Beselidhja e VjeterZanafilla: Takimi i parë i Jozefit me vëllezërit e vet
- 1 Si dëgjoi Jakobi se në Egjipt po shiteshin ushqime, u tha të bijve: Pse rrini si hu e shikoni njëri-tjetrin?
- 2 E vazhdoi: Dëgjova se po shitet drithë në Egjipt. Shkoni e na blini sa na duhet që të mbetemi gjallë e të mos vdesim urie!
- 3 Kështu, pra, u zbritën dhjetë vëllezërit e Jozefit për të blerë drithëra në Egjipt.
- 4 Jakobi e ndali në shtëpi Beniaminin, vëllanë e Jozefit. Ai u tha vëllezërve të tij: Që të mos pësojë rastësisht ndonjë të keqe udhës.
- 5 Bijtë e Izraelit hynë në dheun e Egjiptit bashkë me të tjerët që shkonin të blejnë drithëra. Sepse, uria mbretëronte në dheun e Kanaanit.
- 6 Tashti Jozefi ishte prijës në dheun e Egjiptit, ishte ai që i shiste drithëra popullit. Kur erdhën vëllezërit e tij dhe iu përkulën në nderim me fytyrë për dhe,
- 7 Jozefi i njohi, u foli më ashpër se njerëzve të tjerë nga se mbahej si i huaj. I pyeti: Prej nga po vini? Ata i përgjigjën: Prej dheut të Kanaanit! Erdhëm që të blejmë ushqimet e domosdoshme.
- 8 Edhe pse Jozefi i njohi vëllezërit , ata nuk e njohën atë.
- 9 Iu kujtuan ëndrrat, që i kishte parë dikur për ta. Prandaj, u tha: Ju jeni hetues! Keni ardhur të hetoni pikat e dobëta të këtij dheu!
- 10 Ata i përgjigjën: Jo, o zotëri, nuk është ashtu! Shërbëtorët e tu erdhën vetëm të blejnë ushqime.
- 11 Të gjithë ne jemi bijtë e njërit. Jemi njerëz të ndershëm dhe shërbëtorët e tu nuk kanë shestuar kurrë asgjë të keqe!
- 12 Por, ai u përgjigj: Ndryshe është puna! Jo, po erdhët të brimoni pikat e ligshta të këtij dheu!
- 13 E ata prapë: Shërbëtorët e tu;thanë;jemi dymbëdhjetë vëllezër, të gjithë të një ati. Jetojmë në dheun e Kanaanit. Më i vogli është me babain tonë, kurse një tjetër nuk është më.
- 14 He, pra, ashtu është, siç thashë unë;u tha.;Ju jeni hetues!
- 15 Dhe, ja, prova që do të jepni: pasha jetën e faraonit, nuk do të dilni prej këndej, derisa të mos vijë vëllai juaj më i vogël!
- 16 Dergoni njërin prej jush që ta sjellë, kurse ju të tjerët në burg derisa të vërtetohen fjalët tuaja a janë të vërteta apo të rreme. Ndryshe, pasha jetën e faraonit, jeni spiunë!
- 17 Dhe i ndryu në burg tri ditë.
- 18 Të tretën ditë i nxori nga burgu dhe u tha: Unë jam njeri që e druaj Hyjin. Bëni çka po ju them dhe do të mbeteni gjallë.
- 19 Nëse jeni njerëz të ndershëm, njëri vëlla prej jush do të mbesë në burg, kurse ju të tjerët shkoni dhe çoni ushqimet që i bletë në shëpitë tuaja,
- 20 atëherë ma sillni vëllanë tuaj më të vogël që të mund t`i vërtetoj fjalët tuaja e të mos ju shkojë koka.Bënë krejt ashtu si u tha
- 21 dhe i thonin njëri-tjetrit: E merituam t`i heqim këto, sepse hymë në mëkat kundër vëllait tonë. E pamë se sa ngusht ishte shpirti i tij kur na lutej e ne nuk e dëgjuam. Prandaj, na ra mbi kokë gjithë ky pësim!
- 22 Atëherë Rubeni tha: Po a nuk ju pata thënë: `Mos hyni në mëkat kundër djaloshit`? Ju nuk më dëgjuat. Tani po kërkohet gjaku i tij!
- 23 Ata nuk e dinin se Jozefi i merrte vesh, sepse ai fliste me ta me anë të përkthyesit.
- 24 Atëherë u largua paksa e qau. Pastaj u kthye e bisedoi me ta.
- 25 E mori dhe e lidhi Simonin ndër sy të tyre.Kthimi i bijve të Jakobit në KanaanJozefi u dha urdhër shërbëtorëve që t`ua mbushin thasët me drithë dhe t`ua vënë paratë secilit në grykën e thesit dhe t`ju japin edhe ushqime për rrugë. Ata vepruan ashtu.
- 26 Ata i ngarkuan drithërat në gomarët e vet dhe u nisën.
- 27 Kur njëri prej tyre e hapi thesin për t`i dhënë tagji gomarit në bujtinore, si i pa paratë në grykë të thesit,
- 28 u tha vëllezërve: M`i kanë kthyer paratë! Ja, tek janë në thes! Të habitur dhe të trazuar, i thanë njëri;tjetrit: Çka do të thotë kjo? Ç`po bën Perëndia me ne kështu?
- 29 Kur erdhën tek i ati i tyre, Jakobi, në dheun e Kanaanit, i treguan gjithë ç`u kishte ndodhur. I thanë:
- 30 Sundimtari i vendit na foli rëndë dhe ështe i bindur se ne jemi hetues të vendit.
- 31 Ne i përgjigjëm: Jemi njerëz të ndershëm dhe se nuk kemi shestuar kurrë kurrfarë të keqeje.
- 32 Jemi dymbëdhjetë vëllezër të lindur të një ati. Njëri nuk është më, kurse më i vogli është me babain tonë në dheun e Kanaanit.
- 33 Ai njeri na tha, zotëria i atij vendi:Kështu do t`ju sprovoj a jeni të sinqertë: lëreni njërin prej vëllezërve tek unë. Ju të tjerët meri ushqimet e nevojshme për shtëpitë tuaja dhe shkoni.
- 34 Vëllanë tuaj më të voglin silleni tek unë që ta di se nuk jeni spiunë e që ta meri këtë që është në pranga e ashtu do të mund ta qarkulloni dheun lirisht.
- 35 Si thanë kështu, kur po zbraznin drithërat, secili gjeti në grykën e thasëve paratë e lidhura. Të gjithë i kapi një frikë e madhe
- 36 dhe i ati Jakobi tha: Më latë pa djem! Jozefi nuk është më, Simoni është në burg e Beniaminin po ma meri! Ç`më ranë mbi kokë të gjitha këto të zeza!
- 37 Atëherë iu përgjigj Rubeni: Vriti të dy djemtë e mi në qoftë se nuk do ta kthej djalin! Ma dorëzo mua dhe unë do ta kthej.
- 38 Por, ai u përgjigj: Djali im nuk do të shkojë atje me ju! Vëllai i tij i vërtetë, vdiq! Ai mbeti i vetëm! Po i ndodhi diçka e keqe në udhë, kokën tim të thinjur do ta çoni në nëndhe me dhimbje!