Beselidhja e VjeterNehemia: Ndërtuesit vullnetarë
- 1 Kryeprifti Eliasib dhe vëllezërit e tij priftërinj ia hynë të ndërtojnë derën e Deleve; i ndërtuan krahët dhe i vunë shtatkat e vazhduan ndërtimin deri te pirgu Meah e deri te pirgu Hananeel.
- 2 Në vazhdim të tyre punuan njerëzit e Jerikut e në vazhdim të këtyre ndërtoi Zakuri, biri Amriut.
- 3 Derën e Peshqve e ndërtuan bijtë e Asnaasë. I forcuan praqet, i punuan krahët, i vunë shtatkat dhe shulat. Përbri tyre ndërtoi Marimuthi, i biri i Urisë së Akusit.
- 4 Përbri tij ndërtoi Mosolami, i biri i Barakisë së Mesezebelit. Përbri tij rindërtoi Sadoku, biri i Baanës.
- 5 Pranë tyre ndërtuan Tekuenajt, kurse bujarët e tyre nuk deshën ta ulin qafën për të punuar në veprën e Zotit të tyre.
- 6 Derën e Vjetër e rindërtuan Jojada, biri i Fasesë, dhe Mosolami, biri i Besodisë. Ata e punuan me dërrasa, i ndreqën krahët, shtyllakët dhe shulat.
- 7 Përbri tyre rindërtuan Meltia Gabaonas, Jadon Meronati, njerëzit nga Gabaoni e Masfa, të nënshtruarit e qeveritarit të krahinës së Përtejlumit.
- 8 Përkrah tyre rindërtoi Ezieli, biri i Arajës, artar, përkrah tij rindërtoi Anania, erërapunues. Këta e forcuan Jerusalemin deri te muri i Gjerë.
- 9 Përbri tij rindërtoi Rafaja, biri i Hurit, kryetari i gjysmës së rrethit të Jerusalemit.
- 10 Afër tij rindërtoi Jedaja, biri i Haromafit, përballë shtëpisë së vet. Përbri këtij rindërtoi Hatusi, biri i Hasebonisë.
- 11 Pjesën tjetër, deri te pirgu i Furrave e rindërtoi Melkia, biri i Heremit dhe Hasubi, biri i Fahatmoabit.
- 12 Përbri tyre rindërtoi Selumi, biri i Alohesit, kryetari i gjysmës së rrethit të Jerusalemit dhe bijat e tija.
- 13 Derën e luginës e rindërtoi Hanuni dhe banorët e Zanoesë: ata e rindërtuan derën, i forcuan krahët e saj, shulat dhe shtatkat, dhe një mijë kute mur deri te dera e Mbeturinave.
- 14 Derën e Mbeturinave e rindërtoi Melkia, biri i Rekabit, kryetari i rrethit të Betkaremit. Ai e rindërtoi, i forcoi krahët, shtyllakët dhe shulat.
- 15 Kurse derën e Burimit e përmirësoi Selumi, biri i Holhozës, kryetari i rrethit të Masfës. Ai e rindërtoi derën, i mbuloi dhe i forcoi krahët e saj, shulat dhe shtyllakët si edhe murin e peshkores Siloe që shkon prej kopshtit të mbretit deri te shkallët që zbresin nga Qyteti i Davidit.
- 16 Përtej tij rindërtoi Nehemia, biri i Azbokut, kryetari i gjysmës së rrethit Betsur deri përballë Varreve të Davidit deri te pesh korja mjeshtrore e deri te shtëpia e Trimave.
- 17 Përtej tij rindërtuan levitët: Rehumi, biri i Baniut. Përbri tij rindërtoi Hesebia, kryetari i gjysmës së rrethit të Cejlës, për krahinën e vet.
- 18 Përtej tij rindërtuan vëllezërit e tij: Bavaji, biri i Enadadit, kryetari i gjysmës tjetër të rrethit të Cejlës.
