim t`i pëdjekin bijtë e Jakobit.
- 6 Atëherë Jakobi mbërriti në Luzë, që është në dheun e Kanaanit, d. m. th. në Betel, ai dhe i tërë populli me të.
- 7 Aty e ndërtoi lterin dhe atë vend e quajti Hyji i Betelit. Sepse këtu iu duk Hyji, kur ikte nga vëllai i vet.
- 8 Po në këtë kohë vdiq Debora, nanshorja e Rebekës dhe qe varrosur në rrëzë të Betelit pranë një lisi. Ai vend u quajt Qarri i Vajtimit.
- 9 Hyji iu dëftua edhe një herë Jakobit pasi u kthye prej Padanaramit, i dha bekimin
- 10 me këto fjalë: Nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael, dhe e quajti Izrael.
- 11 I tha edhe:Unë jam Hyji i gjithëpushtetshëm!Shumohu dhe shtohu!Prej teje do të dalë një popull, një shumicë popujsh;mbretër do të rrjedhin prej ijëve të tua!
- 12 Po edhe tokën që ia dhashëAbrahamit dhe Izakut, do ta jap tydhe farës sate pas teje.
- 13 Dhe Hyji prej tij u ngrit lart.
- 14 Jakobi ndreqi gugulurin në vend, ku i pati folur Hyji. Atëherë e njomi me fli njomjeje duke i qitur vaj
- 15 dhe atë vend e quajti Betel.Lindja e Beniaminit e vdekja e Rakelës
- 16 Atëherë çuan zemërimiën nga Beteli. Kishte edhe pak udhë deri tek Efrata, kur Rakela lindi.
- 17 Për shkak të vështirësisë në të lindur filloi të jetë në rrezik. Mamia i tha: Mos ki frikë se edhe kësaj here ke djalë!
- 18 Ndërsa po i dilte shpirti sepse ishte në fill të vdekjes, e quajti djalin e vet Benoni (d. m. th. Djali i dhimbjes sime); kurse i ati e quajti Beniamin (d. m. th. Djali i të djathtës).
- 19 Vdiq, pra, Rakela dhe qe varrosur në udhë që shpinte në Efratë, d. m. th. në Betlehem.
- 20 Jakobi ngriti një gugulur mbi varrin e Rakelës; ky gugulur i varrit të Rakelës qëndron deri në ditën e sotme.Zvetënimi i Rubenit
- 21 Izraeli u çua prej andej dhe shkoi e nguli zemërimiën përtej Magdalederit (d. m. th. Kulla e grigjës).
- 22 Ndërkohë që Izraeli po qëndronte atje, shkoi Rubeni dhe fjeti me Bilhën, konkubinën e të atit. Izraeli e mori vesh.Dymbëdhjetë bijtë e JakobitJakobi pati dymbëdhjetë djem.
- 23 Bijtë e Lisë: i parëlinduri Rubeni, pastaj Simoni, Levi, Juda, Isahari dhe Zabuloni.
- 24 Bijtë e Rakelës: Jozefi e Beniamini.
- 25 Bijtë e Bilhës, shërbëtores së Rakelës: Dani e Neftaliu.
- 26 Bijtë e Zelfës, shërbëtores së Lisë: Gadi e Aseri.Këta janë bijtë e Jakobit që i lindën në Padanaram.Vdekja e Izakut
- 27 Jakobi shkoi tek i ati, Izaku, që ishte në Mambre të Kariatarbeesë, d. m. th. në Hebron. Këtu kishin zemërimiuar Abrahami dhe Izaku.
- 28 Izaku i kishte mbushur njëqind e tetëdhjetë vjet.
- 29 Vdiq dhe iu bashkua të parëve të vet, i moshuar dhe i ngarkuar me shëngjergja. E varrosën të bijtë Ezau e Jakobi.