Beselidhja e VjeterNehemia: Ripopullzimi i Jerusalemit
- 1 Pasi u rindërtuan muret, dhe pasi i vendosa dyert, i caktova edhe rojet e dyerve, këngëtarët dhe levitët në detyrat e tyre.
- 2 Qeverisjen e Jerusalemit ia besova Hananiut, vëllaut tim, dhe Hananisë, prijësit të kështjellës;sepse ky ishte njeri i besueshëm dhe e dronte Hyjin më tepër se të tjerët
- 3 dhe u thashë: Të mos hapen dyert e Jerusalemit para se të ngrohë dielli; dhe kur dielli është lart, të mbyllen e t` u vihen shulat. Rojet le të merren nga banorët e Jerusalemit: secili në ndërresën e vet dhe secili para derës së vet.Ripopullzimi i Jerusalemit
- 4 Qyteti ishte shumë i gjerë dhe i madh, por në të kishte pak popullsi dhe nuk kishte shtëpi të ndërtuara.
- 5 Hyji im atëherë më frymëzoi dhe i bashko va bujarët, krerët dhe vegjëlinë për ta bërë numërimin. E gjeta librin e numërimit të atyre që kishin ardhur të parët. Në të gjeta të shkruar:Regjistri i sionistëve të parë
- 6 Këta janë banorët e krahinës që u riatdhe suan e që Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, i kishte shpëgulur dhe të cilët u kthyen në Jerusalem dhe në Jude, secili në qytetin e vet.
- 7 Ata u riatdhesuan me Zorobabelin, Jesuanë, Neheminë, Azarinë, Raaminë, Nahamaniun, Mardokeun, Belsanin, Mesfaratin, Beguajin, Nahumin e me Baanën.Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
- 18 Bijtë e Adonikamit: gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë.
- 9 Bijtë e Safatisë: treqind e shtatëdhjetë e dy.
- 10 Bijtë e Aresë: gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.
- 11 Bijtë e Fahatmoabit, d. m. th. bijtë e Jozuehit e të Joabit: dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë.
- 12 Bijtë e Elamit: një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.
- 13 Bijtë e Zetusë: tetëqind e dyzet e pesë.
- 14 Bijtë e Zakajit: shtatëqind e gjashtëdhjetë.
- 15 Bijtë e Benujit: gjashtëqind e dyzet e tetë.
- 16 Bijtë e Bebajit: gjashtëqind e njëzet e tetë.
- 17 Bijtë e Azgadit: dy mijë e treqind e njëzet e dy.
- 19 Bijtë e Beguajit: dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë.
- 20 Bijtë e Adinit: gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë.
- 21 Bijtë e Aterit, që rrjedhin nga Ezekia: nëntëdhjetë e tetë.
- 22 Bijtë e Hasumit: treqind e njëzet e tetë.
- 23 Bijtë e Besajit: treqind e njëzet e katër.
- 24 Bijtë e Harefit: njëqind e dymbëdhjetë.
- 25 Bijtë e Gabaonit: nëntëdhjetë e pesë.
- 26 Bijtë e Betlehemit e të Netufës: njëqind e tetëdhjetë e tetë.
- 27 Bijtë e Anatotit: njëqind e njëzet e tetë.
- 28 Njerëzit e Betasmotit: dyzet e dy.
- 29 Njerëzit e Kariatiarimit, Cefirës e Berotit: shtatëqind e dyzet e tre.
- 30 Njerëzit e Ramës e të Gabaasë:gjashtëqind e njëzet e një.
- 31 Njerëzit e Makmasit: njëqind e njëzet e dy.
- 32 Njerëzit e Betelit dhe të Hajit: njëqind e njëzet e tre.
- 33 Njerëzit e Nebos tjetër: pesëdhjetë e dy.
- 34 Njerëzit e Elamit tjetër: një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.
- 35 Bijtë e Harimit: treqind e njëzet.
- 36 Bijtë e Jerikos: treqind e dyzet e pesë.
- 37 Bijtë e Lodit, të Hadidit e të Onos:shtatëqind e njëzet e një.
