Beselidhja e Vjeter2 i Samuelit: Luftërat e Davidit
- 1 Pas kësaj Davidi i mundi filistenjtë dhe i nënshtroi. Prej duarve të filistenjve Davidi mori Getin dhe qytetet e tija.
- 2 I mundi edhe moabët dhe i mati me litar duke i shtrirë për tokë: i mati dy litarë për t`i vrarë e një litar të plotë për t`i lënë në jetë. Kështu Moabi u bë skllav i nënshtruar për t`i paguar të dhjetat.
- 3 Davidi e mundi edhe Adadezerin, birin e Rohobit, mbretin e Sobës, kur doli për ta shtrirë sundimin e vet mbi lumin Eufrat.
- 4 Davidi i zuri robër lufte një mijë e shtatëqind kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Të gjithë kuajve të karrocave ua preu dizgoret; por prej tyre kurseu njëqind karroca.
- 5 Erdhën edhe sirianët e Damaskut për t`i ndihmuar Adadezerit, mbretit të Sobës, dhe Davidi vrau njëzet e dy mijë vetë prej sirianëve.
- 6 Davidi vuri qeveritarë në Sirinë e Damaskut dhe sirianët u bënë skllevër të Davidit dhe i paguanin të dhjetat.Çkado që ndërmerrte Davidi, Zoti i ndihmonte në të gjitha.
- 7 Davidi i mori armët e arta që i kishin ushtarët e Adadezerit dhe i solli në Jerusalem.
- 8 Po ashtu edhe prej Tebahut e prej Berotait, qytete të Adadezerit, mbreti David solli bronz me shumicë të madhe fort.
- 9 Kur dëgjoi mbreti i Ematit, Tou, se Davidi i kishte thyer të gjitha fuqitë e Adadezerit,
- 10 Tou e dërgoi birin e vet Adoramin te Davidi mbret, për t`i shprehur përgëzimet e tija e për t`i dhënë nder që kishte luftuar kundër Adadezerit dhe e kishte mundur, sepse Adadezeri ishte armik lufte i Tout. Adorami i solli enë të argjendta, enë të arta e enë të bronzta.
- 11 Edhe këto Davidi mbret ia kushtoi Zotit bashkë me arin e argjendin që ia kishte kushtuar më parë e që kishte marrë prej të gjithë popujve që i kishte nënshtruar:
- 12 prej sirianëve, moabëve, prej bijve të Amonit e filistenjve, prej amalekasve dhe prej duarve të Adadezerit, birit të Rohobit, mbretit të Sobës.
- 13 Davidi gjithashtu ia rriti vetes zërin edhe kur, ndërsa po kthehej ngadhënjimtar mbi Idumenë, i vrau tetëmbëdhjetë mijë vetë në luginën e Kripës.
- 14 Në Idumu00e9 caktoi qeveritarët: kështu mbarë Idumeja ra nën sundimin e Davidit.Çkado që ndërmerrte Davidi, Zoti i ndihmonte në të gjitha.Qeverisja e mbretërisë
- 15 Davidi mbretëronte mbi mbarë Izraelin. Vinte në zbatim të drejtën dhe drejtësinë kundrejt mbarë popullit të vet.
- 16 Joabi, biri i Sarvisë, ishte në krye të ushtrisë, kurse Jozafati, biri i Ahiludit, ditarmbajtës.
- 17 Sadoku, biri i Akitobit dhe Abiatari, biri i Akimelekut, ishin priftërinj, kurse sekretar ishte Sarajai.
- 18 Banaja, biri i Jojadës, sundonte keletët dhe feletët. Kurse bijtë e Davidit ishin priftërinj.