Beselidhja e VjeterZanafilla: Pritja e faraonit
- 1 Jozefi, pra, hyri te faraoni dhe e njoftoi: Im atë e vëllezërit me dele e me gjë të gjallë dhe me gjithçka kanë, erdhën prej dheut të Kanaanit. Tani kanë zënë vend në krahinën Gesen.
- 2 Prej të gjithë vëllezërve të vet paraqiti pesë para mbretit.
- 3 Mbreti i pyeti: Me ç`mjeshtri merreni? Përgjigjën: Jemi barinj, shërbëtorët e tu, ashtu si kanë qenë edhe etërit tanë.
- 4 Ata edhe i thanë faraonit: Ne erdhëm të zemërimiojmë në këtë vend, sepse grigjat e shërbëtorëve të tu nuk kanë kullota, përveç se ka rënduar edhe uria në dheun e Kanaanit; tani po të lutemi të na lejosh neve, shërbëtorëve të tu, të banojmë në Gesen.Një tregim tjetër
- 5 Mbreti i tha Jozefit: Yt atë dhe vëllezërit e tu erdhën tek ti.
- 6 Dheu i Egjiptit është në dorën tënde. Vendoji të banojnë në më të mirin vend. Jepu krahinën e Gesenit. Po qe se ti e di se ndonjëri ndër ta është i aftë, bëje mbikëqyrës të grigjave të mia.
- 7 Pas këtyre ngjarjeve Jozefi e futi në pallat të atin dhe ia paraqiti mbretit. Jakobi i dha bekimin faraonit.
- 8 Faraoni e pyeti: Sa vjet ke?
- 9 Jakobi iu përgjigj: Motet e shtektimit tim pak e të vështira kapin njëqind e tridhjetë vjet, dhe ende nuk ia kanë arritur motet e të parëve të mi që i kaluan zemërimië më zemërimië.
- 10 Dhe pasi i dha bekimin mbretit, doli jashtë.
- 11 Jozefi ia dha të atit dhe vëllezërve të vet për pronë në Egjipt një vend shumë të mirë në dheun e Ramsesit, siç kishte urdhëruar faraoni.
- 12 Jozefi u jepte ushqimin atyre;mbarë familjes së të atit;duke dhënë për secilin sa i nevojitej për ushqim.Politika agrare e Jozefit
- 13 Mbarë vendi nuk kishte bukë. Uria e ndrydhi për se tepërmi vendin. Prej urisë u ngushtua dheu i Egjiptit dhe dheu i Kanaanit.
- 14 Jozefi i mblodhi krejt paratë prej drithërave të shitur të dheut të Egjiptit dhe të Kanaanit dhe i dorëzoi në thesarin e mbretit.
- 15 Kur blerësit në dheun e Egjiptit e të Kanaanit mbeten pa para, të gjithë Egjiptianët erdhën te Jozefi e i thanë: Na jep bukë! Pse të vdesim pranë teje? Para nuk kemi më!
- 16 Ai u përgjigj:
- 17 Në qoftë se nuk keni më para sillni bagëtitë tuaja e për to në këmbim do t`ju jap ushqime. Kur i sollën bagëtitë, Jozefi u dha ushqime e u mori kuaj, dele, qe e gomarë. Kështu atë vit i mbajti me ushqim me këmbim për bagëtitë.
- 18 Po ashtu kur kaloi edhe ai vit, erdhën dhe i thanë: S`duam të fshehim prej zotërisë sonë se, si mbetëm pa para, dhe bagëtitë i lamë në duart tua, zotëria jonë, dhe s`është gjë e fshehtë së tani s`na ka mbetuar tjetër përveç t`ia japim zotërisë sonë trupit tonë dhe arat tona.
- 19 Përse të vdesim para syve të tu, ne dhe vendi ynë? Blina ne dhe tokën tonë, të bëhemi skllevër të faraonit; na jep farë që të mos mbarojë bujku dhe arat të mos mbesin shkret.
- 20 Kështu Jozefi e bleu tërë tokën e Egjiptit, sepse secili egjiptian i shiste pronat e veta për shkak të urisë së madhe. Ia nënshtroi kështu tokën faraonit
- 21 dhe mbarë popujt e vendit ia vuri nën skllavëri prej një skaji në skaj tjetër të Egjiptit.
- 22 Tokën e priftërinjve nuk e bleu, sepse ata gëzonin një ndihmë ushqimesh të caktuara prej mbretit dhe prandaj nuk qenë të shtrënguar t`i shesin pronat e tyre.
- 23 Jozefi i tha popullit: Meqenësë sot, siç po shihni ju bleva ju dhe tokën tuaj për faraonin, ja farërat dhe mbillni arat.
- 24 E kur të mblidhen të lashtat, faraonit do t`i jepni një të pestën, kurse katër të pestat do t`ju mbeten juve për farë dhe për ushqimin e familjeve dhe të fëmijëve tuaj.
- 25 Ata i përgjigjën: Na shpëtove! Ne ia dimë për të mirë zotërisë sonë që do të jemi robër të faraonit!
- 26 Që prej asaj dite deri më sot në mbarë dheun e Egjiptit mbretit i jepet e pesta pjesë. Këtë ligj e bëri Jozefi. Prej kësaj është liruar vetëm toka e priftrinjve.Vullneti i fundit i Jakobit
- 27 Izraelitët, pra, ngulën në dheun e Egjiptit, në krahinën e Gesenit. E bënë pronë të vetën. U shtuan dhe u shumuan pa masë.
- 28 Jakobi jetoi në dheun e Egjiptit shtatëmbëdhjetë vjet. Të gjithë vitet e jetës së tij kapin njëqind e dyzet e shtatë vjet.
- 29 Kur pa se po i afrohet dita e vdekjes së tij e thirri djalin e vet Jozefin dhe i tha: Nëse kam gjetur hir para syve të tu, shtjere dorën tënde nën kofshën time, tregohu me mua i dhimbshëm dhe besnik: mos më varros në Egjipt!
- 30 Kur të shtrihem të pushoj me etërit e mi, më ço prej këtij vendi dhe më varros në varrin e të parëve të mi. Jozefi iu përgjigj: Unë do të bëj siç urdhërove.
- 31 E ai: M`u përbeto;tha;mua! Ai iu përbetua. Atëherë Izraeli u mbështet në nënkrejcë të shtratit.