Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Davidi shugurohet mbret i Izraelit
- 1 Mbarë Izraeli u mblodh te Davidi në Hebron. I thanë: Jemi ashti dhe mishi yt!
- 2 Edhe më parë, kur ende mbretëronte Sauli, ishe ti ai që i drejtonte të gjitha lëvizjet e Izraelit. Sepse ty të tha Zoti, Hyji yt: `Ti do ta kullotësh Izraelin, popullin tim, dhe ti do të sundosh mbi ta`.
- 3 Erdhën, pra, të gjithë të parët e Izraelit te mbreti në Hebron, dhe aty Davidi bëri besëlidhje me ta në praninë e Zotit. E shuguruan Davidin mbret mbi Izraelin sipas fjalës së Zotit që e kishte folur me gojën e Samuelit.Pushtimi i Jerusalemit
- 4 Davidi atëherë u nis bashkë me mbarë Izraelin drejt Jerusalemit, që është Jebusi, në të cilin atëherë banonin jebusenjtë.
- 5 Banuesit e Jebusit i çuan fjalë Davidit: Ti s`do të hysh këtu. Por Davidi e pushtoi qytezën Sion, d. t. th. qytetin e Davidit.
- 6 Davidi tha: I pari që ta vrasë një jebusu00e9 do të bëhet prijës e kapiten. I pari u ngjit Joabi, biri i Sarvisë, dhe u bë prijës.
- 7 Atëherë Davidi nguli banesën në qytezë dhe për këtë arsye e quajti Qytet i Davidit.
- 8 E forcoi qytetin gjithkund përreth prej Melos gjithreth e rreth, kurse Joabi i përmirësoi pjesët e tjera të qytetit.
- 9 Davidi sa vinte e po rritej dhe Zoti i Ushtrive ishte me të.Trimat e Davidit
- 10 Këta janë trimat e trimave të Davidit të cilët, i ndihmuan atij që të bëhej mbret mbi mbarë Izraelin sipas fjalës së Zotit që ia kishte thënë Izraelit.
- 11 Ja, lista e trimave të Davidit:Jesbaami, biri i Hakamonit, djalë i Hakamonajve, prijës ndër të Tridhjetët: ky e lartësoi heshtën e vet mbi treqind vetë dhe i vrau njëherësh.
- 12 Pas tij Eleazari, biri i Dodos, Ahohitaj, që ishte njëri ndër Tre trimat.
- 13 Ky qe me Davidin në Afesdomim, kur filistenjtë u bashkuan për luftë në atë vend. Aty ishte një fushë plot me elb. Ushtria iku para filistenjve.
- 14 Ky qëndroi mes fushës dhe e mbrojti atë. I vrau filistenjtë dhe Zoti shënoi aty një fitore të madhërishme.
- 15 Tre prej të Tridhjetë prijësve zbritën një herë në çetën ku ishte Davidi, në shpellën Odolam, atëherë kur filistenjtë ishin fushuar në Rafaim.
- 16 Në atë kohë Davidi ndodhej në fortesë, kurse posta e filistenjve ishte në Betlehem.
- 17 Atëherë Davidi psherëtiu dhe tha: Oh, sikur të më jepte kush ujë prej ublës së Betlehemit, që është te dera e qytetit.
- 18 Prandaj këta të tre, kaluan përmes fushimeve të filistenjve dhe nxorën ujë prej ublës së Betlehemit, prej asaj që është te dera, dhe ia sollën Davidit të pijë. Por Davidi nuk deshi ta pijë; por e derdhi fli njomjeje për nder të Zotit
- 19 dhe tha: Mos e thëntë Hyji im ta bëj këtë! Ta pi gjakun e këtyre trimave, që me kokë në gërshërë për jetën e tyre ma sollën ujin! Për këtë arsye s`deshi ta pijë. Këtë trimëri e bënë këta tre trima të mëdhenj.
- 20 Po edhe Abisaji, vëllai i Joabit. Ishte kryetar i të tridhjetëve edhe ai e lartësoi heshtën e vet kundër treqind vetëve, dhe i vrau. Emërohej ndër Tre
- 21 dhe ngallinte ndër të tridhjetët me nder të dyfishtë dhe ishte i pari i tyre. Porse, prapëseprapë nuk arriti te të Tretë.
- 22 Banaja, biri i Jojadit, trim mbi trima, që bëri shumë vepra trimërie. Ishte prej Kabseelit. Ky i vrau dy trimat e Moabit dhe ky qe ai që zbriti dhe e vrau luanin në mes të shpellës në kohën e borës.
- 23 Po ky e vrau edhe atë egjiptianin, trupi i të cilit ishte pesë kute i lartë dhe e kishte shkopin e heshtës porsi shul tezgjahu. Ky iu afrua me thupër, ia mori prej dorës heshtën dhe e vrau me heshtën e tij.
- 24 Këto i bëri Banaja, biri i Jojadës dhe numërohej ndër Tre trimat e fortë,
- 25 i pari ndër të tridhjetët. Porse, prapëseprapë nuk arriti ndër të Tretët. Davidi e emëroi atë për kryetar të rojës së vet trupore.
- 26 Dhe ja trimat në ushtri:Asaeli, vëllai i Joabit, Elkanani, biri i Dodos, nga Betlehemi,
- 27 Samot Haroditi, Elika Haroditi Heles Faloniti,
- 28 Ira, biri i Akcesit Tekui, Abiezeri Anatoti,
- 29 Sobokaji Husati, Ilaji Ahohi,
- 30 Maharaji Netofatit, Heledi, biri i Baanës Netofatit,
- 31 Itaji, biri i Ribajit, nga Gabaa e bijve të Beniaminit, Banaja Faratonit,
- 32 Huraji nga përrenjtë e Gaasit, Abieli Arbataj,
- 33 Azmoti Bahurimaj, Eliaba Saalbonaj,
- 34 Azemi Gezonaj, Joatani, biri i Sageut Araraj,
- 35 Abiami, biri i Saharit Araraj, Elifali, biri i Urit,
- 36 Heferi Mekerataj, Ahia Felonaj,
- 37 Hesroja Karmelaj, Naaraji, biri i Azbajit,
- 38 Joeli, vëllai i Natanit, Mibahari, biri i Agarajit,
- 39 Seleku Amonaj, Naaraji Berotaj, armëmbartësi i Joabit, birit të Sarvisë,
- 40 Ira Jetreaj, Garebi Jetreaj,
- 41 Uria Heteaj, Zabadi, biri i Oholiut,
- 42 Adina, biri i Sizës Rubenaj, prijës iRubenajve dhe me të, tridhjetë vetë tjerë,
- 43 Hanani, biri i Maakës, Jozafati Matanaj,
- 44 Ozia Astarotaj, Sama e Jahieli, bijtë e Hotamit Aroeraj,
- 45 Jediheli, biri i Samriutdhe Joha, vëllai i tij, Tosataj,
- 46 Elieli Mahumaje Jeribaji dhe Josaja, bijtë e Elnaemit, e Jetma Moabaj,
- 47 Elieli, Obedi dhe Jasieli nga Soba.