Beselidhja e VjeterNehemia: Zotimet me shkrim të bashkësisë
- 1 Për shkak të të gjitha këtyre, ne po e lidhim besën dhe po e shënojmë më shkrim. E shënojnë prijësit tanë, levitët tanë dhe priftërinjtë tanë.
- 2 Nënshkruesit qenë:Qeveritari Nehemia, biri i Hakelajit, e Sedecia,
- 3 Saraja, Azaria, Jeremia,
- 4 Feshuri, Amaria, Melkia,
- 5 Hatusi, Sebenia, Meluhi,
- 6 Haremi, Merimuthi, Obdia,
- 7 Danieli, Gentoni, Baruku,
- 8 Mosolami, Abia, Miamini,
- 9 Maazia, Belgaji, Semeja. Këta ishin priftërinj.
- 10 Kurse levitë ishin:Jozuehu, biri i Azanisë, Benuji nga bijtë e Henadadit, Kadmiheli
- 11 dhe vëllezërit e tyre Sebania, Hodia, Celita, Falaja, Hanani,
- 12 Mika, Rohobi, Hasebia,
- 13 Zakuri, Serebia, Sabania,
- 14 Hodia, Baniu e Baninuji.
- 15 Krerë të popullit:Farosi, Fahatmoabi, Elami, Zetuji, Baniu,
- 16 Buniu, Azgadi, Bebaji,
- 17 Adonia, Beguaji, Adini,
- 18 Ateri, Hezecia, Auri,
- 19 Hodia, Hasumi, Besaji,
- 20 Harefi, Anatoti, Nebaji,
- 21 Megfia, Mosolami, Haziri,
- 22 Mesizabeli, Sadoku, Jeduaji,
- 23 Feltia, Hanani, Anaja,
- 24 Oseehi, Hanania, Hasubi,
- 25 Alohesi, Faleja, Sobeku,
- 26 Rehumi, Hasabai, Naasia,
- 27 Ekaja, Hanani, Anani,
- 28 Meluku, Harimi, Baanai.
- 29 ... po ashtu edhe të tjerët nga populli, priftërinj, levitë, derëtarë, këngëtarë, të dhuruar e të gjithë që u ndanë nga popujt e dheut për t`iu mbështetur Ligjit të Hyjit, gratë e tyre, bijtë e bijat e tyre, të gjithë që ia kanë arritur dritës së arsyes,
- 30 u bashkuan me vëllezërit e me bujarët e vet dhe u zotuan me përbetim se do të ecin në Ligjin e Hyjit, që e ka dhënë me anë të Moisiut shërbëtorit të Hyjit, se do t`i zbatojnë e do t`i mbajnë të gjitha urdhërimet e Zotit, Hyjit tonë, rregulloret dhe ligjet e tija.
- 31 Veçanërisht: nuk do t`ua japim më popujve të tjerë bijat tona, dhe bijat e tyre nuk do t`i marrim për bijtë tanë.
- 32 Në qoftë se popujt tjërë do të sjellin për të shitur drithëra ose ushqime tjera ditën e shtunë, ne nuk do t`ua blejmë as të shtunën e as në ditët tjera të shenjtëruara.Çdo të shtatin vit do ta lëmë tokën të pushojë dhe do t`i falim borxhet.
- 33 Po ia vëmë vetes detyrë që çdo vit ta japim të tretën pjesë të siklit për shërbesën e Shtëpisë së Hyjit tonë:
- 34 për bukët e kushtimit, për flitë kushtimore të vazhdueshme, për flinë e shkrumbimit të përhershëm të të shtunave, të hënës së re, të kremteve dhe të ditëve të shenjtë ruara, për flinë për mëkat, që të shpërblehen për Izraelin, si dhe për çdo shërbim që duhet të bëhet në Shtëpinë e Hyjit tonë.
- 35 Ne priftërinjtë, levitët e populli, qitëm short dhe e rregulluam çështjen e druve: duhet të sillen në Shtëpinë e Hyjit tonë nga çdo familje me rend, në kohë të caktuar, vit për vit, që të digjen mbi lterin e Zotit, Hyjit tonë, siç shkruan në Ligj.
- 36 Vendosëm se do t`i sjellim në Shtëpinë e Zotit frytet e para të tokës sonë dhe frutat e para të çdo peme vit për vit.
- 37 Po ashtu edhe fëmijët tanë të parëlindur dhe bagëtitë tona, siç shkruan në Ligj: të parëlindurit e bagëtive të mëdha e të bagëtive të imëta le t`u çohen në Shtëpinë e Hyjit tonë priftërinjve që shërbesojnë në Shtëpinë e Hyjit tonë.
- 38 Gjithashtu detyrohemi t`ua çojmë priftërinjve në qilarët e Shtëpisë së Hyjit frytet e para ushqimore dhe të njomjeve tona, frutat e çdo peme frutore, të të vjelave e të vajit, ndërsa të dhjetën e prodhimeve të tokës levitëve. Vetë levitët duhet ta mbledhin të dhjetën nga çdo vend që merret me bujqësi.
- 39 Por duhet të jetë një prift nga bijtë e Aronit me levitët kur mblidhen të dhjetat dhe levitët duhet ta japin të dhjetën e të dhjetave në Shtëpinë e Hyjit tonë në qilarët e thesarit.
- 40 Bijtë e Izraelit dhe levitët, e kanë për detyrë t`i çojnë në qilar frytet e para të grurit, të verës e të vajit. Aty gjenden orenditë e Shenjtërores, priftërinjtë në shërbesë, derëtarët dhe këngëtarët.Më s`do ta lëmë pas dore Shtëpinë e Hyjit tonë.