Beselidhja e Vjeter1 i Mbretërve: Ndërtimi i Tempullit
- 1 Të katërqind e tetëdhjetin vit pasi bijtë e Izraelit kishin dalë prej Egjiptit, të katërtin vit, në muajin Ziv;d. m. th. në muajin e dytë;të mbretërisë së Salomonit mbi Izraelin, Salomoni filloi të ndërtojë Shtëpinë për nder të Zotit.
- 2 Shtëpia që Salomoni mbret e ndërtoi për Zotin, ishte gjashtëdhjetë kute e gjatë, njëzet kute e gjerë e tridhjetë kute e lartë.
- 3 Përpara Tempullit ishte tremja e gjatë njëzet kute, sipas gjerësisë së Tempullit dhe ishte e gjerë dhjetë kute në ballë të Tempullit.
- 4 Në Tempull ndërtoi edhe dritaret me rrethore e me rrjetë hekuri.
- 5 Ndërtoi mbështetur për murin e Tempullit kate përreth murit të Shtëpisë, të sallonit të madh e të Dabirit.
- 6 Kati i poshtëm ishte i gjerë pesë kute, kati i mesëm gjashtë kute i gjerë, kati i tretë shtatë kute i gjerë; sepse e kishte bërë me shkallë gjithkund përjashta murit që traret të mos hynin në murin e Tempullit.
- 7 Tempulli u ndërtua me gurë të latuar e të bërë gati, kështu që derisa u ndërtua Tempulli, nuk u dëgjua çekan as daltë dhe asnjë vegël e hekurt në Tempull.
- 8 Hyrja në katin e parë ishte në anën e djathtë të Tempullit e me anë të shkallëve rrethore ngjitej në katin e mesëm e prej tij në të tretin.
- 9 Kështu e ndërtoi Tempullin dhe e kreu; atëherë e mbuloi me trarë e dërrasa cedri.
- 10 Ndërtoi edhe aneksin përreth tërë Tempullit. Ishte pesë kute i lartë dhe i lidhur me Tempull me anë të trarëve të cedrit.
- 11 Atëherë Salomonit i qe drejtuar fjala e Zotit. I tha:
- 12 Ti po e ndërton Tempullin... por, nëse ti do të ecësh sipas ligjeve të mia, nëse edhe do t` i zbatosh urdhërimet e mia e nëse do t`i mbash rregulloret e mia dhe nëse do të jetosh sipas tyre, unë do të përforcoj premtimin tim, që ia kam dhënë Davidit, babait tënd;
- 14 Kështu Salomoni e ndërtoi Tempullin dhe e kreu.
- 15 Atëherë i veshi përbrenda muret e Tempullit me dërrasa cedri; prej truallit të Tempullit e deri në majë të mureve dhe tavanet i mbuloi me dërrasa cedri përbrenda, kurse truallin e shtroi me dërrasa bredhi.
- 16 E punoi edhe perden dërrasash cedri njëzetkutësh në pjesën e sprasme të Tempullit me dërrasa cedri prej truallit e deri në tavan dhe e ndau këtë pjesë për Dabir d. m. th. Shenjtërore të shenjtëroreve.
- 17 Kurse vetë Tempulli, para saj, ishte dyzet kute i gjatë.
- 18 Në dërrasat e cedrit përbrenda Tempullit ishin të gdhendura gërsheta trëndafilash dhe boça të hapura lulesh. Të gjitha ishin të veshura me lëndë cedri dhe askund nuk shihej guri në mure.
- 19 Dabirin e punoi në mes të Shtëpisë, në pjesën e brendshme të fshehtë për ta vendosur në të Arkën e Besëlidhjes së Zotit.
- 20 Kishte gjatësi njëzet kute, gjerësi njëzet kute e lartësi njëzet kute. E veshi me ar të pastër. Para Dabirit punoi me dru cedri një lter.
- 21 Salomoni e veshi brendinë e shtëpisë me ar të pastër dhe para Dabirit vuri vargje të arta.
- 22 S`kishte asgjë në Tempull që të mos ishte e veshur me ar, po edhe krejt lteri i caktuar për Dabirin, ishte i veshur në ar.Kerubinët
- 23 Në Dabir i punoi dy kerubinë, prej druri të ullirit, të lartë dhjetë kute.
- 24 Njëri krah i kerubinit ishte i gjatë pesë kute dhe krahu tjetër i kerubinit ishte i gjatë pesë kute, d. m. th. dhjetë kute prej njërës majë të krahut deri në majën e krahut tjetër.
- 25 Dhjetë kutesh ishte edhe kerubini i dytë: të dy kerubinët kishin të njëjtën masë e të njëjtën trajtë.
- 26 Lartësia e njërit kerubin ishte dhjetë kutesh, po aq edhe e tjetrit.
- 27 Kerubinët i vendosi në mjedis të Tempullit në pjesën e brendshme. Kerubinët shtrinin krahët e vet, kështu që njëri krah i kerubinit të parë prekte njërën faqe të murit e krahu i kerubinit të dytë prekte faqen tjetër të murit, kurse krahët e tjerë në mes të Tempullit ndesheshin me njëri-tjetrin.
- 28 Edhe kerubinët i veshi me ar.
- 29 Muret e Tempullit i mbuloi me gdhendje figurash kerubinësh, palmash e lulesh të çelura gjithkund përreth, brenda dhe jashtë.
- 30 Me ar e mbuloi edhe shtrojën e Tempullit përfundi dhe përsipër.Dyert. Tremja
- 32 Në dy krahët prej druri të ullirit gdhendi kerubinë, palma e lule të çelura dhe i veshi me ar duke i mbuluar si kerubinët, ashtu edhe palmat me ar.
- 33 Po ashtu bëri edhe për hyrje në Tempull: e punoi derën prej druri të ullirit me prag e me ballëzina katërkëndëshe,
- 34 kurse dy krahët e derës ishin prej bredhit. Secili krah ishte i dyfishtë dhe hapej.
- 35 Gdhendi kerubinë, palma dhe boça të çelura lulesh dhe i veshi të gjitha me pllaka ari.
- 36 Pastaj e ndërtoi tremen përbrenda me tre rreshta gurësh të latuar e një rresht me trarë cedri.Datat
- 37 Në vitin e katërt, në muajin Ziv, iu vunë themelet e Shtëpisë së Zotit;
- 38 kurse në vitin e njëmbëdhjetë në muajin Bul;d. m. th. muaji i tetë;u krye Shtëpia në të gjitha pjesët e saja me gjithçka i duhej.Salomoni e ndërtoi për shtatë vjet.