Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Isahari
- 1 Bijtë e Isaharit: Tola, Fuai, Jasubi e Samaroni: katër.
- 2 Bijtë e Tolës: Oziu, Rafajai, Jerijeli, Jemaji, Jebsemi e Samueli: prijësit e familjeve të Tolës, trima të vlefshëm. Në regjistrimin në kohën e Davidit numri i tyre ishte njëzet e dy mijë e gjashtëqind, sipas breznive të tyre.
- 3 Bijtë Oziut: Izrahia, prej të cilit lindën: Mikaeli, Obadia, Joeli, Jesia, pesë, të gjithë prijës.
- 4 Sipas regjistrimit të kryer sipas familjeve, kishin tridhjetë e gjashtë mijë vetë në trupat e tyre të armatosura për luftë, sepse kishin shumë gra e fëmijë.
- 5 Vëllezërit e tyre ndër të gjitha vëllazëritë e Isaharit numëroheshin burra të fortë për luftë tetëdhjetë e shtatë mijë.Beniamini
- 6 Bijtë e Beniaminit: Bela, Bohori e Jadiheli, tre.
- 7 Bijtë e Belës: Esboni, Oziu, Ozieli, Jerimoti e Uraji, pesë prijës të familjeve dhe trima shumë të fortë për luftë. Ishin të regjistruar njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër.
- 8 Bijtë e Bohorit: Zamira, Joasi, Eliezeri, Elioenaji, Amriu, Jerimoti, Abia, Anatoti dhe Almati: të gjithë bijtë e Bohorit.
- 9 Në regjistrimin e pjesëtarëve të këtyre prijësve të familjeve ishin: njëzet mijë e dyqind trima të fortë për luftë.
- 10 Bijtë e Jadihelit: Balani. Bijtë e Balanit: Jehusi, Beniamini, Aodi, Kanana, Zetani, Tarsisi dhe Ahisahari.
- 11 Të gjithë këta ishin bijtë e Jadihelit, prijës të vëllazërive të veta, shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind burra shumë të fortë për luftë, të gjithë të aftë për të luftuar.
- 12 Ishin edhe Sufami e Hufami, bijtë e Hirit; Hasimi biri i Aherit.Neftaliu
- 13 Bijtë e Neftaliut: Jasieli, Guniu, Jeseri e Selumi. Bij të Bilhës.Manaseu
- 14 Biri i Manaseut: Esrieli. Këtë ia lindi konkubina e tij siriane. Kjo i lindi edhe Mahirin, babain e Galaadit.
- 15 Mahiri mori grua prej Hufamit e Sufamit. E kishte edhe motrën që quhej Maakë. Emri i djalit të dytë ishte Salfaad. Salfaadit i lindën vajza.
- 16 Gruaja e Mahirit, Maaka, lindi djalë, të cilin e quajti Fares, kurse vëllai i tij quhej Sares ndërsa djemtë e këtij quheshin: Ulam e Recem.
- 17 Biri i Ulamit: Badani. Këta janë bijtë e Galaadit, të birit të Mahirit, të birit të Manaseut.
- 18 Motra e tij Amalekteti i lindi Isodin, Abiezerin e Moholën.
- 19 Kurse bijtë e Semidës ishin: Ahini, Sekemi, Leciu e Aniami.Efraimi
- 20 Bijtë e Efraimit: Sutala, Baredi biri i tij, Tahati biri i tij, Elada biri i tij, Tahati biri i tij,
- 21 biri i këtij Zabadi, biri i këtij Sutala, biri i këtij Ezeri e Eladi. Këta i vranë njerëzit vendas të Getit, sepse patën zbritur për t`ua pushtuar pronat.
- 22 Këndej edhe babai i tyre Efraimi mbajti zi gjatë për ta ndërsa vëllezërit i vinin për ta ngushëlluar.
- 23 Efraimi hyri te gruaja e vet e kjo ngjizi dhe e lindi djalin të cilin e quajti Berijë, sepse lindi në mjerimin e familjes së tij.
- 24 Vajza e tij ishte Sara. Kjo e ndërtoi Betoronin e Poshtëm e të Sipërm dhe Ozensarën.
- 25 Pastaj djali i tij Rafa e Resefi, dhe Taleu, biri i tij, prej të cilit lindi Taani,
- 26 të cilit i lindi Laadani. Po edhe djalit të këtij Amiudit i lindi Elisama,
- 27 prej të cilit lindi Nuni, që e pati djalë Jozuehun.
- 28 Prona dhe vendbanimet e tyre ishin: Beteli me pjesët përkatëse të tija, në lindje Norani, në anën e perëndimit Gazeri me pjesët përkatëse, po ashtu edhe Sikemi me pjesët përkatëse deri tek Haji me pjesët përkatëse.
- 29 Ishin edhe prona të bijve të Manaseut: Betsani me pjesët përkatëse, Tanaku me pjesët përkatëse, Magedoja me pjesët përkatëse, Dori me pjesët përkatëse. Në këto vende jetonin bijtë e Jozefit të birit të Izraelit.Aseri
- 30 Bijtë e Aserit: Jemna, Jesua, Isuji e Beria dhe motra e tyre Sara.
- 31 Bijtë e Berisë: Heberi e Melkieli që është baba i Barzaitit.
- 32 Heberit i lindën: Jeflati, Someri, Hotami dhe Suaja, motra e tyre.
- 33 Bijtë e Jeflatit: Foseku, Bamaali e Asoti: këta ishin bijtë e Jeflatit.
- 34 Kurse bijtë e vëllait të tij, Somerit ishin: Roaga, Haba, Arami.
- 35 Bijtë e Hotamit, të vëllait: Sufa, Jemna, Selesi e Amali.
- 36 Bijtë e Sufës: Suehi, Haaferi, Suali, Beriu, Jamra,
- 37 Bosori, Odi, Sama, Salusa, Jetrani dhe Beera.
- 38 Bijtë e Jeterit: Jefoneu, Fasfa, e Ara.
- 39 E bijtë e Olës: Areeu, Hanieli e Resia.
- 40 Të gjithë këta ishin bijtë e Aserit, prijës të familjeve, burra të zgjedhur e të fortë, krerë mes princërve. Numri i atyre që ishin të shkruar në ushtri për të luftuar ishte njëzet e gjashtë mijë vetë.