Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Davidi në Jerusalem. Pallati i tij dhe fëmijët e tij
- 1 Hirami, mbreti i Tirit, dërgoi te Davidi lajmëtarë, lëndë cedri, muratorë e marangozë për t`ia ndërtuar shtëpinë.
- 2 Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte përforcuar si mbret mbi Izraelin dhe se e kishte lartësuar mbretërinë e tij prej dashurisë ndaj popullit të vet, Izraelit.
- 3 Davidi në Jerusalem mori edhe gra të tjera dhe i lindën edhe të tjerë bij e bija.
- 4 Ja emrat e atyre që lindën në Jerusalem:Samuai, Sobabi, Natani, Salomoni,
- 5 Jebahari, Elisuai, Elifaleti,
- 6 Noga, Nafegu, Jafiai,
- 7 Elisama, Baaliada dhe Elifaleti.Fitorja mbi filistenj
- 8 Kur filistenjtë e morën vesh se Davidi kishte qenë shuguruar mbret mbi mbarë Izraelin, u çuan të gjithë kundër tij për ta zënë. Po edhe Davidi, kur e mori vesh, u doli përpara.
- 9 Filistenjtë kur erdhën u shpëdanë në luginën Rafaim.
- 10 Atëherë Davidi kërkoi këshillë prej Hyjit. Pyeti: A të dal në luftë kundër filistenjve dhe a do të m`i lëshosh në dorë? Zoti iu përgjigj: Bjeru e unë do t`i lëshoj në dorë.
- 11 Ata dolën në Baalfarasim. Aty Davidi i mundi dhe tha:Hyji i përshkoi me dorën time armiqtë e mi siç përshkohen ujërat. Prandaj ai vend u quajt Baalfarasim /d. m. th. Zoti i përshkimeve/.
- 12 Filistenjtë i lanë aty zotat e tyre, të cilët Davidi dha urdhër të digjen.
- 13 Edhe një herë tjetër filistenjtë u sulën dhe u shpëdanë në luginë.
- 14 Davidi përsëri e pyeti për këshillë Hyjin dhe Hyji i tha: Mos i ndiq pas. Rrethoji e sulu kundër tyre ballë për ballë prej pas vidhave.
- 15 Kur të dëgjosh shushuritjen e atij që ecën majave të lëndëve të vidhave, atëherë sulu në luftë: sepse Hyji ka dalë para teje, që t`i shpartallosh taborret e filistenjve.
- 16 Davidi bëri si i kishte urdhëruar Hyji dhe i shpartalloi taborret e filistenjve prej Gabaonit deri në Gazer.
- 17 Dhe u përhap emri i Davidit në të gjitha krahinat e Zoti ua futi frikën e tij mbarë popujve.