Beselidhja e Vjeter2 i Mbretërve: Hyrje në mbretërimin e Jozisë në Jude
- 1 Jozia kishte tëtë vjet kur filloi të mbretërojë dhe në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e një vjet. Nëna e tij quhej Ididë. Ishte bija e Hadajës nga Bezekati.
- 2 Bëri ç`ishte e pëlqyshme para Zotit dhe e ndoqi pikë për pikë udhën e Davidit, babait të vet. Nuk iu shmang as djathtas as majtas.Zbulimi i librit të Ligjit
- 3 Në të tetëmbëdhjetin vit të mbretit Jozi, mbreti e dërgoi Safanin, birin e Aslisë, të birit të Mesulamit, sekretarin, në Tempullin e Zotit me këtë porosi:
- 4 Shko të kryeprifti Helci! Le t`i bëjë gati paratë e dhëna në Tempullin e Zotit, që i kanë mbledhur derëtarët prej popullit e
- 5 le t`u jepen kryepunëtorëve të caktuar përgjegjës për Shtëpinë e Zotit për t`i paguar ata që punojnë në përmirësimin e pjesëve të dëmtuara të Tempullit të Zotit,
- 6 d. m. th. marangozët, ndërtuesit, muratorët dhe për të blerë lëndë e gurë të latuar për të bërë meremetime në Tempull.
- 7 Por të mos u njehen paratë që të marrin, sepse punojnë me ndërgjegje.
- 8 Kryeprifti Helci i tha Safanit sekretar: E kam gjetur në Shtëpinë e Zotit Librin e Ligjit! Dhe Helcia ia dha Safanit librin. Safani e lexoi.
- 9 Sekretari Safan erdhi te mbreti dhe i tregoi për çfarë e kishte dërguar. I tha: Shërbëtorët e tu i kanë marrë paratë që kanë qenë në Tempull dhe ua dhanë ndërmarrësve të punimeve, përgjegjësve të Tempullit të Zotit.
- 10 Atëherë sekretari Safan e njoftoi mbretin e i tha: Helcia kryeprift më ka dhënë një libër. Safani filloi ta lexojë para mbretit.Këshillim me profeteshën Holdë
- 11 Mbreti, kur i dëgjoi fjalët e librit të Ligjit, i shqeu petkat e veta.
- 12 Atëherë i urdhëroi Helcisë prift, Ahikamit, birit të Safanit, Akoborit, birit të Mikës, Safanit sekretar dhe Azajës, shërbëtorit të mbretit, duke thënë:
- 13 Shkoni dhe pyeteni Zotin lidhur me mua, me popullin e me mbarë Judën, për fjalët e këtij libri që u gjet, sepse është ndezur kundër nesh hidhërimi i madh i Zotit për arsye se nuk i dëgjuan të parët tanë fjalët e këtij libri dhe nuk zbatuan gjithçka është shkruar për ne.
- 14 Shkuan, pra, Helcia prift, Ahikami, Akobori, Safani dhe Asaja te profetesha Holdë, gruaja e Selumit, birit të Tekuit, të birit të Haraasit, rojtarit të rrobave, e cila banonte në Jerusalem, në qytetin e ri. Ata folën me të
- 15 dhe ajo iu përgjigj: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Thuajini njeriut që ju dërgoi tek unë:
- 16 Kështu thotë Zoti: `Ja, unë do të çoj një fatkeqësi të madhe mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, do t`i plotësoj të gjitha fjalët e librit që lexon mbreti i Judës,
- 17 sepse më lanë mua e u flijuan hyjnive të huaja duke më fyer mua me të gjitha veprimet e tyre. Do të ndizet zemërimi im kundër këtij vendi dhe nuk do të shuhet.
- 18 Kurse mbretit të Judës, që ju ka dërguar për t`u këshilluar me Zotin, thuajini kështu: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Për arsye se i dëgjove fjalët e vëllimit
- 19 dhe se e ke zbutur zemrën e pse je përvujtëruar para Zotit kur ke dëgjuar çfarë kam thënë unë kundër këtij vendi e kundër banorëve të tij;se ky vend do të bëhet i shkretëruar e i mallkuar;dhe i shqeve petkat e tua e qave para meje, unë të dëgjova;thotë Zoti.
- 20 Për këtë arsye unë do të të bashkoj me etërit e tu; do të bashkohesh me ta në paqe në varrin tënd, që sytë e tu të mos i shohin të gjitha këto të këqija që do t`i sjell mbi këtë vend. Të dërguarit ia kthyen përgjigjen mbretit.