Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Bijtë e Izraelit
- 1 Bijtë e Izraelit janë: Rubeni, Simoni, Levi, Juda, Isahari, Zabuloni,
- 2 Dani, Jozefi, Beniamini, Neftaliu, Gadi, Aseri.Pasardhësit e Judës
- 3 Bijtë e Judës janë: Heri, Onani e Sela. Këta të tre i lindën prej Kanaanës, bijës së Suehit. Heri, i parëlinduri i Judës, ishte i mbrapshtë në sytë e Zotit dhe prandaj Zoti e vrau.
- 4 Tamara, reja e tij, ia lindi Faresin dhe Zarën. Kështu, pra, gjithësej bijtë e Judës ishin pesë.
- 5 Bijtë e Faresit: Hesroni e Hamuli.
- 6 Bijtë e Zarës: Zamriu, Etani, Emani, Kalkoli dhe Darda: të gjithë së bashku pesë.
- 7 Bijtë e Harmiut: Ahari, që shkaktoi të këqia në Izrael sepse nuk e çoi në vend ngarkimin me mallkim.
- 8 Bijtë e Etanit: Azaria.Prejardhja e Davidit
- 9 Djemtë që i lindën Hesronit: Jerameeli, Rami e Kalubi.
- 10 Ramit i lindën: Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahasoni, princi i bijve të Judës.
- 11 Nahasonit i lindi Salma, prej të cilit lindi Boozi.
- 12 Boozit i lindi Obedi, prej të cilit lindi Isai.
- 13 Isaisë i lindi djali i parë Eliabi, djali i dytë Abinadabi, djali i tretë Samaaja,
- 14 djali i katërt Natanaeli, i pesti Radaji,
- 15 i gjashti Asomi, i shtati Davidi.
- 16 Motrat e tyre qenë: Sarvia e Abigaila. Bijtë e Sarvisë: Abisai, Joabi, Asaeli, tre.
- 17 Kurse Abigailës i lindi Amasa, baba i të cilit ishte Jetër Ismaheli.Kalebi
- 18 Kalebi, biri i Hesronit, pati fëmijë prej gruas së vet që quhej Azubë e prej saj i lindën: Jerioti, Jaseri, Sobabi e Ardoni.
- 19 Kur vdiq Azuba, Kalebi mori për grua Efratën, prej të cilës i lindi Huri.
- 20 Hurit i lindi Uriu, e Uriut i lindi Beseleeli.
- 21 Pastaj Hesroni u bashkua me bijën e Mahirit, babait të Galaadit; e mori për grua kur ai i kishte gjashtëdhjetë vjet. Prej saj i lindi Segubi.
- 22 Segubit i lindi Jairi, e ky pati njëzet e tri qytete në tokën e Galaadit.
- 23 Por Gesuri e Arami ua pushtuan atyre fshatrat e Jairit, Kanatin me fshatrat, gjashtëdhjetë qytete. Të gjitha këto i pushtuan bijtë e Mahirit, babait të Galaadit.
- 24 Kur vdiq Hesroni, Kalebi hyri tek Efrata, gruaja e babait të tij. Por Hesroni pati për grua edhe Abinë, prej të cilës i lindi Ashuri, babai i Tekuesë.Jerameeli
- 25 Të parëlindurit të Hesronit, Jerameelit, i lindën: i parëlinduri i tij Rami, Buna, Arani, Asomi e Ahia.
- 26 Jerameeli mori edhe një grua tjetër që quhej Atarë e kjo qe nëna e Onamit.
- 27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerameelit qenë: Moosi, Lamini e Ahari.
- 28 Onami pati këta djem: Semejin dhe Jadën. Kurse bijtë e Semejit janë: Nadabi e Abisuri.
- 29 Gruaja e Abisurit quhej Abiailë. Kjo i lindi Ahobanin dhe Molidin.
- 30 Kurse bijtë e Nadabit qenë: Saledi e Apfaimi. Por Saledi vdiq e nuk la fëmijë.
- 31 Apfaimi pati djalë Jesiun. Jesiut i lindi Sesani. Sesanit i lindi Oholai.
- 32 Bijtë e Jadës, vëllait të Semeit ishin: Jeteri e Jonatani. Por edhe Jeteri vdiq pa lënë fëmijë.
- 33 Jonatanit i lindën Faleti e Ziza. Këta qenë pasardhësit e Jerameelit.
- 34 Sesani nuk pati djem, por vetëm vajza. Kishte edhe një shërbëtor egjiptian me emër Jeraja.
- 35 Këtij ia dha vajzën e vet për grua prej së cilës i lindi Eteji.
- 36 Prej Etejit lindi Natani. Natanit i lindi Zabadi.
- 37 Zabadit i lindi Oflali, Oflalit i lindi Obedi.
- 38 Obedit i lindi Jehui, Jehuit i lindi Azaria.
- 39 Azarisë i lindi Helesi, Helesit i lindi Elasa.
- 40 Elasës i lindi Sisamoji, Sisamojit i lindi Selumi,
- 41 Selumit i lindi Ikamia. Ikamisë i lindi Elisama.Kalebi
- 42 Bijtë e Kalebit, të vëllait të Jerameelit: i parëlinduri i tij Mesa, baba i Zifit, dhe djali i tij Maresa, baba i Hebronit.
- 43 Kurse bijtë e Hebronit: Koreu, Tapfuai, Recemi e Sama.
- 44 Samës i lindi Rahami, babai i Jerkaamit, kurse Recemit i lindi Samaji.
- 45 Djali i Samajit: Maoni. Maoni është baba i Betsurit.
- 46 Kurse shemra e Kalebit, Efa, lindi: Haranin, Mosën e Gezezin. Haranit i lindi Gezezi.
- 47 Bijtë e Jahadajit: Regomi, Jotami, Gesani, Faleti, Efa e Saafi.
- 48 Maaka, konkubina e Kalebit, lindi Saberin e Taranën.
- 49 Saafa e lindi babanë e Madmenës, Suehin dhe babanë e Makbenës, si dhe babain e Gabaasë. Aksa qe bija e Kalebit.
- 50 Këta qenë bijtë e Kalebit.HuriBijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratës: Sobali, babai i Hariatëve,
- 51 Salma, babai i Betlehemit, Harifi, babai i Betgaderit.
- 52 Bijtë e Sobalit, babait të Hariatëve, Raaja, gjysma e Manahatëve
- 53 dhe vëllazëritë e hariatëve: jetrenjtë, futenjtë, sematenjtë e maserenjtë. Prej tyre rrjedhin saraitët e estaolitët.
- 54 Bijtë e Salmës: Betlehemi, Netofatasit, Atarotbetioabi dhe gjysma e Manahatëve prej Saraasë,
- 55 si dhe vëllezërit e Haraiatseferit që banojnë në Jabes: teratenjtë, simatenjtë dhe suhatenjtë. Këta janë cinenjtë, që rrjedhin nga Amati, babai i shtëpisë së Rekabit.