Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Aleatët e parë të Davidit
- 1 Edhe këta erdhën te Davidi nëSiceleg kur ende ikte prej Saulit, birit të Cisit. Ishin trima të fortë dhe luftëtarë të zgjedhur,
- 2 mjeshtra të harkut dhe me të dy duart mund të qitnin gurë dhe të drejtonin shigjeta.Prej vëllezërve të Saulit, prej Benjaminajve:
- 3 Prijësi Ahiezeri dhe Joasi, bijtë e Samasë Gabaanaj, Jazieli e Faleti, bijtë e Azmotit, Baraha e Jehui Anatotaj,
- 4 Samajasi Gabaonaj, trim i fortë ndër të Tridhjetët dhe në krye të të Tridhjetëve.
- 5 Jeremia, Jehezieli, Johanani dhe Jozabadi Gaderonaj,
- 6 Eluzaji, Jerimuthi, Baalia, Samaria e Safatia Harufaj,
- 7 Elkana, Jesia, Azareeli, Joezeri, Jesbaami nga Karehimi,
- 8 Joela dhe Zabadia, bijtë e Jerohamit nga Gedori.
- 9 Po ashtu edhe prej Gadit kaluan në anë të Davidit, kur po fshihej në shkretëtirë, disa burra të fortë dhe luftëtarë të përmendur që mbanin shqyt e heshtë. Për kah duka ishin si luan e për kah shpejtësia si dhitë e egra të bjeshkëve.
- 10 Ezeri, prijës, Obdia, i dyti, Eliabi, i treti,
- 11 Masmana i katërti, Jeremia, i pesti,
- 12 Etthiu, i gjashti, Elieli, i shtati,
- 13 Johanani, i teti, Elzebadi, i nënti,
- 14 Jeremia, i dhjeti, Makbanaji, i njëmbëdhjeti.
- 15 Këta ishin prej bijve të Gadit, prijës ushtarakë: më i vogli ngadhënjente mbi njëqind e më i madhi mbi një mijë.
- 16 Këta janë ata që e kaluan Jordanin në muajin e parë, kur e kishte zakon të vërshonte mbi brigjet e veta, dhe i dëbuan të gjithë banuesit e luginave në lindje e në perëndim.
- 17 Erdhën edhe prej djemve të Beniaminit e të Judës në qytezën ku qëndronte Davidi.
- 18 Davidi u doli përpara dhe u tha: Nëse vini tek unë me qëllime paqësore për të më ndihmuar, jam gati të bashkohem me ju; por, nëse vini për të më tradhtuar e për të më vënë pritë në vend të kundërshtarëve të mi, pasi unë jam i pafajshëm, paftë Hyji i etërve tanë e gjykoftë!
- 19 Atëherë Shpirti i frymëzoi Amasajin prijësin ndër të Tridhjetëve, e tha:Të tutë jemi, o David, e me ty, o biri i Isait!Paqja, paqja me tye paqja me ndihmësit e tu:sepse ty të ndihmon Hyji yt!Davidi i pranoi dhe i bëri krerë togash.
- 20 Në anën e Davidit kaluan edhe disa prej fisit të Manaseut, kur Davidi po shkonte në luftë kundër Saulit me filistenj, por nuk luftoi bashkë me ta, sepse e kthyen prijësit e filistenjve pasi u këshilluan, me këto fjalë: Në dëm të kokës sonë ky do të kthehet te zotëria i tij Sauli.
- 21 Kështu, kur u kthye në Siceleg, prej Manaseut tek ai kaluan: Ednasi, Jozabadi, Jediheli, Mikaeli, Jozabadi, Eliu e Salatiu që ishin prijës të mijërave të Manaseut.
- 22 Këta iu bënë ndihmë Davidit kundër cubave. Njëmend të gjithë ishin burra të fortë dhe u bënë prijës në ushtri.
- 23 Por edhe dita-ditës vinin tek Davidi për t`i ndihmuar derisa u bë në numër aq i madh gadi si ushtria e Hyjit.Luftëtarët që e bënë mbret
- 24 Ky është numri i prijësve të ushtrisë që erdhën te Davidi kur ishte në Hebron për t`ia kaluar atij mbretërinë e Saulit sipas urdhrit të Zotit:
- 25 Prej bijve të Judës që mbanin shqyt e heshtë: gjashtë mijë e tetëqind të armatosur për luftë.
- 26 Prej bijve të Simonit, shtatë mijë e njëqind burra të fortë për luftë.
- 27 Prej bijve të Levit katër mijë e gjashtëqind;
- 28 po kështu edhe prijësi Jojada, prej barkut të Aronit, e bashkë me të tri mijë e shtatëqind vetë.
- 29 Gjithashtu edhe prijësi i ri Sadoku trim i trimave dhe familja e tij, njëzet e dy prijës.
- 30 Prej fisit të Beniaminit, vëllezërve të Saulit, tri mijë; shumica e të cilëve deri atëherë kishte qenë në shërbim të shtëpisë së Saulit.
- 31 Kurse prej bijve të Efraimit njëzet mijë e tetëqind, trima të fortë, njerëz të zgjedhur të familjes së tyre.
- 32 Prej gjysmës së fisit të Manaseut, tetëmbëdhjetë mijë, të caktuar me emër, për ta shpallur mbret Davidin.
- 33 Po ashtu edhe prej bijve të Isaharit, njerëz të ditur, që ishin të aftë për ta njohur kohën e për të mësuar se çfarë duhej të bënte Izraeli; dyqind prijës dhe të gjithë vëllezërit e tyre nën urdhrat e atyre.
- 34 Kurse prej Zabulonit, të aftë për luftë dhe të armatosur me të gjitha armët luftarake, erdhën pesëdhjetë mijë, për t`u bashkuar në ndihmë jo me zemër me zhibla.
- 35 Prej Neftaliut një mijë prijës dhe bashkë me ta të armatosur me shqyta e me heshta tridhjetë e shtatë mijë luftëtarë.
- 36 Prej Danit, të gatshëm për luftë, njëzet e tetë mijë e gjashtëqind.
- 37 Kurse prej Aserit dyzet mijë të aftë për luftë e të gatshëm për luftim.
- 38 Prej Transjordanit njëqind e njëzet mijë vetë, prej Rubenit, prej Gadit e prej gjysmës së fisit të Manaseut, burra të armatosur me çdo lloj armësh lufte.
- 39 Të gjithë këta burra luftëtarë të aftë për të luftuar, me zemër të çiltër erdhën në Hebron për ta bërë Davidin mbret mbi mbarë Izraelin; por edhe të gjithë izraelitët e tjerë ishin të mendimit që Davidi të bëhej mbret.
- 40 Qëndruan te Davidi tri ditë. Hëngrën e pinë sepse vëllezërit u kishin përgatitur gjithçka.
- 41 Por edhe ata, fqinjët e tyre më të afërt, që ishin përreth, prej Isaharit, Zabulonit e Neftaliut, kishin sjellë ushqime në gomarë, deve, mushka dhe qe: miell, bukëfike, rrush të thatë, verë, vaj, bagëti të trasha e të imëta me shumicë, sepse ishte gëzim në Izrael.