Beselidhja e VjeterZanafilla: Bijtë e Jakobit bashkë me Beniaminin shkojnë përsëri në Egjipt
- 1 Ndërkaq uria e ndrydhte shumërëndë mbarë tokën.
- 2 Kur u mbaruan ushqimet që i kishin sjellë prej Egjiptit, Jakobi u tha të bijve: Kthehuni dhe na bleni pak ushqime.
- 3 Juda iu përgjigj: Ai njeri na tha fare qartë: `Nuk guxoni të më dilni para syve, po qe se nuk e sillni me vete edhe vëllanë tuaj më të vogël`.
- 4 Nëse, je pra, i mendimit që vëllai ynë të niset me ne, do të shkojmë të blejmë ushqimet e domosdoshme për ty.
- 5 Por, nëse nuk e lëshon, nuk do të shkojmë atje, sepse ai njeri;si thamë shpesh herë;na u kërcënua: Nuk guxoni të më dilni para syve nëse vëllai juaj më i vogël s`do të jetë me ju.
- 6 Atëherë Izraeli u tha: Po pse ma bëtë këtë të zezë që i treguat se keni edhe një vëlla tjetër?
- 7 Ata i përgjigjën: Ai njeri na pyeti me radhë për ne dhe për familjen tonë: a është baba gjallë, a kemi vëlla tjetër? Ne na u desh t`i përgjigjemi sipas pyetjeve që na bëri. Vallë a mund të na e merrte mendja se do të thotë: Silleni me vete vëllanë tuaj më të vogël?
- 8 Edhe Juda i tha t`et, Izraelit: Lëshoje djalin me mua. Të çohemi e të nisemi që të mund të mbesim gjallë e të mos vdesim ne e ti e fëmijët tanë.
- 9 Unë jam dorëzanë për djalin: lype prej dorës sime! Nëse nuk do ta sjell dhe nuk do ta kthej te ti, unë do të jem fajtor ndaj teje për gjithë jetën.
- 10 Paj , po të mos e kishim shtyrë udhëtimin aq, tani do të ishim kthyer për herë të dytë.
- 11 Prandaj, Izraeli, baba i tyre, u tha: Nëse nuk bën assesi ndryshe, bëni siç doni. Meri e shtini në thasë frytet më të zgjedhura të këtij dheu dhe çojani atij njeriu dhuratë: pak rrëshinë, mjaltë, balsam, erëra të mira, lajthia e bajame.
- 12 Po edhe paratë, meri me vete dy fish më shumë, edhe ato që i gjetët në grykë të thasëve, ktheni se ndoshta kanë bërë ashtu prej gabimit.
- 13 Merreni edhe vëllanë tuaj dhe shkoni tek ai njeri.
- 14 Hyji im i gjithëpushtetshëm e zbuttë me ju atë njeri dhe e lëshoftë me ju vëllanë tuaj që e mban në burg, po edhe këtë, Beniaminin. E unë, nëse duhet të mbetem pa djem, s`kam ç`të bëj.Takimi te Jozefi
- 15 Këta, pra, morën Beniaminin, dhuratat dhe edhe një herë aq para e u ulën poshtë në Egjipt. I dolën para Jozefit.
- 16 Ai kur i pa ata dhe Beniaminin me ta, i urdhëroi kujdestarit të shtëpisë së vet: Futi këta njerëz në shtëpi dhe therre një bagëti dhe bëje bukën gati, sepse këta njerëz do ta hanë sot me mua drekën.
- 17 Shërbëtori bëri siç i qe urdhëruar, i futi njerëzit në shtëpinë e Jozefit.
- 18 Këtu këta u trembën dhe i thanë njëri;tjëtrit: Për shkak të parave që më parë i morëm në thasët tanë na sollën këtu mbrenda që të sulen në ne dhe të na bëjnë skllevër ne dhe gomarët tanë.
- 19 Për këtë arsye mu në hyrje të shtëpisë iu afruan kujdestarit të shtëpisë
- 20 dhe i thanë: Po të lutemi, zotëri, na e dëgjo një fjalë! Ne kemi qenë edhe më parë këtu për të blerë ushqime.
- 21 Por, pasi i blemë, kur arritëm në bujtinore, i hapëm thasët dhe në grykën e tyre i gjetëm paratë. Tani e sollëm po atë peshë të tyre.
- 22 Ne veç, sollëm edhe para të tjera për të blerë çka kemi nevojë. Nuk e dimë kush i futi paratë në thasët tanë.
- 23 Por, ai u përgjigj: Paqja me ju, mos kini frikë! Hyji juaj e Hyji i atit tuaj ju dhuroi thesare në thasët tuaj; paratë tuaja unë i kam arsyetuar. Pastaj e solli te ta edhe Simonin.
- 24 Si i futi në shtëpi, u solli ujë dhe i lanë këmbët. Ai u qiti të hanë edhe gomarëve të tyre.
- 25 Duke pritur të vijë Jozefi ata i bënin gati dhuratat, sepse e kishin marrë vesh se aty do të hanin drekën.
- 26 Kur, pra, Jozefi hyri në shtëpinë e vet, këta ia paraqitën dhuratat që i mbanin në duar dhe i bënë nderim duke u përkulur me fytyrë përdhe.
- 27 Po edhe ai, duke ua kthyer me njerëzi përshëndetjet e tyre, i pyeti: A është mirë ati juaj i moshuar, për të cilin më keni folur? A është gjallë?
- 28 Ata i përgjigjën: Shërbëtorit yt, baba ynë, është shëndosh, është ende gjallë. Dhe u përkulën në shenjë nderimi.
- 29 Jozefi i çoi sytë dhe pa Beniaminin, vëllanë e vet, birin e nënës së vet, e tha: A është ky vëllai juaj i vogël, për të cilin më keni folur? Dhe vazhdoi: Perëndia;tha;biri im, pastë mëshirë për ty!
- 30 Dhe shpejtoi të dalë përjashta, sepse zemra iu trazua nga malli i madh për vëllanë e vet. E pa se po i shpërthenin lotët, hyri në një dhomë e u shkreh në vaj.
- 31 Pasi i lau faqet, doli prej dhomës, u kthye përsëri e, duke e shtrënguar veten, urdhëroi: Sillni të hamë!
- 32 Pasi u sollën në tryezë, veçmas Jozefit e veçmas vëllezërve, po ashtu veçmas edhe egjiptianëve që s`hanë bashkë me hebrenj, për ta do të ishte një shenjtdhunim nje gosti e tillë.
- 33 U ulën në tryezë pranë tij prej të parëlindurit deri te më i riu, secili sipas moshës së vet, e kishin mbetur shtang nga habia.
- 34 Jozefi urdhëroi t`u çohen pjesët e ushqimit prej tryezës së vet, por pjesa e Beniaminit ishte pesë herë më e madhe se ajo e të tjerëve. Pinë bashkë me të deri që u bënë në qejf.