Beselidhja e VjeterZanafilla: Bekimet e Jakobit
- 1 Jakobi i mblodh të bijtë dhe u tha:Bashkohuni t`ju tregoj çka do t`ju ndodhë në ditët e ardhshme.
- 2 Bashkohuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit, dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
- 3 O Ruben, i parëlinduri im, ti, fuqia ime, fryti i parë i forcës sime; i pari në denjësi, më i madh në fuqi!
- 4 Vlon porsi ujë, por nuk do të kesh përparësi, sepse u ngjite në shtrojën e babait tënddhe e fëlliqe shtratin tim!
- 5 Simon e Levi! Jeni vëllezër!Vegla dhune armët e tyre!
- 6 Në këshillin e tyre mos pastë pjesë shpirti im dhe në mbledhjet e tyre mos shkoftë nderi im!Sepse në tërbimin e vet vranë njeriun, e me furi i gjymtuan mëzetërit!
- 7 Qoftë mallkuar tërbimi i tyre, sepse i pashpirt, hidhërimi i tyre, sepse i rëndë!Do t`i ndaj nëpër Jakobin, do t`i shpëdaj nëpër Izrael.
- 8 O Judë, vëllezërit e tu do të lëvdojnë, dhëna jote në zverkun e armiqve të tu!Para teje do të përmbysen bijtë e babait tënd!
- 9 O Judë, luani i luanëve! Prej presë u ktheve, biri im!Shtrihej në pushim porsi luani, porsi luanesha: kush do të guxojë të të zgjojë?
- 10 Jo, prej Judës nuk do të hiqet sundimi as shkopi i prijësit nga këmbët e tija, deri që të vijë ai, të cilit i përket, të cilin do ta dëgjojnë popujt.
- 11 E lidh për hardhi gaçin e vet, për trung të hardhisë kërriçin e gomaricës së vet!Petkun e vet do ta lajë në verë, në gjakun e hardhisë leshnikun e vet!
- 12 Më të zinj se vera janë sytë e tij, më të bardhë se qumështi, dhëmbët e tij!
- 13 Zabuloni do të banojë në bregun e detit, port shpëtimi për anijet!Do të prekë deri në Sidon!
- 14 Isahari është gomar i fortë, i shtrirë ndërmjet gardheve;
- 15 pa se qetësia është e mirë dhe vendi i pëlqyeshëm.E uli krahun e vet për ngarkesëdhe u bë skllav i nënshtruar!
- 16 Dani do të gjykojë popullin e vet, si çdo fis tjetër i Izraelit.
- 17 Qoftë Dani shlligë në udhë, nepërkë me kreshtë në shtigjeqë ha kalin në këmbëe kalorësi përplaset për së mbrapshti!
- 18 Në shpëtimin tënd shpresoj, o Zot!
- 19 Gadin, cubat do ta sulmojnë, por ai do t`i sulmojë këmbë për këmbë!
- 20 Aseri bukë do të ketë të shijshme, ushqime të zgjedhura mbretërore!
- 21 Shutë e hedhur është Neftaliu, që lëshon brirë të bukur!
- 22 Lëndë frytdhënëse Jozefi, lëndë frytdhënëse mbi burim:degët e tejkalojnë murin!
- 23 Por e hidhëruan dhe i kanë rënë, e kanë sulmuar shigjetarët.
- 24 Harku i tyre u copëtuadhe u këputën muskujt e krahëve të tyrenë saje të krahut të Pushtetshmit të Jakobit, në saje të emrit të Bariut, Shkëmbit të Izraelit!
- 25 Hyji i atit tënd do të jetë ndihmtari yt, i Gjithpushtetshmi ty do të bekojë me bekime që vijnë prej qiellit, së larti, me bekime prej humnerës poshtë, me bekime të parzmave dhe të kraharorit.
- 26 Bekimet e atit tënd janë përforcuar, më të larta se bekimet e maleve të amshuara, se dëshira e kodrave të lashta!Le të bien mbi kokën e Jozefit, mbi kokë të të shuguruarit ndër vëllezër!
- 27 Beniamini është bishë grabitqare:në mëngjës e ha prenëe në mbrëmje i ndan plaçkat!
- 28 Të gjithë këta i përbëjnë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre dhe u dha bekimin: bekimin e vet të veçantë për secilin.Momentet e fundit dhe vdekja e Jakobit
- 29 Atëherë u dha këtë urdhër: Së shpejti do të bashkohem me popullin tim. Më varrosni me etërit e mi në shpellën Makpelë, që gjendet në arën e Efron Heteut,
- 30 përballë Mambresë, në dheun e Kanaanit, të cilën e bleu Abrahami me gjithë arë prej Efron Heteut si pronë për varreza.
- 31 Aty e varrosën Abrahamin dhe Sarën, gruan e tij. Aty qe varrosur Izaku me Rebekën, gruan e tij, aty e varrosur pushon edhe Lia.
- 32 Kur Jakobi i kreu se dhëni këto udhëzime bijve të vet, i mblodhi këmbët e veta mbi shtrat e vdiq, u bashkua me popullin e vet.