Beselidhja e Vjeter2 i Mbretërve: Hyrje në mbretërinë e Joakinit
- 1 Në kohën e tij erdhi Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, dhe Joakimi ra nën pushtetin e tij për tri vjet. Atëherë bëri kryengritje kundër tij.
- 2 Por Zoti çoi kundër tij çeta kaldenjsh, çeta sirianësh, çeta moabitësh e çeta amonësh.Zoti i dërgoi kundër Judës për ta shuar sipas fjalës së Zotit që e kishte folur me gojë të shërbëtorve të vet profetë.
- 3 E u bë kështu për shkak të hidhërimit të Zotit kundër Judës, sepse deshi ta fshijë prej pranisë së vet për shkak të mëkateve të Manaseut, për të gjitha ato që kishte bërë
- 4 dhe për shkak të gjakut të pafajshëm që derdhi dhe e mbushi Jerusalemin me gjak të të pafajshmëve. Kjo qe arsyeja që Zoti nuk deshi ta falë.
- 5 Veprat e tjera të Joakimit dhe gjithçka ndërmori, pse a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Judës? Joakimi pushoi me etërit e vet.
- 6 Mbret në vendin e tij u bë Joakini, biri i tij.
- 7 Mbreti i Egjiptit nuk doli më nga vendi i vet, sepse mbreti i Babilonit kishte pushtuar gjithçka kishte qenë në pushtetin e mbretit të Egjiptit prej përroit të Egjiptit e deri në lumin e Eufratit.Hyrje në mbretërinë e Joakinit /598/
- 8 Joakini kishte tëtëmbëdhjetë vjet kur u bë mbret dhe mbretëroi në Jerusalem tre muaj. Nëna e tij quhej Nestë. Ishte bija e Elnatanit prej Jerusalemit.
- 9 Bëri ç`është e keqe para syve të Zotit gjithë si kishte vepruar edhe i ati.Shpëgulja e parë me dhunë
- 10 Në atë kohë shërbëtorët e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, erdhën kundër Jerusalemit dhe e rrethuan qytetin.
- 11 Ndërsa shërbëtorët e tij po mbanin në rrethim qytetin, erdhi edhe vetë Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, kundër qytetit.
- 12 Atëherë Joakini, mbreti i Judës, doli te mbreti i Babilonisë, ai, nëna e tij, oborrtarët e tij, prijësit e tij dhe zyrtarët e tij. Mbreti i Babilonisë e zuri rob në të tetin vit të mbretërimit të vet.
- 13 Sipas fjalës së Zotit Nabukodonosori mori prej andej të gjithë thesaret e Shtëpisë së Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror, i theu të gjitha enët e arta që i kishte punuar Salomoni, mbreti i Izraelit, për Tempullin e Zotit.
- 14 E shpëguli me dhunë mbarë Jerusalemin, të gjithë krerët dhe të gjithë luftëtarët e fortë: dhjetë mijë vetë të humbur bashkë me farkëtarë e me marangozë; mbeti vetëm populli i varfër i vendit.
- 15 Po ashtu shpëguli me dhunë në Babilon edhe Joakinin, nënën e mbretit, gratë e mbretit, oborrtarët e tij, bujarët e vendit, të gjithë i treti në mërgim prej Jerusalemit në Babiloni.
- 16 Të gjithë njerëzit e aftë, rreth shtatë mijë, po ashtu edhe farkëtarë e marangozë rreth njëmijë, të gjithë luftëtarët: mbreti i Babilonisë i çoi robër në Babiloni.
- 17 Mbreti i Babilonisë e bëri mbret Mataninë në vend të tij. Ishte ungji i Joakinit. Matanisë ia ndërroi emrin dhe e quajti Sedeci.Hyrje në mbretërimin e Sedecisë në Judë /598-587/
- 18 Kur filloi të mbretërojë Sedecia, kishte njëzet e një vjet.Në Jerusalem mbretëroi njëmbëdhjetë vjet. Emri i nënës së tij ishte Amital. Ishte bija e Jeremisë prej Lobnës.
- 19 Bëri ç`është e keqe para syve të Zotit, gjithë si kishte bërë Joakimi.
- 20 Zoti vazhdonte të hidhërohej kundër Jerusalemit dhe kundër Judës derisa i largoi prej pranisë së vet.Sedecia pastaj bëri kryengritje kundër mbretit të Babilonisë.