- 38 Bijtë e Senaasë: tri mijë e nëntëqind e tridhjetë.
- 39 Priftërinjtë:Bijtë e Jedajës, nga vëllazëria e Jozuehut: nëntëqind e shtatëdhjetë e tre.
- 40 Bijtë e Emerit: një mijë e pesëdhjetë e dy.
- 41 Bijtë e Fashurit: një mijë e dyqind e dyzet e shtatë.
- 42 Bijtë e Harimit: një mijë e shtatëmbëdhjetë.
- 43 Levitët:Bijtë e Jezuas, d. m. th. bijtë e Kadmihelit, të Binujit e të Odovisë: shtatëdhjetë e katër.
- 44 Kengëtarët:Bijtë e Asafit: njëqind e dyzet e tetë.
- 45 Derëtarët:Bijtë e Selumit, bijtë e Aterit, bijtë e Telmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitës, bijtë e Sobait: njëqind e tridhjetë e tetë.
- 46 Të dhuruarit:Bijtë e Sihës, bijtë e Hasufës, bijtë e Tabaotit,
- 47 bijtë e Cerosit, bijtë e Siasë, bijtë e Fadonit,
- 48 bijtë e Lebanës, bijtë e Hagabës, bijtë e Selmajit,
- 49 bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaherit,
- 50 bijtë e Raajës, bijtë e Rasinit, bijtë e Nekodës,
- 51 bijtë e Gazamit, bijtë e Azës, bijtë e Faseasë,
- 52 bijtë e Besajit, bijtë e Meunëve, bijtë e Nefusve,
- 53 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufës, bijtë e Harhurit,
- 54 bijtë e Baslutit, bijtë e Mahidës, bijtë e Harsës,
- 55 bijtë e Berkosit, bijtë e Sisarës, bijtë e Temës,
- 56 bijtë e Nasisë, bijtë e Hatifës.
- 57 Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit:bijtë e Sotajit, bijtë e Soferetit, bijtë e Ferudës,
- 58 bijtë e Jaalës, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,
- 59 bijtë e Safatisë, bijtë e Hatilit, bijtë e Fokeretit, bijtë e Hasebaimit, bijtë e Amonit.
- 60 Të gjithë të dhuruarit dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: treqind e nëntëdhjetë e dy.
- 61 Kurse këta njerëz që erdhën nga Telmela, Telharsa, Herubi, Adoni e Emeri e nuk mundën të dëshmonin se familjet dhe fisi i tyre kishin prejardhje izraelite:
- 62 bijtë e Dalajës, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodës: gjashtëqind e dyzet e dy.
- 63 Nga priftërinjtë:Bijtë e Hobisë, bijtë e Akosit, bijtë e Berzelajit, që kishte marrë për grua një nga bijat e Berzelajit Galaadas dhe u quajt me emrin e tyre.
- 64 Këta i kërkuan listat e breznive të veta por nuk i gjetën dhe qenë përjashtuar nga priftëria.
- 65 Qeveritari u urdhëroi të mos hanë nga gjërat e shenjtëruara deri që të paraqitet një prift për Urim e Tumim.
- 66 Bashkësia kishte gjithsej: dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë vetë,
- 67 pa i llogaritur shërbëtorët e shërbëtoret e tyre që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë. Kishte edhe dyqind e dyzet e pesë këngëtarë e këngëtare.
- 68 Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka:
- 69 gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
- 70 Disa nga krerët e familjeve dhanë kontribute për ndërtim. Qeveritari dha për thesarin: një mijë drakma ari, pesëdhjetë gota, pesëqind e tridhjetë petka priftërinjsh.
- 71 Disa krerë të familjeve dhanë për thesarin e punëve: njëzet mijë drakma ari dhe dy mijë e dyqind mina argjendi.
- 72 Populli tjetër dha: njëzet mijë drakma ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë palë petka priftërinjsh.
- 73 Priftërinjtë dhe levitët u vendosën me banim në Jerusalem, kurse derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, të dhuruarit dhe të gjithë Izraelitët tjerë në qytetet e veta.