Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Luftërat kundër filistenjve
- 1 Në fillim të vitit të mëvonshëm, në kohën kur mbretërit e kanë zakon të dalin në luftë, Joabi e mori pjesën më të fortë të ushtrisë dhe i ra ta shkretojë tokën e amonëve. Shkoi dhe e rrethoi Rabën. Davidi qëndronte në Jerusalem kur Joabi e goditi dhe e rrafshoi Rabën.
- 2 Atëherë Davidi, mbretit të tyre Melkomit ia hoqi prej kokës kezën dhe e pa se ishte e rëndë një talent ari dhe në të ishte edhe një gur i paçmueshëm. Davidi e vuri në kokë të vet. Mori edhe një pru00e9 tejet të madhe prej qytetit.
- 3 Popullsinë e atij qyteti e nxori jashtë dhe i dënoi të punojnë me sharra, me capa e me sakica. Kështu ua bëri Davidi të gjitha qyteteve të bijve të Amonit. Atëherë u kthye me ushtrinë e vet në Jerusalem.Luftërat kundër filistenjve
- 4 Pas kësaj plasi lufta kundër filistenjve në Gazer, në të cilën Sobokaji nga Kusa e vrau Safajin prej fisit Rafaim dhe i nënshtroi.
- 5 U bë edhe një luftë tjetër kundër filistenjve, në të cilën Elkanani, biri i Jairit, e vrau Lahmiun, vëllanë e Goliatit Getu00e9, dorëza e heshtës së të cilit ishte porsi shuli i tezgjahut.
- 6 Edhe një tjetër luftë ndodhi në Get, në të cilin ishte një njeri shumë truplartë dhe kishte nga gjashtë gishtrinj, d. m. th. të gjithë së bashku njëzet e katër. Edhe ky ishte prej fisit Rafa.
- 7 Ky e shau Izraelin dhe prandaj e vrau Jonatani, biri i Samasë, vëllait të Davidit. Këta janë bijtë e Rafës në Get, që qenë vrarë prej dorës së Davidit e të shërbëtorëve të tij.