Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Lufta me Izraelin
- 1 Porse në vitin e tridhjetegjashtë të mbretërimit të Asës, Baasa, mbreti i Izraelit, e sulmoi Judenë. E rrethoi me mure Ramën që askush të mos mundë të hynte e të dilte në mbretërinë e Asës.
- 2 Atëherë Asa nxori prej thesarit të Shtëpisë së Zotit e të pallatit mbretëror argjend e ar dhe ia dërgoi Benadadit, mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, me këtë porosi:
- 3 Besabesë ndërmjet meje e teje siç ishte ndërmjet tim atit dhe babait tënd! Për këtë arsye po të dërgoj argjend e ar që ta këputësh besëlidhjen që e ke me Baasën, mbretin e Izraelit, për ta shtrënguar të më hiqet qafe.
- 4 Benadadi e dëgjoi mbretin Asë dhe i dërgoi prijësit e ushtrive të veta në qytetet e Izraelit. Këta e goditën Ahionin, Danin, Abelmaimin dhe të gjitha qytetet drithnike të Neftaliut.
- 5 Kur e mori vesh këtë Baasa, pushoi së ndërtuari Ramën dhe i ndërpreu punimet e veta.
- 6 Atëherë mbreti Asa e bashkoi mbarë Judën, mori gurë e lëndë, me të cilët Baasa e kishte ndërtuar Ramën dhe me to e ndërtoi Gabanë dhe Masfën.
- 7 Në ato ditë tek mbreti i Judës Asa, shkoi Hananiu profet dhe i tha: Pasi e mbështete besimin tënd në mbretin e Sirisë e jo në Zotin, Hyjin tënd, këndej edhe ushtria e Sirisë doli prej dorës sate.
- 8 Vallë, etiopët e libianët a nuk ishin ushtri e madhe me karroca lufte, me kalorësi e me shumë jashtëzakonisht të madhe, të cilët, pse e kishe vënë besimin në Zotin, a nuk i lëshoi në dorën tënde?
- 9 Sytë e Zotit vërejnë mbarë tokën dhe u japin fuqi atyre që me zemër të çiltër besojnë në Të. Prandaj në këtë rast ke vepruar si i marrë dhe prej tani do të ngrihen luftëra kundër teje.
- 10 Atëherë Asa u hidhërua kundër profetit dhe urdhëroi të vihen në pranga, sepse u hidhërua në të për së forti për shkak të këtyre fjalëve. Aso kohe Asa mori masa të ashpra kundër një pjese të popullit.Fundi i mbretërimit të Asës
- 11 Historia e Asës, prej fillimit e deri në mbarim, është e shkruar në Librin e Mbretërve të Judës e të Izraelit.
- 12 Asa në vitin e tridhjetenëntë të mbretërimit të vet u sëmur nga një lëngatë tejet e rëndë e këmbëve. As i sëmurë nuk e këroi Zotin, por më tepër e mbështeti besimin e vet në mjeshtrinë e mjekëve.
- 13 Asa fjeti me etërit e vet e, në vitin e dyzetenjëtë të mbretërimit të vet, vdiq.
- 14 E varrosën në varrin e tij që e kishte hapur për vete në Qytetin e Davidit. E vendosën mbi shtrat plot me erëra të mira dhe me vajëra të ndryshëm të përgatitur me mjeshtrinë e erëbërësit. Në salikimin e tij bënë një djegie të tillë të mrekullueshmeve.