Beselidhja e Vjeter1 i Mbretërve: Dëftim i ri hyjnor
- 1 Kur Salomoni kreu së ndërtuari Shtëpinë e Zotit, shtëpinë e mbretit e, pasi kreu së ndërtuari gjithçka kishte synuar të ndërtonte,
- 2 iu dëftua Zoti për së dyti, siç i ishte dëftuar në Gabaon.
- 3 E Zoti tha: Ta kam vështruar lutjen e kërkesën tënde që më ke drejtuar. E kam shuguruar Shtëpinë që ke ndërtuar për banesë të përhershme të Emrit tim. Sytë e mi dhe zemra ime do të jenë aty përgjithmonë.
- 4 Po edhe ti, nëse do të ecësh para meje, siç eci yt atë, Davidi, në thjeshtësi të zemrës e në drejtësi dhe, nëse do t` i zbatosh të gjitha ato që ti kam urdhëruar dhe, nëse do t`i mbash ligjet e mia dhe urdhërimet e mia,
- 5 unë do ta mbaj fronin e mbretërisë sate përgjith monë mbi Izrael, sikurse i kam premtuar atit twnd, Davidit, kur i kam thënë: `Kurrë nuk do të mungojë në fronin e Izraelit një ndër pasardhësit e tu`.
- 6 Por, në qoftë se më lini ju dhe bijtë tuaj duke mos me ndjekur dhe duke mos i mbajtur urdhërimet e mia e ligjet e mia, që jua kam urdhëruar, por do të shkoni e do t`i nderoni hyjnitë e tjera dhe do t`i adhuroni ato,
- 7 do të bëj të zhduket Izraeli prej sipërfaqes së tokës, që jua kam dhënë; po edhe Tempullin që e shugurova për nder të Emrit tim, do ta flak prej pranisë sime dhe Izraeli do të bëhet një emnesë dhe përrallë për mbarë popujt.
- 8 Kjo shtëpi do të bëhet gërmadhë! Kushdo që të kalojë nëpër të, do të çuditet e do të pëshpëritë dhe do të thotë: `Përse ia bëri Zoti kështu këtij vendi e kësaj Shtëpie`?
- 9 E do të përgjigjen: `Sepse e lanë Zotin, Hyjin e vet, që i pati nxjerrë etërit e tyre prej tokës së Egjiptit, dhe shkuan pas hyjnive të huaja e i adhuruan dhe i nderuan ato. Kjo është arsyeja që Zoti solli mbi ta gjithë këtë të keqe`.Këmbimi me Hiramin
- 10 Si kaluan njëzet vjet pasi Salomoni i kreu së ndërtuari dy shtëpitë, Shtëpinë e Zotit e pallatin mbretëror,
- 11 e meqenëse Hirami, mbreti i Tirit, i kishte dhënë Salominit lëndën e cedrit e të bredhit dhe ar aq sa kishte pasur nevojë,;atëherë edhe Salomoni i dha Hiramit njëzet qytete në Galile.
- 12 Hirami atëherë doli prej Tirit për t`i parë qytetet që i kishte dhënë Salomoni, por ato nuk i pëlqyen.
- 13 Atëherë tha: Po a këto janë qytetet që m`i dhe, or vëlla? Dhe i quajti ato qytete Toka Kabul deri në ditën e sotme.
- 14 Hirami i dërgoi mbretit njëqind e njëzet talenta ari.Angaritë për ndërtime
- 15 Ja, çfarë ishte lidhur me angarinë që mbreti Salomon e vuri për të ndërtuar Shtëpinë e Zotit, pallatin e vet, Milon, muret e Jerusalemit, Asorin, Magedon dhe Gazerin.
- 16 Faraoni, mbreti i Egjiptit, nisi luftën, pushtoi Gazerin, e dogji me zjarr dhe i vrau kananenjtë që jetonin në të. Qytetin ia dha për pajë vajzës së vet, gruas së Salomonit.
- 17 Kështu, pra, Salomoni ndërtoi Gazerin dhe Betoronin e Poshtëm,
- 18 Baalatin, Tamarin e shkretëtirës, në vend,
- 19 si dhe të gjitha qytetet;depo, qytetet për karroca lufte, për kalori që i përkisnin atij dhe gjithçka tjetër i pëlqente për të ndërtuar në Jerusalem, në Liban e në të gjitha tokat që i kishte nën pushtet.
- 20 Mbarë popullin që kishte mbetur prej amorrenjve, prej hetenjve, prej ferezenjve, prej hevenjve, prej jebusenjve, që nuk ishin prej bijve të Izraelit,
- 21 bijtë e tyre, që mbetën pas tyre në vend, d. m. th. ata që bijtë e Izraelit nuk arritën t`i shfarosnin, Salomoni i detyroi të punonin pa shpërblim si skllevër deri në ditën e sotme.
- 22 Kurse bijtë e Izraelit Salomoni nuk i ktheu në skllevër, por i kishte ushtarë, oborrtarë, prijës, armëmbajtës, prijës të karrocave të tija e të kalorësisë së tij.
- 23 Prijësit që ishin në krye të të gjitha punëve të Salomonit, ishin pesëqind e pesëdhjetë. Këta i urdhëronin popullit që ishte i detyruar të punonte.
- 24 Posa hyri bija e faraonit prej Qytetit të Davidit në pallatin e saj që i ndërtoi Salomoni, menjëherë Salomoni ndërtoi Melon.Shërbesa në Tempull
- 25 Tri herë në vit Salomoni kushtonte fli shkrumbimi dhe fli pajtimi në lter që kishte ndërtuar për nder të Zotit dhe digjte kem për nder të Zotit. Kështu e kreu Tempullin.3. SALOMONI DHE TREGTIASalomoni ndërton flotën detare
- 26 Mbreti Salomon ndërtoi edhe flotën në Asiongaber, që është afër Ailatit, në bregun e Detit të Kuq, në tokën e Idumesë.
- 27 Hirami i dërgoi shërbëtorët e vet në anije, njerëz të mësuar me detin bashkë me shërbëtorët e Salomonit.
- 28 Këta, kur erdhën në Ofir, i morën prej andej katërqind e njëzet talenta ar dhe ia sollën Salomonit mbret.Pasia e mbretëreshës së Sabës