Beselidhja e Vjeter1 i Mbretërve: Zyrtarët e lartë të Salomonit
- 1 Mbreti Salomon ishte mbret mbi mbarë Izraelin.
- 2 Zyrtarët e tij të lartë ishin këta: Azaria, biri i Sadokut, ishte prift;
- 3 Elihorefi dhe Ahia, bijtë e Sisës, skribë; Jozafati, biri i Ahiludit, sekretar;
- 4 Banaja, biri i Jojadës, i parë mbi ushtrinë, kurse Sadoku e Abiatari, priftërinj;
- 5 Azaria i Natanit, në krye të qeveritarëve; Zabudi, biri i Natanit, prift dhe mik i mbretit;
- 6 kurse Ahisari, drejtor i oborrit mbretëror e Adonirami, biri i Abdës, përgjegjës i angarisë e i tatimeve.Qeveritarët e Salomonit
- 7 Salomoni kishte në mbarë Izraelin dymbë dhjetë qeveritarë, të cilët nozullonin mbretin dhe shtëpinë e tij: një muaj në vit secili prej tyre e pajiste mbretin me gjithçka kishte nevojë.
- 8 Dhe ja emrat e tyre:
- 9 Bendehari në Maces, në Salebim, në Betsames, në Elon e në Betanan;
- 10 Benhesedi në Arubot, atij i takonte Sokoja dhe mbarë toka Efer;
- 11 Benabinadabi, të cilit i përkiste mbarë krahina Dor; e kishte për grua Tafetin, bijën e Salomonit.
- 12 Bana, biri i Ahiludit, që sundonte Tanakun, Magedon dhe mbarë Betsanin, që është afër Sartanit, nën Jezrahelin, që nga Betsani e deri në Abelmehulë dhe deri përtej Jekmaamit;
- 13 Bengaberi në Ramot të Galaadit i kishte fshatrat Jair, të birit të Manaseut në Galaad: ai ishte në krye të mbarë krahinës Argob, që është në Basan: në krye të gjashëdhjetë qyteteve të mëdha e të rrethuara me mure dhe me shula bronzi;
- 14 Ahinadabi, biri i Ados, ishte i parë në Mahanaim;
- 15 Akimaasi në Neftali. Edhe ky kishte bijën e Salomonit, Basematën, për grua.
- 16 Baana, biri i Husiut, në Aser e në Baalot;
- 17 Jozafati, biri i Faruehut, në Isahar;
- 18 Semei, biri i Elës, në Beniamin;
- 19 Gaberi, biri i Uriut, në tokën e Galaadit, në tokën e Sehonit, mbretit të amorrenjve dhe të Ogut, mbretit të Basanit.Përkrye kësaj ishte edhe një qeveritar tjetër në Judë.
- 20 Juda e Izraeli ishin të panumërt, porsi rëra që është në bregun e detit me shumicë: hanin e pinin e gëzonin.