Beselidhja e Vjeter2 i Samuelit: Kryengritja e Sebës
- 1 Aty ndodhi rastësisht një burrë i keq me emrin Seba, biri i Bokriut, i beniaminas. Ky i ra borisë dhe tha:Ne nuk kemi pjesë në Davidin, as trashëgim në birin e Isait!Kush është Izrael në tendat e veta!
- 2 Kështu u largua çdo izraelit prej Davidit e shkoi pas Sebës, birit të Bokriut; kurse bijtë e Judës qëndruan me mbretin e vet dhe e përcollën prej Jordanit deri në Jerusalem.
- 3 Kur arriti mbreti në shtëpinë e vet në Jerusalem, i mori dhjetë shemrat e veta që i kishte lënë për të ruajtur shtëpinë, dhe i vendosi në një banesë nën rojë. U jepte ç`u duhej për jetesë, por nuk hynte më tek ato. Kështu ato jetuan të mbyllura deri në vdekjen e tyre, si vejusha, edhe pse me burrë gjallë.Vrasja e Amasës
- 4 Mbreti i tha Amasës: M`i bashko brenda tri ditësh të gjithë njerëzit e Judës e ji edhe ti këtu.
- 5 Shkoi, pra, Amasa për ta bashkuar Judën, por u vonua përtej kohës që i ishte caktuar.
- 6 Atëherë Davidi i tha Abisait: Tani Seba, biri i Bokriut, do të na e bëjë më zi se Absalomi: merri pra, ushtarët e zotërisë tënd dhe ndiqe sa nuk i ka gjetur qytetet e fortifikuara e të na dalë dore.
- 7 Kështu, pra, me të shkuan ushtarët e Joabit, keretët e feletët dhe të gjithë trimat e fortë. Dolën prej Jerusalemit për ta ndjekur Sebën, birin e Bokriut.
- 8 Kur arritën te Guri i Madh që është në Gabaon, para tyre ia behu Amasa. Joabi ishte i veshur me petkun e luftës, përmbi të cilin kishte brezin e në të kishte të ngjeshur në ije shpatën në mill, të cilën e nxori me një lëvizje të lehtë të dorës.
- 9 Joabi e përshëndeti Amasën: Si të kam, or vëlla?, dhe me dorën e djathtë e kapi për mjekrre Amasën sikur po e përqafonte.
- 10 Porse Amasa nuk e vuri re shpatën në dorën e Joabit, i cili ia nguli në baqth dhe ia zbrazi zorrët për fushë. S`pati nevojë t`i binte për të dytën herë, sepse ra vdekur përtokë. Joabi me të vëllanë Abisain e vazhdoi ndjekjen kundër Sebës, birit të Bokriut.
- 11 Ndërkaq një djalosh i Joabit qëndroi pranë kufomës së Amasës e bërtiste: Kush do të jetë me Joabin e për Davidin, le të shkojë pas Joabit!
- 12 Amasa, i larë në gjak, ishte i shtrirë në mes të rrugës. Kur pa ky djalosh se po ndalej mbarë populli për ta shikuar, e largoi Amasën prej rrugës, e qiti në një arë dhe e mbuloi me leshnik, pasi pa se të gjithë ata që kalonin ndaleshin për ta shikuar.
- 13 Kur qe larguar kufoma nga rruga, të gjithë u vunë pas Joabit për ta ndjekur Sebën, birin e Bokriut.Shpartallimi i kryengritjes
- 14 Seba kishte kaluar nëpër të gjitha fiset e Izraelit deri në Abelbetmaakë. U bashkuan edhe të gjithë bokritët dhe shkuan pas tij.
- 15 Erdhën, pra, dhe e sulmonin në Abelbetmaakë. Punuan një pendë kundër qytetit. Mbarë populli që ishte me Joabin, groponte për t`i rrënuar muret e qytetit.
- 16 Atëherë një grua e mençur thirri prej qytetit: Dëgjoni! Dëgjoni! Thuajini Joabit: Afrohu këtu se dua të të them diçka!
- 17 Ky, kur u afrua tek ajo, ajo i tha: A je ti Joabi? Ai iu përgjigj: Unë. Ajo i tha kështu: Dëgjoji fjalët e shërbëtores sate. Ky iu përgjigj: Po dëgjoj.
- 18 Ajo vijoi: Dikur thuhej kështu: `Le të pyetet për këshillë në Abel e puna është e kryer`.
- 19 Unë jam për paqen e besnikëve të Izraelit, e ti po kërkon ta përmbysësh e ta rrënosh qytetin;nënë në Izrael. Pse po e përmbys trashëgimin e Zotit?
- 20 Joabi iu përgjigj: Larg qoftë, larg qoftë kjo gjë prej meje! Unë nuk dëshiroj të shuaj as të rrënoj.
- 21 Puna nuk qëndron kështu! Por është një njeri që quhet Sebë, biri i Bokriut, prej malit të Beniaminit, që ka çuar dorë kundër mbretit David: dorëzojeni vetëm atë, e unë do të largohem nga qyteti. Gruaja iu përgjigj Joabit: Ja, nëpër mur do të të lëshohet koka e tij.
- 22 Gruaja u kthye në qytet dhe i foli popullit me urtësi. Ata ia prenë kokën Sebës, birit të Bokriut, dhe e hodhën te Joabi. Joabi i ra borisë, u larguan nga qyteti dhe secili shkoi në tendën e vet, kurse Joabi u kthye në Jerusalem te mbreti.Zyrtarët e mëdhenj të Davidit
- 23 Joabi ishte në krye të mbarë ushtrisë së Izraelit. Banaja, biri i Jojadës, ishte në krye të keretëve e të feletëve.
- 24 Odonirami ishte në krye të punimeve. Jozafati, biri i Akiludit, ishte arkivist. Siva ishte skrib, kurse Sadoku dhe Abiatari ishin priftërinj.
- 25 Ira, Jairiti, edhe ai ishte prifti i Davidit.