Beselidhja e VjeterZanafilla: Jakobi i birëson dhe i bekon dy bijtë e Jozefit
- 1 Pas këtyre ngjarjeve, Jozefin e njoftuan se i ishte sëmurë i ati. Jozefi i mori me vete dy bijtë e vet Manaseun dhe Efraimin.
- 2 I treguan plakut: Ja, po vjen te ti djali yt, Jozefi! Ky i dha vetes dhe ndenji ulur në shtrat
- 3 e, kur Jozefi hyri tek ai, i tha: Hyji i gjithëpushtetshëm m`u dëftua në Luzë, që është në dheun e Kanaanit. Ai më dha bekimin
- 4 dhe më tha: Unë do të të shtoj, do të të shumoj dhe do të të bëj një shumicë popujsh. Unë do ta jap këtë tokë ty dhe farës sate pas teje për pronë të përhershme!
- 5 Dy bijtë e tu, që të lindën këtu në Egjipt, para se të vija unë këtu te ti, do të jenë të mitë: Efraimi dhe Manaseu dhe do të njehen të mitë porsi Rubeni e Simoni.
- 6 Kurse të tjerët, që do të lindin pas tyre, do të jenë të tutë dhe do të quhen në emër të vëllezërve të tyre për nga trashëgimi.
- 7 Mua, ndërsa po kthehesha nga Padanarami, më vdiq Rakela, nëna jote në udhëtim, pak para se të arrija në Efratë. Aty, afër rrugës për në Efratë, e varrosa. Ky vend ndryshe quhet Betlehem.
- 8 Kur i pa bijtë e tij, i tha: Kush janë këta?
- 9 Jozefi iu përgjigj: Janë djemtë e mi që m`i fali Hyji në këtë vend. M`i afro;tha;t`u jap bekimin!
- 10 Sytë e kishin lënë Jakobin prej pleqërisë së thellë dhe nuk mund shihte qartë. Si i afroi pranë, i puthi, i përqafoi
- 11 dhe i tha djalit të vet: S`kam menduar se do të shoh ty e ja, Hyji bëri që t`i shoh edhe fëmijët e tu!
- 12 Kur i mori Jozefi prej prehrit të të atit u përkul thellë në nderim.
- 13 Efraimin e vuri në anë të djathtë të vetes d. m. th. në të majtë të Izraelit, ndërsa Manaseun në të majtë të vetes, d. m. th. në të djathtë të të atit, dhe të dy i afroi tek ai.
- 14 Jakobi e shtriu dorën e djathtë dhe e vuri mbi krye të Efraimit, vëllait të vogël, kurse të majtën mbi kokë të Manaseut, që ishte i madhi, duke i kryqëzuar kështu duart.
- 15 Jakobi i dha bekimin Jozefit e tha:Hyji, në praninë e të cilit ecënetërit e mi, Abrahami e Izaku, Hyji që më ruajti që prej rinisë sime deri në ditën e sotme,
- 16 Engjëlli që më shpëtoi nga çdo e keqe, i bekoftë këta djelmosha!Në ta u përmendtë emri imedhe emrat e etërve të mi, Abrahamit e Izakut!U shtofshin dhe u shumofshin përmbi tokë!
- 17 Kur vuri re Jozefi se i ati e vuri dorën e vet të djathtën mbi kokën e Efraimit, nuk i pëlqeu dhe ia kapi dorën të atit, u mundua t`ia heqë prej kresë së Efraimit e t`ia kalojë mbi kokën e Manaseut.
- 18 Ai edhe i tha t`et: Nuk bën ashtu, babë! Sepse ky është i parëlinduri, vëre dorën e djathtë mbi kokë të tij!
- 19 Por, Jakobi, duke mos dashur, tha: E di, biri im, e di! Edhe ky do të bëhet një popull, do të bëhet i madh, porse vëllai i tij më i vogël, do të jetë më i madh se ai dhe fara e tij do të bëhet një shumicë popujsh!
- 20 Dhe atë ditë u dha bekimin me këto fjalë:Me ty do të bekojë Izraeli e do të thotë:`Të bëftë Perëndia porsi Efraimin e porsi Manaseun`!.Kështu e vuri Efraimin para Manaseut.
- 21 Atëherë i tha Jozefit, djalit të vet: Ja, unë po vdes. Por, Hyji do të jetë me ju dhe do t`ju kthejë në tokën e të parëve tuaj.
- 22 Ty po ta jap një pjesë më tepër se vëllezërve të tu, atë që e mora prej dorës së Amorreut me shpatë e me harkun tim.