Beselidhja e VjeterZanafilla: Rendi i ri i botës
- 1 Hyji e bekoi Noehin dhe bijtë e tij e utha: Jini të pëlleshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën.
- 2 Jini tmerr dhe frikë për të gjitha gjallesat e tokës, për të gjithë shpendët e qiellit dhe për të gjitha kafshët e gjalla që lëvizin përmbi tokë; të gjithë peshqit e detit janë në duart tuaja.
- 3 Gjithçka që lëviz dhe gjallon do ta keni për ushqim: jua jap të gjitha këto siç ju pata dhënë të gjitha perimet e blerta.
- 4 Vetëm mos e hani mishin me shpirt që është në gjak.
- 6 Kush derdh gjakun e njeriut, rngjaku i tij të derdhet prej njeriut, sepse në përfytyrimin e HyjitHyji e krijoi njeriun.
- 7 Jini të pëlleshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën dhe sundojeni!
- 8 Edhe këto i tha Hyji Noehit dhe bijve të tij:
- 9 Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju dhe me trashëgimtarët tuaj, pas jush
- 10 e me çdo qenie të gjallë që është me ju, qoftë ai shpend, qoftë bagëti, qoftë egërsirë e tokës që është me ju, me të gjitha gjallesat që dolën prej arkës me ju;me mbarë, gjallesat e tokës.
- 11 Unë po lidh besëlidhjen time me ju: nuk do të sharoset më asnjë gjallesë me ujërat e përmbytjes dhe nuk do të ketë më përmbytje që shkreton tokën.
- 12 Dhe Hyji tha:Kjo është shenja e besëlidhjesqë unë po e bëjndërmjet meje e juvedhe me çdo gjallesëqë është me jupër të gjitha breznitë e ardhshme;
- 13 Ylberin tim do ta vë në redhe do të jetë shenja e besëlidhjesndërmjet meje dhe tokës.
- 14 Kur me re ta mbuloj qiellin, në re do të duket ylberi im,
- 15 do të më kujtohet besëlidhja ime me jue me çdo frymë të gjallë që mishit i jep jetë, ujë përmbytjeje më s`do të ketëpër të zhdukur mbarë frymorët.
- 16 Ylberi do të duket në re, atë unë do ta shikojdhe do të më kujtohet besëlidhja e përhershmeqë u lidh mes Hyjit e çdo gjëje të gjallë, të mbarë gjallesave që janë përmbi tokë.
- 17 Hyji i tha Noehit: Kjo do të jetë shenja e besëlidhjes që e bëra ndërmjet meje e çdo gjallese përmbi tokë.3. PREJ PËRMBYTJES E DERI TEK ABRAHAMINoehi dhe bijtë e tij
- 18 Bijtë e Noehit që dolën nga arka ishin: Semi, Kami e Jafeti.Kami është trungu i Kanaanit.
- 19 Këta tre janë bijtë e Noehit. Prej tyre u përhap tërë gjinia njerëzore mbi mbarë tokën.
- 20 Noehi që ishte bujk, nisi të mbjellë një vreshtë.
- 21 Pasi piu verë, u deh dhe u zdesh në çadrën e vet.
- 22 Kur Kami i ati i Kanaanit e pa d. m. th. të atin ashtu lakuriq, lajmëroi dy vëllezërit e tij që ishin jashtë.
- 23 Atëherë Semi e Jafeti morën mallotën, e vunë në krah, e duke ecur prapazi, mbuluan lakuriqësinë e atit të tyre duke mos e shikuar babain lakuriq.
- 24 Noehi, kur e lëshoi pija e, si e mori vesh çka i kishte bërë i biri i vogël,
- 25 tha:Qoftë mallkuar Kanaani:Skllav, bir skllavi qoftë për vëllezërit e vet!
- 26 E shtoi:Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Semit!Kanaani qoftë skllavi i tij!
- 27 Hyji e zgjeroftë Jafetin!Banoftë në tendat e Semite Kanaani qoftë skllavi i tij!
- 28 Noehi jetoi pas përmbytjes edhe treqind e pesëdhjetë vjet.
- 29 Jetoi gjithsej nëntëqind e pesëdhjetë vjet e atëherë vdiq.