Beselidhja e VjeterNehemia: Sanabalati, Tobia, arabët, amanitët dhe azotët
- 1 Kur Sanabalati, Tobia, arabët, amanitët dhe azotët morën vesh se rindërtimi i mureve të Jerusalemit po shkonte për së mbari;sepse po mbylleshin pjesët e rrënuara;u hidhëruan për së tepërmi
- 2 dhe të gjithë së bashku u përbetuan se do të vijnë të luftojnë kundër Jerusalemit dhe se do të na bëjnë pështjellime.
- 3 Atëherë ne iu lutëm Hyjit tonë dhe vumë roje ditë e natë kundër tyre.
- 4 Juda thoshte: Bartësit s`kanë më fuqi, rrënojat janë të mëdha dhe kurrë s`do të arrijmë t`i ndërtojmë muret!
- 5 Kurse armiqtë tanë thanë: Pa pritur e pa kujtuar do të sulemi kundër tyre, do t`i vrasim dhe puna do t`u mbetet e pa kryer.
- 6 Ndërsa çifutët që jetonin afër tyre, erdhën dhjetë herë e na thanë këtë gjë, nga çdo vend që vinin tek ne
- 7 prandaj u ulëm në vende të ulta e të hapura pas murit dhe e rendita popullin sipas vëllazërish me shpata, heshta e harqe të veta.
- 8 Pasi i shikova gjithkah, u ngrita e u thashë bujarëve, parisë dhe popullit tjetër: Mos u trembni prej tyre: e mbani ndër mend të Madhin Zot dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë e bijat tuaja, për gratë dhe shtëpitë tuaja!.
- 9 Kur kundërshtarët tanë morën vesh se ishim të njoftuar për këto, dhe se Hyji e kishte asgjësuar synimin e tyre, atëherë të gjithë u kthyem në mure, secili në punën e vet.
- 10 Prej asaj dite gjysma e djelmoshave të mi punonte e gjysma tjetër i mbante heshtat, mburojat, shigjetat dhe pancirët, kurse krerët qëndronin pas shtëpisë së Judës,
- 11 i cili e kishte ndërtuar murin. Edhe ata që bartnin, edhe ata që ngarkonin, me njërën dorë punonin e me të tjetrën mbanin shpatën.
- 12 Ndërtuesit të gjithë e kishin të ngjeshur për ijësh nga një shpatë dhe kështu muronin. Burizani qëndronte përbri meje.
- 13 Atëherë unë u thashë bujarëve, krerëve dhe vegjëlisë: Punimet janë të mëdha dhe të gjera, ndërsa ne jemi të shpëdarë nëpër mure larg njëri-tjetrit:
- 14 si të dëgjoni se bie boria, atje mblidhuni së bashku rreth nesh. Hyji ynë do të luftojë për ne.
- 15 Kështu e vazhdonim punën;gjysma jonë mbante armët prej agimit e deri kur dalin yjet e para.
- 16 Aso kohe gjithashtu i thashë popullit: Secili me shërbëtorin e vet le ta kalojë natën në Jerusalem: me radhë do të bëjmë rojë natën e ditën dhe do të punojmë.
- 17 As unë, as vëllezërit e mi as shërbëtorët e mi dhe as roja që më përcillte, nuk i zhveshnim petkat: secili prej nesh e mbante shpatën në anën e vet të djathtë.