Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Fitoret e Davidit
- 1 Pas kësaj Davidi i goditi filistenjtë, i mposhti dhe prej duarve të filistenjve e mori Getin me pjesët përkatëse të tija,
- 2 i goditi edhe moabët dhe kështu edhe moabët u bënë skllevër të Davidit dhe i paguanin tatimet.
- 3 Davidi e mundi edhe Adadezerin, mbretin e Sobës, në Emat, atëherë kur doli ta shtrijë sundimin e vet deri në lumin Eufrat.
- 4 Kështu Davidi zuri rob një mijë karroca lufte, shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Ua preu leqet e këmbëve të gjithë kuajve të karrocave, me përjashtim të njëqind karrocave, të cilat i la për vete.
- 5 Arriti edhe Siri i Damaskut për t`i sjellë ndihmë Adadezerit, mbretit të Sobës; por edhe këtij Davidi ia goditi njëzet e dy mijë ushtarë
- 6 kështu Davidi vendosi një gaizon në Siri të Damaskut që edhe Siria t`i shërbente e t`i paguante tatime. Zoti i ndihmonte Davidit në gjithçka ndërmerrte.
- 7 Davidi i mori si pre lufte armët e arta të oficerëve të Adadezerit dhe i solli në Jerusalem.
- 8 Gjithashtu mori prej qyteteve të Adadezerit Tebahit e Hunit shumë bronz, me të cilin Salomoni e punoi detin e bronztë, shtyllat dhe enët e bronzta.
- 9 Kur Toui, mbreti i Ematit, mori vesh se Davidi e kishte mundur mbarë ushtrinë e Adadezerit, mbretit të Sobës,
- 10 e dërgoi Adoramin, djalin e vet te Davidi për ta përshëndetur e për t`i uruar se kishte luftuar dhe e kishte mundur Adadezerin, sepse Adadezeri kishte qenë armik i Touit.
- 11 Pastaj mbreti David të gjitha enët e arta, të argjendta e të bronzta ia kushtoi Zotit bashkë me argjendin dhe arin që i kishte rrëmbyer prej të gjithë popujve, si atë prej Idumesë, Moabit, bijve të Amonit si edhe atë prej filistenjve e amalekëve.
- 12 Abisaji, biri i Sarvisë, e mundi Edomin në Luginën e Kripës: vrau tetëmbëdhjetë mijë vetë
- 13 dhe e vendosi në Edom një gaizon që Idumeja t`i shërbente Davidit. Ngado që Davidi shkonte. Zoti e qiste fitues.Administrimi i mbretërisë
- 14 Davidi mbretëroi mbi mbarë Izraelin, vepronte me drejtësi dhe ia jepte të drejtat mbarë popullit të vet.
- 15 Joabi, biri i Sarvisë, ishte në krye të ushtrisë; Jozafati, biri i Ahiludit, ishte këshilltar.
- 16 Sadoku, biri i Ahitobit, dhe Akimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj e Suza ishte shkruesi.
- 17 Kurse Banaja, biri i Jojadës, ishte në krye të keretëve e të peletëve. Bijtë e Davidit, të parët afër mbretit.