Beselidhja e VjeterEsdra: Ripërtëritja e shërbesës hyjnore
- 1 Kur erdhi muaji i shtatë;bijtë e Izraelit ishin vendosur më në qytetet e veta;u bashkua i tërë populli si një njeri i vetëm në Jerusalem.
- 2 Atëherë u çua Jezua, biri i Jozedekut, vëllezërit e tij priftërinj edhe Zorobabeli, biri i Salatielit, si dhe vëllezërit e tij, dhe e ndërtuan lterin e Hyjit të Izraelit, për t`i kushtuar në të flitë e shkrumbimit shkruante në Ligjin e Moisiut, njeriut të Hyjit.
- 3 E vendosën lterin në vendin e vet të mëparshëm;megjithëse të frikësuar nga popullsia e vendit përreth;dhe flijuan mbi të flinë e shkrumbimit në mëngjes dhe për nder të Zotit.
- 4 E kremtuan festën e Tendave siç është urdhëruar: me aq fli shkrumbimi sa është paraparë për çdo ditë
- 5 përveç flisë së përhershme të shkrumbimit dhe asaj për hënën e re, si dhe për të gjitha të kremtet e shuguruara Zotit.
- 6 Prej ditës së parë të muajit të shtatë filluan ta kushtojnë flinë e shkrumbimit për nder të Zotit, edhe pse Tempullit të Hyjit ende nuk i ishin vënë themelet.
- 7 Atëherë u dhanë para gurgdhendësve e marangozëve. Sidonëve e tirasve u dhanë ushqim, e pije dhe vaj që të sillnin lëndë cedri nga Libani në detin e Jopës sipas fuqizimit që ua kishte dhënë Kiri, mbreti i Persisë.
- 8 Në vitin e dytë pas ardhjes së tyre në Tempullin e Hyjit në Jerusalem, në muajin e dytë, filluan Zorobabeli, i biri i Salatielit, Jezuai, biri i Josedekut, edhe vëllezërit e tjerë të tyre, priftërinj e levitë dhe të gjithë ata që ishin kthyer nga robëria në Jerusalem, filluan të ndërtojnë dhe i caktuan levitët e moshës prej njëzet vjetësh e lart që t`i drejtojnë punimet e Tempullit të Zotit.
- 9 Atëherë Jezua me bijtë e tij e me vëllezërit e tij Kadmihelin, Binujin e Odovin u caktuan që, si një njeri i vetëm, t`i drejtojnë punëtorët që e ndërtonin Tempullin e Hyjit. Po ashtu edhe bijtë e Henadadit me bijtë dhe vëllezërit e tyre levitë.
- 10 Kur ndërtuesit i hodhën themelet e Tempullit të Hyjit, erdhën priftërinjtë, të veshur me petka priftërore e me bori, pastaj levitët, bijtë e Asafit, me cetra, për t`i dhënë lavdi Hyjit sipas urdhrit që ka dhënë Davidi, mbreti i Izraelit.
- 11 I këndonin Zotit këngë lavdie dhe falenderimi: Sepse është i mirë, sepse e amshueshme është dashuria e tij ndaj Izraelit. Po ashtu edhe mbarë populli brohoriste me zë të lartë dhe e lavdëronte Hyjin për vënien e themeleve të Tempullit të Zotit.
- 12 Po ashtu edhe shumë pleq prej priftërinjve, levitëve e krerëve të familjeve që me sytë e vet e kishin parë tempullin e mëparshëm, dënesnin me zë të lartë; shumë të tjerë, duke e lartësuar zërin, brohorisnin plot gëzim.
- 13 Askush s`ishte në gjendje ta dallonte britmën e brohoritjes së gëzimit prej vajit të popullit, sepse populli brohoriste me zë të lartë e britma dëgjohej larg.