Beselidhja e VjeterZanafilla: Historia e Judës dhe e Tamarës
- 1 Në atë kohë Juda u nda nga vëllezërit e vet e shkoi te një odo lamas që quhej Hiram.
- 2 Aty e pa vajzën e një kananeu që thirrej Sue. E mori për grua dhe jetoi me të.
- 3 Ajo ngjizi dhe lindi djalin dhe e quajti Her.
- 4 Sue mbeti përsëri shtatzënë, i lindi djalë dhe e quajti Onan.
- 5 Lindi edhe djalin e tretë. Këtë e quajti Sela. Kjo ndodhej në Kasib, kur i lindi djali.
- 6 Juda e martoi djalin e parë të vetin, Herin, me një grua që quhej Tamarë.
- 7 Por, Heri, i parëlinduri i Judës, qe i keq para syve të Zotit, dhe Zoti e vrau.
- 8 Juda i tha Onanit: Merre gruan e vëllait tënd dhe bëje shoqe për t`i ngritur trashëgimtar vëllait tënd.
- 9 Ky, prejse e dinte se fëmija s`do të ishte i tij, kur hynte te gruaja e të vëllait, e derdhte farën për tokë që të mos i lindte të vëllait trashëgimtar.
- 10 Prandaj, edhe këtë e mbyti Zoti, sepse bëri një vepër të poshtër.
- 11 Për këtë arsye Juda i tha resë së vet, Tamarës: Qëndro si vejushë në shtëpinë e atit tënd derisa të më rritet im bir Selai. I kish hyrë frika se mos i vdes edhe ky porsi vëllezërit e tij. Ajo shkoi të jetojë në shtëpinë e të atit.
- 12 Kaloi shumë kohë dhe vdiq bija e Suehit, gruaja e Judës. Ky, kur kaloi koha e zisë, shkoi te qethtarët e deleve të veta bashkë me Hirasin, mikun e vet prej Odolamit, në Tamnë.
- 13 E lajmëruan Tamarën se vjehrri i saj po shkonte në Tamnë për të qethur delet.
- 14 Kjo, si i hoqi petkat e vejërise, ndërroi petkat, u mbulua me vel, u ul para derës së Enaimit në udhë që shpie në Tamnë. Bëri kështu, sepse Selai ishte rritur e nuk ia kishin dhënë për burrë.
- 15 Kur e pa Juda, mendoi se do të jetë lavire, sepse ajo e kishte mbuluar fytyrën.
- 16 Ai u drejtua kah ajo në udhë e i tha: Më lejo të të afrohem! Nuk dinte se ishte e reja. Ajo iu përgjigj: Çka po më jep që të më afrohesh?
- 17 Ai i tha: Do ta çoj një edh prej grigjës. Por, ajo i tha përsëri: Nëse ma jep pengun derisa të ma dërgosh.
- 18 Juda i tha: Çka kërkon të jap për peng? U përgjigj: Vulën tënde, gjalmën dhe shkopin që ke në dorë. Ai ia dha. Iu afrua dhe gruaja mbeti shtatzënë.
- 19 U çua dhe shkoi. Hoqi velin dhe u vesh me petkat e vejërisë.
- 20 Juda e dërgoi edhin me mikun e vet prej Odolamit, për të marrë pengun që ia kishte dhënë gruas. Ky, pasi nuk e gjeti atë,
- 21 i pyeti njerëzit e atij vendi: Ku është lavirja që rrinte në Enaim, në rrugë? e pasi të gjithë i përgjigjën: Në këtë vend nuk ka pasur kurrë lavire.
- 22 Ky u kthye te Juda e i tha: Unë nuk e gjeta. Por, edhe njerëzit e atij vendi më thanë se aty nuk ka ndenjur kurrë lavire.
- 23 Juda tha: T`i mbajë se, ndryshe, po bëhemi gazi i dheut! Unë ia dërgova edhin që i premtova, por ti nuk e gjete.
- 24 Kur ç`po ndodh?... Pas tre muajsh po i lajmërojnë Judës: Reja jote, Tamara, është dhënë pas fëlligështisë dhe prej fëlligështisë ka mbetur shtatzënë. Juda tha: Qiteni përjashta dhe le të digjet!
- 25 E kishin qitur për ta ndëshkuar. Kjo atëherë dërgoi t`i thonë vjehrrit: Unë mbeta shtatzënë me atë njeri të cilit i përkasin këto. Njihi e kujt është kjo vulë, ky tej e ky shkop.
- 26 Ky, si i njohi pengjet, tha: Është më e drejtë se unë, sepse unë nuk ia dhashë për grua Selait, djalit tim. Vërtet nuk ra më kurrë me të në shtrat.
- 27 Kur erdhi koha të lindë, u dukën binjakë në kraharorin e saj. Ndërsa po lindte, njëri e qiti dorën dhe mamia ia lidhi një pe të kuq e tha:
- 28 Ky doli i pari.
- 29 Por, ky e tërhoqi dorën dhe doli vëllai i tij. Gruaja tha: Ç`vrimë bëre? Dhe për këtë arsye iu ngjit emri Fares (d. m. th. Vrima).
- 30 Atëherë doli i vëllai, në dorën e të cilit ishte peri i kuq. Ky u quajt Zara (d. m. th. Lindja e diellit).