Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Pasardhësit e Levit
- 1 Bijtë e Levit: Gersoni, Kaati e Merariu.
- 2 Këta janë emrat e bijve të Gersonit: Lobniu e Semeji.
- 3 Bijtë e Kaatit: Amrami, Isaari, Hebroni e Ozieli.
- 4 Bijtë e Merariut: Moholiu e Musiu.Këto janë familjet e bijve të Levit sipas etërve të tyre:
- 5 Gersoni, biri i tij Lobniu, biri i Lobniut Jahati, biri i Jahatit Zama,
- 6 biri Zamës Joahi, biri i Joahit Adoja, biri i Ados Zara, biri i Zarës Jetraji.
- 7 Bijtë e Kaatit: biri i tij Aminadabi, biri i këtij Koreu, biri i këtij Asiri,
- 8 biri i këtij Elkana, biri i këtij Abiasafi, biri i këtij Asiri,
- 9 biri i këtij Tahati, biri i këtij Urieli, biri i këtij Ozia, biri i këtij Sauli.
- 10 Bijtë e Elkanës: Amasaji e Akimoti.
- 11 Biri i këtij Elkana, biri i këtij Sofaji, biri i këtij Nahati,
- 12 biri i këtij Eliabi, biri i këtij Jerohami, biri i këtij Elkana dhe biri i këtij Samueli.
- 13 Bijtë e Samuelit: Joeli i pari dhe Abija i dyti.
- 14 Bijtë e Merariut: Moholiu, biri i këtij Lobniu, biri i këtij Semeji, biri i këtij Oza,
- 15 biri i këtij Samaja, biri i këtij Hagija dhe biri i këtij Asaja.Këngëtarët
- 16 Ja ata të cilëve Davidi ua besoi detyrën e këndimit në Shtëpinë e Zotit që kur në të qe vendosur Arka.
- 17 Ata e ushtronin shërbesën e këndimit prej kur u vendosën këtu e në Tendën e Takimit para Banesës deri sa Salomoni e ndërtoi në Jerusalem Tempullin e Zotit. Shërbesën e vet e kryenin sipas rregullave të përcaktuara për ta.
- 18 Këta janë ata që e kryenin këtë shërbesë dhe djemtë e tyre: prej bijve të Kaatit: këngëtari Heman, biri i Joelit të Samuelit,
- 19 të Elkanës, të Jerohamit, të Elielit, të Tohuit,
- 20 të Sufit, të Elkanës, të Mahatit, të Amasajit,
- 21 të Elkanës, të Joelit, të Azarisë, të Sofonisë,
- 22 të Tahatit, të Asirit, të Abiasafit, të Koreut,
- 23 të Isaharit, të Kaatit, të Levit, të Izraelit.
- 24 Vëllai i tij Asafi, qëndronte në të djathtën e tij. Asafi ishte biri i Barakisë së Samajit,
- 25 të Mikaelit, të Basajës, të Melkisë,
- 26 të Atanajit, të Zarës së Adajës,
- 27 të Etanit, të Zamës, të Semejit,
- 28 të Jetit, të Gersonit, të Levit.
- 29 Bijtë e Merariut, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtën: Etani, biri i Kusiut, të Abdiut, të Malokut,
- 30 të Hasabisë, të Amasisë, të Helcisë,
- 31 të Amasait, të Boniut, të Somerit,
- 32 të Moholiut, të Musiut, të Merariut, të Levit.Levitët e tjerë
- 33 Vëllezërit e tyre, levitët, ishin të caktuar për të kryer çdo shërbesë në Banesën e Shtëpisë së Zotit.
- 34 Aroni dhe bijtë e tij i kushtonin mbi lter flitë e shkrumbimit dhe flitë e kemimit, përkujdeseshin për gjithçka kërkohet për Shenjëtëroren e shenjtëroreve, e kryenin ritin e pajtimit mbi Izraelin sipas rregulloreve që kishte urdhëruar shërbëtori i Hyjit, Moisiu.
