Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Fuqia e Jozafatit
- 1 Në vend të tij u bë mbret Jozafati, biri i tij. Ky e përforcoi pushtetin e vet kundër Izraelit.
- 2 I dërgoi ushtarët e vet në të gjitha qytezat e Judës që ishin të rrethuara me mure. Caktoi edhe gaizone në tokën e Judës dhe në qytetet e Efraimit që i pushtoi babai i tij, Asa.Kujdesi i tij për Ligjin
- 3 Zoti qe me Jozafatin, sepse sjellja e tij ishte si sjellja e babait të tij në fillim dhe nuk shpresonte në Baalën,
- 4 por në Hyjin e babait të vet dhe jetoi sipas urdhërave të tij e jo në mëkate si bijtë e Izraelit.
- 5 Zoti e bëri të fortë mbretërinë e tij. Mbarë Juda i sillte dhurata Jozafatit dhe kështu fitoi pasuri të madhe e lavdi të shquar.
- 6 Zemra e tij bëhej përherë e më e guximshme për të ecur udhëve të Zotit dhe kështu i zhduki në Judë lartësirat dhe banirët.
- 7 Në vitin e tretë të mbretërimit të vet i dërgoi prijësit e vet Benhailin, Obdinë, Zakarinë, Natanaelin e Mikenë që të jepnin mësim në qytetet e Judës.
- 8 Me ta ishin edhe levitët Semeja, Natania, Zabadia, Asaeli dhe Semiramoti, Jonatani, Adonia e Tobia, me ta ishin edhe priftërinjtë Elisama e Jorami.
- 9 Ata zunë të japin mësim nëpër Judë e për doracak e kishin Librin e Ligjit të Zotit. Këta i qarkullonin të gjitha qytetet e Judës dhe e mësonin popullin.
- 10 Kështu frika e Zotit i kishte pushtuar të gjitha mbretëritë e dheut, që ishin përreth Judesë dhe nuk kishin guxim të bënin luftë kundër Jozafatit.
- 11 Po edhe filistinët i paguanin Jozafatit tatime dhe taksa në të holla. Kështu edhe arabët i sillnin bagëti të imëta: shtatë mijë e shtatëqind desh dhe po aq cjepër.
- 12 Kështu Jozafatit dita-ditës i rritej pushteti sa që u bë shumë i madh. Në Judu00e9 ndërtoi qyteza dhe qytete drithnike.Ushtria
- 13 Kishte nozullime të begatshme në qytetet e Judës. Kishte shumë trima të fortë luftëtarë në Jerusalem.
- 14 Dhe, ja, njësitë sipas vëllazërive: në Judë, prijësit e ushtrisë: Prijësi Ednas dhe me të treqind mijë luftëtarë.
- 15 Për krah tij prijësi Johanan dhe me të dyqind e tetëdhjetë mijë.
- 16 Përsëri për krah të këtij Amasia, biri i Zekriut, i shuguruari i Zotit, dhe me të dyqind mijë trima të zgjedhur.
- 17 Prej Beniaminit burrakoçi për luftë, Eliada, e me të dyqind mijë burra të armatosur me harqe e me shqyta.
- 18 Për krah tij Jozabadi e me të njëqind e tetëdhjetë mijë të gatshëm për luftë.
- 19 Këta ishin drejtpërdrejt nën shërbimin e mbretit pa i numëruar ata të tjerët që i kishte vendosur në qytezat e fortifikuara kudo në Judë.