Beselidhja e Vjeter2 i Samuelit: Davidi dëgjon për vdekjen e Saulit
- 1 Pas vdekjes së Saulit, Davidi u kthye nga përleshja pasi kishte shfarosur amalekasit. Qëndroi dy ditë në Siceleg.
- 2 Kur ja, të tretën ditë, po vinte një njeri prej aradheve të Saulit. Ishte me rroba të shqyera e me kokë të mbuluar nga pluhuri. Kur arriti para Davidit, ra me fytyrë përdhe dhe i bëri nderim.
- 3 Davidi e pyeti: Nga po vjen? ai iu përgjigj: Ika prej taborreve të Izraelit.
- 4 Davidi i tha: Çfarë ka ndodhur? Më trego! Ai iu përgjigj: Populli iku prej përleshjes dhe shumë njerëz prej popullit ranë të vdekur. U vranë edhe Sauli dhe Jonatani, djali i tij.
- 5 Davidi i tha djaloshit që po i sillte lajmin: Nga e di nëse kanë mbetur Sauli e Jonatani, biri i tij?
- 6 Djaloshi që po sillte lajmin u përgjigj: Rastësisht erdha në malin Gjelbou00e9 kur ja, shoh se Sauli ishte mbështetur mbi heshtën e vet, kurse karrocat e luftës dhe kalorësit po e shtrëngonin përreth.
- 7 Ai u kthye e më pa dhe më thirri; unë iu përgjigja: `Tek jam`!
- 8 Ai më pyeti: `Kush je ti`? Unë iu përgjigja: `Jam i amalekas`.
- 9 Atëherë vazhdoi: `Sulu në mua e më vra, sepse jam në grahmat e vdekjes sado që shpirti është ende i tëri në mua`.
- 10 Kërceva mbi të dhe e vrava, sepse e dija se pas rënies nuk do të mbetej gjallë. Atëherë ia mora kurorën mbretërore që e kishte mbi kokë, si dhe mëdorëzën që e kishte në dorë, dhe i solla këtu tek ti, zotëria im.
- 11 Si e mori vesh Davidi, shqeu petkat e veta. Po ashtu edhe të gjithë njerëzit që ishin me të.
- 12 Qanë e vajtuan dhe agjëruan deri në mbrëmje për Saulin e për Jonatanin, birin e tij, dhe për mbarë popullin e Zotit e shtëpinë e Izraelit, që mbetën të vrarë prej shpate.
- 13 Pastaj Davidi i tha djaloshit që i solli lajmin: Nga je? Ai iu përgjigj: Jam biri i një ardhacaku amalekas.
- 14 Atëherë Davidi i tha: Si nuk u trembe të ngrije dorën për ta vrarë të shuguruarin e Zotit?
- 15 Davidi e thirri njërin prej djelmoshave dhe i urdhëroi: Afrohu dhe vritie! Ai i ra dhe e vrau.
- 16 Davidi i tha: Gjaku yt mbi kokën tënde, sepse goja jote dëshmoi kundër teje kur the: `Unë e vrava të shuguruarin e Zotit`.Elegjia e Davidit mbi Saulin e mbi Jonatanin
- 17 Atëherë Davidi bëri këtë vajtim mbi Saulin e mbi Jonatanin, birin e tij,
- 18 e urdhëroi që t`u mësohet bijve të Judës kënga e harkut, siç është e shkruar në Librin e të Drejtit. Davidi tha:
- 19 Vaj për ty, o Izrael, si e pati kështu nderi yt?!Trimat e trimave, ja, në malet e tua ranë!
- 20 Mos e shpallni në Get kumtin e zi, mos e tregoni në udhët e Askalonit:që të mos gëzohen bijat e filistenjve, që të mos kënaqen bijat e parrethprerëve.
- 21 Ju, o bjeshkët e Gjelboesë, vesë as shi mbi ju mos rëntë, djerra arat në ty mbetshin, pasi në ju keqas u mposhtmburoja e trimave mbi trima!Mburoja e Saulit jo me vaj lyer,
- 22 por me gjak të vrarësh` e me dhjamë kreshnikësh.Harku i Jonatanit kurrë në të thatë nuk shkrepi, shpata e Saulit kurr kot nuk vringëlloi!
- 23 Saul e Jonatan, të dashur e bujarë:si në jetë dhe në vdekje mbetën të pandarë!Më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët ishin!
- 24 O ju bija të Izraelit, përmbi Saulin të gjitha qani.Ai ju veshte me grimiz e purpur, për më tepër ju stoliste me kolona e argjende ari!
- 25 Ranë trimat në mes të betejësHeu Jonatani i vrarë në mal prehet!
- 26 Vdekja jote për mua të mjerindhembje e madhe, or vëlla Jonatan!Se sa fort unë ty të doja:e për mua miqësia joteish më shumë se dashuria e gruas.
- 27 Heu si ranë trimat mbi trima, armët e luftës si u copëtuan!?