- 19 Përbri tij rindërtoi, Azeri, biri i Jezuasë, ndërsa kryetari i Masfës, pjesën tjetër përballë Përpjetëzës së Armatores në Kënd.
- 20 Përtej tij rindërtoi Baruku, biri i Zakajit, pjesën tjetër nga Këndi e deri te dera e shtëpisë së kryepriftit Eliasib.
- 21 Përtej tij rindërtoi Merimuthi, biri i Urisë së Hakusit, pjesën e dytë nga dera e shtëpisë së Eliasibit deri te mbarimi i shtëpisë së Eliasibit.
- 22 Përtej tij rindërtuan priftërinjtë që jetonin në rrethina.
- 23 Përtej tyre rindërtoi Beniamini e Hasubi përballë shtëpisë së vet. Përtej tyre rindërtoi Azaria, biri i Maasisë së Ananisë përbri shtëpisë së vet.
- 24 Përtej tij rindërtoi Benuji, biri i Henadadit;pjesën e dytë që fillon nga shtëpia e Azarisë deri te këndi, në bërryl.
- 25 Faleli, biri i Oziut, përballë këndit të pirgut që ngritet mbi Shtëpinë e Epërme të mbretit, e që gjendet në oborr të burgut.
- 26 Pas tij Fadaja, biri i Farosit, rindërtoi deri te dera e Ujërave, në drejtim të lindjes e deri te pirgu i Lartësuar.
- 27 Përtej tij pjesën tjetër nga kulla e madhe e Lartë deri te muri i Tempullit e rindërtuan tekuenët.
- 28 Kurse në pjesën e lartë nga dera e Kuajve, e ripërtëritën priftërinjtë, secili përballë shtëpisë së vet.
- 29 Përtej tyre rindërtoi Sadoku, biri i Emerit, përballë shtëpisë së vet. Përtej tij rindërtoi Semaja, biri i Sekenisë, rojtari i Derës Lindore.
- 30 Përtej tij rindërtoi Hanania, biri i Selemisë, dhe Hanuni i gjashti djalë i Selefit, i cili e ndreqi pjesën tjetër. Përtej tij rindërtoi Mosolami, biri i Barakisë, përballë banesës së vet.
- 31 Përtej tij rindërtoi Melkia, arpunuesi, deri te banesa e të dhuruarve dhe e tregtarëve përballë derës së Mbikëqyrjes deri në sallën e sipërme të këndit.
- 32 Ndërmjet të dhomës së lartë të këndit e deri te dera e Deleve ndërtuan arpunuesit dhe tregtarët.Kundërshtimet e armiqve të judenjve
- 33 Kur Sanabalati mori vesh se ne po i ndërtonim muret, u hidhërua e u zemërua shumë, i vuri në lojë judenjtë
- 34 dhe tha para vëllezërve të vet dhe bujarëve të Samarisë: Çfarë duan të bëjnë këta judenj marroqa? Po a thua do t` ia dalin? Vallë, a pse bëjnë fli, do ta kryejnë për një ditë? Vallë, a do të mund t`i ringjallin gurët nga grumbulli i pluhurit, të djegur nga zjarri?
- 35 Po ashtu edhe Tobi Amoniti, që ishte përkrah tij, tha: Lëri le të ndërtojnë! Këto mure të tyre të gurit mund t`i rrënojë edhe dhelpra më një të kaluar të saj!
- 36 Dëgjoji, o Hyji ynë, se sa na përbuzin! Ktheje përbuzjen mbi kokën e tyre dhe bëj ta sprovojnë poshtërimin në skllavëri!
- 37 Mos ua mbulo fajësinë dhe mëkati i tyre mos u shleftë para syve të tu, sepse të fyen ty para syve të ndërtuesve!
- 38 Kështu ne vijonim ndërtimin e mureve dhe i kryem gjithkund deri në gjysmën e lartësisë. Populli e kishte marrë me gjithë zemër punën.