Beselidhja e VjeterJobi: Jobi duhet ta pranojë urtinë e Hyjit
- 1 Sofar Naamatiti e mori fjalën e tha:
- 2 Përrallat tua do të bëjnë të heshtin njerëzit?Do të përqeshësh e kush s'do të përgjigjet?
- 3 Ti po thua: 'Të pastër e kam fjalën,jam i pastër para syve të tu!'
- 4 Por, sikur Hyji me ty të bisedonte,të hapte gojën e ty të kthente përgjegje,
- 5 t'i zbulonte fshehtësitë e Urtisë,synimet e pashqyrtueshme të saja,do të kuptoje se kërkon më pak,shumë më pak se të meriton e keqja.
- 6 A mendon se i njeh gjurmët e Hyjit,se e përshkon përsosmërinë e të Lumit?
- 7 Është më i lartë se qielli!; Ç'thua atëherë?Më i thëllë se Nëntoka! Ç'kupton?
- 8 Më i gjatë se toka, më i gjerë se deti!
- 9 Nëse shkatërron, kyç o shtrëngonkush është në gjendje atij t'i bëjë ballë?
- 10 Pse të njeriut ai kotësinë e njeh,sheh mbrapështinë edhe nëse nuk shikon.
- 11 Në hulli sillet edhe njeriu i mbrapshtë,gomari i egër zotërohet me fru00e9.
- 12 Edhe ti mendtë mblidhi tok,drejt Hyjit lartësoji shuplakat,
- 13 flake të keqen që është në duar të tua,padrejtësi mos lër në shtëpinë tënde.
- 14 Atëherë lart do ta mbash ballin, i qëndrueshem do të jesh dhe pa frikë
- 15 e mjerimin në harresë do ta qesish; do të kujtohet si ujërat që shkuan.
- 16 Mbrëmja jote do të ndritë si mesdita, kur të shkojë në mend se të mbuloi terri, për ty drita atëherë do të agojë.
- 17 Plot shpresë, i sigurtë do të jetoshdhe i varrosur i qetë do të pushosh.
- 18 Do të pushosh e askush s'do të të trazojë, përkrahjen tënde shumëkush do të kërkojë.
- 19 Kurse sytë do të sharrojnë të mëkatarëvee për ta kund strehim nuk do të ketë, t'u dalë shpriti: shpresa e tyre e fundit.