- 35 Ja bijtë e Aronit: Eleazari, biri i tij, Fineesi biri i Eleazarit, Abisuehi biri i Fineesit,
- 36 Bokciu biri i Abisuehit, Oziu biri i Bokciut, Zarahia, biri i Oziut,
- 37 Merajoti i biri Zarahisë, Amaria biri i Merajotit, Akitobi biri Amarisë,
- 38 Sadoku biri i Akitobit, Akimaja i biri i Sadokut.Vendbanimet e bijve të Aronit
- 39 Këto janë vendbanimet e tyre sipas të dëbanishtave në krahinat e tyre: bijve të Aronit prej familjes së Kaatajve;sepse këtyre u ra shorti
- 40 u takoi Hebroni në tokat e Judës me kullotat që i ka përreth.
- 41 Fusha e qytetit dhe fshatrat i takuan Kalebit, birit të Jefoneut.
- 42 Bijve të Aronit ua dhanë qytetin e strehimit: Hebronin dhe Lebnën me rrethinat e tyre,
- 43 Jeterin dhe Estemon me rrethina, pastaj Helonin dhe Dabirin me rrethinat,
- 44 si edhe Asanin, Jetën, Betsamesin me rrethinat.
- 45 Kurse në fisin e Beniaminit: Gabaonin, Gabanë me rrethinat, Almatin me kullotat si edhe Anatotin me kullotat: gjithsejt trembë dhjetë qytete sipas familjeve të tyre.Vendbanimet e levitëve të tjerë
- 46 Bijve të tjerë të Kaatit sipas vëllazërive të tyre u dhanë prej fisit të Efraimit e prej fisit të Danit dhe prej gjysmës së fisit të Manaseut për pronë dhjetë qytete.
- 47 Bijve të Gersonit, sipas vëllazërive të tyre, u qenë dhënë prej fisit të Isaharit, prej fisit të Aserit, prej fisit të Neftaliut dhe prej fisit të Manaseut në Basan: trembëdhjetë qytete.
- 48 Kurse bijve të Merariut, sipas vëllazërive të tyre u dhanë prej fisit të Rubenit, prej fisit të Gadit e prej fisit të Zabulonit me short dymbëdhjetë qytete.
- 49 Kështu bijtë e Izraelit ua dhanë levitëve këto qytete me kullotat e tyre.
- 50 Prej fisit të bijve të Judës, prej fisit të bijve të Simonit dhe prej fisit të bijve të Beniaminit ua dhanë me short këto qytete të përmendura me emër.
- 51 Bijve të tjerë të Kaatit u qenë dhënë qytetet në territorin e fisit të Efraimit.
- 52 U qe dhënë si qytet strehimi: Sikemi me kullotat e tija në malin e Efraimit edhe Gazeri me kullotat e tija,
- 53 Jekmaami me kullotat, po ashtu edhe Betoroni.
- 54 Po ashtu edhe Ajaloni me kullotat dhe gjithashtu edhe Getremoni.
- 55 Kurse prej gjysmës së fisit të Manaseut: Tanaku me kullotat, dhe Jeblaami me kullotat e tija u qenë dhënë vëllazërive të bijve tjerë të Kaatit.
- 56 Kurse bijve të Gersonit, sipas vëllazërive të tyre, u qe dhënë: prej gjysmës së fisit të Manaseut: Gauloni në Basan me kullotat dhe Astaroti me kullotat.
- 57 Prej fisit të Isaharit: Cedesi me kullotat, Dabereti me kullotat,
- 58 Ramoti me kullotat si dhe Anemi me kullotat.
- 59 Kurse prej fisit të Aserit: Masali me kullotat, po ashtu edhe Abdoni,
- 60 Hukoku me rrethinën dhe Rohobi me kullotat.
- 61 Kurse prej fisit të Neftaliut: Cedesi në Galile me kullotat, Hamoni me kullotat dhe Kariathaimi me kullotat.
- 62 Të tjerëve, bijve të Merariut, u qe dhënë prej fisit të Zabulonit: Remonoja me kullotat, dhe Tabori me kullotat.
- 63 Përtej Jordanit, përballë Jerihonit, në lindje të Jordanit, u dhanë nga toka e fisit të Rubenit: Bosorit në shkretëtirë, me kullotat, Jasa me kullotat,
- 64 Kademoti e rrethinat e tija dhe Mefaati me kullotat e tija.
- 65 Kurse prej fisit të Gadit: Ramoti në Galaad me kullotat, Mahanaimi me kullotat,
- 66 Heseboni me kullotat dhe Jazeri me kullotat.