Beselidhja e VjeterZanafilla: Gratë dhe bijtë e Ezaut në Kanaan
- 1 Këta janë pasardhësit e Ezaut, që quhet edhe Edom.
- 2 Ezau u martua me bijat e kanaanëve: me Adën, bijën e Elon Heteut e me Oolibamën, bijën e Anës, birit të Sebeon Horreut.
- 3 Mori për grua edhe Bazematën, bijën e Ismaelit, motrën e Nabajotit.
- 4 Prej Adës i lindi Elifazi, kurse Bazemata i lindi Rahuelin.
- 5 Oolibama i lindi Jehuzin, Jalamin dhe Koreun.Këta janë bijtë e Ezaut që i lindën në Kanaan.Shpëgulja e Ezaut
- 6 Atëherë Ezau i mori gratë e veta, bijtë e bijat, të gjithë njerëzit e vet, bagëtitë e imëta e të trasha dhe gjithçka kishte fituar në dheun e Kanaanit dhe shkoi në dheun e Seirit, që të jetë larg prej vëllait të vet Jakobit.
- 7 Njëmend ishin bërë shumë të pasur dhe nuk mund të banonin më së bashku, sepse nuk i zinte vendi ku banonin për shkak se kishin shumicë të madhe grigjash.
- 8 Ezau nguli të banojë në malin Seir. Ezau është Edomi.Pasardhësit e Ezaut në Seir
- 9 Këta janë pasardhësit e Ezaut, trungut themelues të Edomit në malin Seir.
- 10 Ja, emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së Ezaut, Rahueli, biri i Bazematës, gruas së tij.
- 11 Elifazi pati këta djem: Temanin, Omarin, Sefon, Gatamin dhe Cenezin.
- 12 Elifazi, djali i Ezaut, kishte konkubinë Tamnën, prej së cilës i lindi Amaleku. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Ezaut.
- 13 Bijtë e Rahuelit janë: Nahati, Zarai, Samai e Mezai. Këta janë bijtë e Bazematës, gruas së Ezaut.
- 14 Këta ishin bijtë e Oolibamës, bijës së Anës, birit të Sebeonit, gruas së Ezaut, që ia lindi ajo: Jehuzi, Jalami dhe Koreu.Trungjet themelues të Edomit
- 15 Këta janë prijësit e bijve të Ezaut: bijtë e Elifazit, të të parëlindurit të Ezaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Sefo, prijësi Cenez,
- 16 prijësi Kore, prijësi Gatam, prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në dheun e Edomit. Janë bijtë e Adës.
- 17 Këta janë bijtë e Rahuelit, birit të Ezaut: prijësi Nahat, prijësi Zara, prijësi Sama, prijësi Meza. Këta janë prijësit e Rahuelit në dheun e Edomit. Janë bijtë e Bazematës, gruas së Ezaut.
- 18 Këta janë bijtë e Oolibamës, gruas së Ezaut: prijësi Jehus, prijësi Jalam, prijësi Kore. Janë prijësit e Oolibamës, të bijës së Anës, gruas së Ezaut.
- 19 Këta janë bijtë e Ezaut dhe këta prijësit e tyre. Ezau është Edomi.Pasardhësit e Seirit Horre
- 20 Këta janë bijtë e Seirit Horre që banojnë vendin: Lotani, Sobali, Sebeoni, Ana,
- 21 Dizoni, Eseri dhe Disani. Këta janë prijësit horrenj, bijtë e Seirit në dheun e Edomit.
- 22 Bijtë e Lotanit qenë: Horiu e Hemani. Tamna ishte motra e Lotanit.
- 23 Këta janë bijtë e Sobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Sefoja dhe Onami.
- 24 Këta janë bijtë e Sebeonit: Ajai dhe Ana. Ky është Ana që i gjeti burimet e nxehta në shkretëtirë, kur po i kulloste gomarët e Sebeonit, t`et.
- 25 Pati djalë Dizonin dhe vajzë Oolibamën.
- 26 Këta janë bijtë e Dizonit: Hemdani, Ezebani, Jetrani dhe Harrani.
- 27 Këta janë bijtë e Ezerit: Bilhani, Zavani e Jakani.
- 28 Kurse Dizani pati këta djem: Uzin dhe Aranin.
- 29 Këta janë prijësit e horrenjve: prijesi Lotan, prijësi Sobal, prijësi Sebeon, prijësi Ana,
- 30 prijësi Dizon, prijësi Eser, prijësi Dizan. Këta janë prijësit e horrenjve sipas fiseve të tyre në dheun e Seirit.Mbretërit e Edomit
- 31 Mbretërit që sunduan në dheun e Edomit, para se izraelitët të kenë mbretin, qenë këta:
- 32 Në Edom mbretëroi Belai, biri i Beorit. Emri i qytetit të tij ishte Denabë.
- 33 Vdiq Belai dhe në vend të tij sundoi Jobabi, i biri i Zarës prej Bosrës.
- 34 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij sundoi Husami i dheut të Temanajve.
- 35 Kur vdiq edhe ky, në vend të tij sundoi Adadi, biri i Badadit, që e theu Madianin në fushimin e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit.
- 36 Pasi vdiq Adadi, në vend të tij sundoi Semlai prej Masrekës.
- 37 Pasi vdiq edhe ky, në vend të tij sundoi Sauli prej Robohotit përbri lumit.
- 38 Pasi vdiq edhe ky, në fron e trashëgoi Baalhanani, biri i Ahoborit.
- 39 Pasi vdiq edhe ky, në vend të tij sundoi Adadi. Qyteti i tij quhej Fau. Gruaja e tij quhej Meetabelë. Ishte bija e Matredës, bijës së Mezaabit.Edhe një herë për trungjet themelues të Edomit
- 40 Këta janë emrat e prijësve të Ezaut sipas fiseve, vendeve dhe emërtimeve të tyre: prijësi Tamna, prijësi Alva, prijësi Jeteti,
- 41 prijësi Oolibama, prijësi Ela, prijësi Finon,
- 42 prijësi Cenez, prijësi Teman, prijësi Mabsar,
- 43 prijësi Magdiel, prijësi Iram.Këta janë trungjet themelues të Edomit sipas vendbanimit në dheun që ai e kishte pronë. Ky është Ezau, trungu themelues i idumenjve.