Beselidhja e Vjeter2 i Mbretërve: Mbretëria e Joramit në Izrael
- 1 Jorami, biri i Akabit, u bë mbret mbi Izraelin në Samari në vitin e tetëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet.
- 2 Bëri të keqen në sytë e Zotit, por jo si i ati dhe e ëma, sepse e hoqi gurin e Baalit që kishte punuar i ati.
- 3 Porse prapë vazhdoi të qëndrojë e nuk u largua prej mëkatit të Jeroboamit, birit të Nabatit, i cili e bëri Izraelin të mëkatojë.Luftimi i izraelitëve dhe i judenjve kundër moabitëve
- 4 Meza, mbreti i moabitëve, ishte blegtor dhe, si tatim, i jepte mbretit të Izraelit njëqind mijë qengja dhe leshin e njëqind mijë deshve.
- 5 Por, kur vdiq mbreti Akab, mbreti i moabitëve u ngrit kundër mbretit të Izraelit.
- 6 Mu në atë kohë mbreti Joram doli prej Samarisë dhe kaloi nëpër mbarë Izraelin.
- 7 Atëherë u nis dhe çoi njerëz tek Jozafati, mbreti i Judës, me këto fjalë: Mbreti i Moabit më doli dore. A do të vish me mua në luftë kundër Moabit? Ai u përgjigj: Do të vij. Kush është imi, është yti, populli im, është populli yt, kuajt e mi, kuaj të tu.
- 8 E vazhdoi: Cilës rrugë do të ngjitemi? Ai iu përgjigj: Nëpër shkretëtirën e Idumesë.
- 9 Kështu, pra, u nisën mbreti i Izraelit, mbreti i Judës e mbreti i Edomit. Shtatë ditë u endën duke udhëtuar e nuk gjetën ujë as për ushtri as për bagëti që shkonin pas tyre.
- 10 Atëherë mbreti i Izraelit tha: Eheu! Zoti na bashkoi ne tre mbretërit për të na lëshuar në duar të moabitëve!
- 11 Jozafati pyeti: A ka këtu ndonjë profet të Zotit që përmes tij ta pyesim Zotin? Një prej shërbëtorëve të mbretit të Izraelit u përgjigj: Këtu është Elizeu, biri i Safatit, që i qiste Elisë profet ujë duarve.
- 12 Jozafati tha: Në të është fjala e Zotit. Shkuan tek ai mbreti i Izraelit, mbreti i Judës e mbreti i Edomit.
- 13 Por Elizeu i tha mbretit të Izraelit: Çka kemi të përbashkët unë e ti? Shko te profetët e tët eti dhe te profetët e sat ëme! Mbreti i Izraelit i tha: Jo! Vërtet i bashkoi Zoti këta tre mbretër për t`i lëshuar në dorë të Moabit?
- 14 Atëherë Elizeu i tha: Pasha jetën e Zotit të ushtrive, të cilit i shërbej, po të mos ishte nderimi që kam për Jozafatin, mbretin e Judës, ty s`do të të kisha pritur as s`do të të kisha shikuar me sy.
- 15 Tashti ma sillni një muzikë tar. Posa ia filloi muziktari të luajë në veglën muzikore, dora e Zotit zbriti mbi Elizeun.
- 16 I tha: Kështu thotë Zoti: Hapni sa më shumë gropa në këtë luginë.
- 17 Sepse kështu thotë Zoti: S`do të shihni as erë as shi e kjo luginë do të mbushet me ujë. Do të pini ju dhe bagëtitë e kafshët tuaja.
- 18 Por kjo s`është asgjë në sytë e Zotit: për më tepër Zoti do ta dorëzojë Moabin në duart tuaja.
- 19 Do t`i shpartalloni të gjitha kalatë, do t`i pushtoni të gjitha qytetet e rëndë sishme, do t`i prisni të gjitha pemët frutore, do t`i mbyllni të gjitha burimet dhe çdo arë të mirë do ta mbushni me gurë.
- 20 Kështu, pra, në kohën që paraqitet flia, ia behën ujërat prej anës së Edomit. Mbarë tokën e mbuloi uji.
- 21 Të gjithë moabitët, posa dëgjuan se kishin ardhur mbretërit për të luftuar kundër tyre, u bashkuan të gjithë ata që mund të ngjeshnin armët;të rinj e pleq;dhe iu ngjeshën kufijve.
- 22 Ditën e parë, kur u ngritën;posa kishte lindur dielli mbi ujërat, moabitët panë së kundrualli ujërat e kuqe si të ishin gjak
- 23 e thanë: Me siguri që qenka gjak! Paskan luftuar mbretërit kundër njëri-tjetrit e qenkan vrarë me shpatë! Ku e latë, o moabitë! Vraponi në plaçkë!
- 24 Por kur arritën në fushimin e Izraelit, mbarë Izraeli u sul kundër moabitëve që u kthyen shpinën e ikën. Izraelitët nuk iu ndanë, por i ndoqën moabitët e i vranë.
- 25 Ua rrënuan qytetet dhe arat e mira ua prishën duke hedhur secili gurë e duke i mbushur, ua mbyllën burimet e ujërave e ua prenë të gjitha pemët frutore. Kishin mbetur vetëm muret e Cirharesetit. Edhe atë e rrethuan bahetarët dhe e sulmuan.
- 26 E kur mbreti i Moabit pa se s`do të mund t`u qëndronte, mori me vete shtatëqind shpatëtarë për t`iu sulur mbretit të Edomit, por nuk ia dolën.
- 27 Atëherë e mori djalin e vet të parëli ndurin, që do të ishte trashëgimtari i tij, dhe mbi murin e qytetit e kushtoi fli shkrumbimi. Kjo gjë u shkaktoi aq neveri izraelitëve, saqë menjëherë u larguan prej andej e u kthyen në tokën e vet.