Beselidhja e VjeterZanafilla: Salikimet e Jakobit
- 1 Jozefi ra mbi fytyrën e të atit, e qante dhe e puthte.
- 2 Atëherë u urdhëroi mjekëve që i kishte në shërbim ta balsamojnë të atin.
- 3 Ata, në të kryer të urdhrit, kaluan dyzet ditë: kaq në të vërtetë zgjat balsamimi i kufomave. Egjipti e qau shtatëdhjetë ditë.
- 4 Si kaloi koha e vajtimit, Jozefi foli me familjen e faraonit: Nëse kam gjetur hir para syve tuaj, m`i thoni faraonit,
- 5 se im atë më përbeu: `Ja po vdes: më varros në varrin tim që e hapa për vete në dheun e Kanaanit`, të më lejojë të shkoj ta varros tim atë e do të kthehem.
- 6 Faraoni i tha: Shko e varrose babain sikurse të përbeu.
- 7 Jozefi shkoi e me të shkuan edhe të gjithë shërbëtorët e faraonit, paranikët e shtëpisë së tij, të gjithë paranikët e dheut të Egjiptit,
- 8 mbarë familja e Jozefit me vëllezërit e tij, pa fëmijë, grigjë e lori, që i lanë në krahinën Gesen.
- 9 Në këtë përcjellje përmortore pati karroca e kuaj dhe u bë një turmë jo aq e vogël.
- 10 Kur erdhën në Gorenhaatad (d. m. th. Lëmi i ferrave), që është përtej Jordanit, aty kremtuan salikimet dhe bënë një gjëmë të madhe e të thekshme për shtatë ditë.
- 11 Kur e panë këtë gjë banorët e Kanaanit, thanë: Qenka ky vaj i madh për egjiptianët! Prandaj edhe ai vend u quajt Abelmesraim (d. m. th. Vajtimi i Egjiptit).
- 12 Bijtë e Jakobit bënë siç u qe urdhëruar.
- 13 E çuan në dheun e Kanaanit dhe e varrosën në shpellën e Makpelës, që e pati blerë Abrahami bashkë me arë për pronë varrezash prej Efron Heteut; përballë Mambresë.
- 14 Atëherë Jozefi u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit e vet dhe me tërë përcjelljen, pasi e varrosën të atin.Prej vdekjes së Jakobit deri në vdekje të Jozefit
- 15 Pasi u vdiq baba vëllezërit e Jozefit filluan të tremben dhe i thanë njëri;tjetrit: Që të mos i kujtohet rastësisht padrejtësia që e pësoi dhe të na e kthejë gjithë të keqen që ia bëmë
- ,16 dërguan t`i thonë: Yt atë na urdhëroi, para se të vdiste,
- 17 që t`i themi këto fjalë të tija: `Po të lutemi ta harrosh kobin e vëllezërve të tu, fajin dhe mëkatin e tyre, që e bënë kundër teje`. Po edhe ne po të lutemi, që shërbëtorëve të Hyjit të atit tënd t`ua falësh këtë vepër të zezë. Kur i dëgjoi këto, Jozefi ia plasi vajit.
- 18 Erdhën tek ai vëllezërit e tij dhe, kryeulur përdhe, i thanë: Jemi skllevërit e tu.
- 19 Ai u përgjigj: Mos kini frikë! Vallë, a mund t`i kundërshtojmë vullnetit të Hyjit?
- 20 Ju njëmend ma menduat të keqen, por Hyji e ktheu atë në të mirë që të më lartësojë, si po shihni se ndodhi me të vërtetë, dhe për të shpëtuar një popull të madh.
- 21 Mos druani! Unë do të kujdesem për ju dhe për fëmijët tuaj. Dhe i ngushëlloi me fjalë të ëmbla e të buta.
- 22 Jozefi banoi në Egjipt me mbarë familjen e tij dhe familjen e t`et. Jetoi njëqind e dhjetë vjet
- 23 dhe i mbërriti bijtë e Efraimit deri në të tretin brez. Po edhe bijtë e Mahirit, birit të Manaseut, lindën në prehrin e Jozefit.
- 24 Pas këtyre ngjarjeve, Jozefi u tha vëllezërve: Pas vdekjes sime Hyji do të vijë me siguri t`ju vizitojë dhe do t`ju mundësojë të dilni prej ketij dheu e të shkoni në dheun që ua premtoi me betim Abrahamit, Izakut e Jakobit.
- 25 Pasi i përbeu ata dhe u tha: Hyji do t`ju vijë pëjëmend në takim... atëherë m`i meri me vete eshtrat prej këtij vendi
- ,26 e vdiq. I kishte mbushur njëqind e dhjetë vjet jete. Trupi i tij qe balsamuar dhe vendosur në një sarkofag në Egjipt.