Beselidhja e VjeterJobi: Dëgjojeni ju bisedën time
- 1 E mori fjalën Jobi edhe tha:
- 2 Njerëz të tjerë s`paska përveç jush, bashkë me ju do të mbarojë Urtësia!
- 3 Por edhe unë mendtë i kam si jue në asgjë më i dobët se ju nuk jam!Këto që i dini, cili nuk i di?
- 4 Kush përqeshet prej mikut si unë, ta thërrasë Hyjin ai do ta vështrojë, në lojë pse vihet patmetësia e të drejtit!
- 5 `Mposht fatkeqin;mendon kush është mirë, Të shtyme jepi atij që këmbët i merren!`
- 6 Qetësi gëzojnë banesat e cubave, rnjeton qetë kush Hyjin po e ngacmon, sikur Hyjin në grusht të vet ta mbante.
- 7 Egërsirat pyeti e do të të mësojnë, shpendët e qiellit e ata do të të tregojnë,
- 8 fol me tokën e ajo do të të mësojë, peshq`t e deti ty do të kallëzojnë.
- 9 Ndër këta të gjithë cili s`e di se të gjitha i bëri dora e Zotit?
- 10 Në dorë të Zotit jeta e çdo gjallese, në dorë të tij është fryma e çdo njeriu.
- 11 A thua veshi s`i dalluaka fjalëtsikur qellza që shujtën shijon?
- 12 A thua dija s`u takuaka pleqve e urtia njerëzve me moshë të gjatë?
- 13 Por në Të është urtia e fuqia, në Të këshilli edhe mbarë kuptimi.
- 14 Çka shkatërron Ai, kush mund ta ndërtojë?Kë Ai kyç, askush s`mund ta lirojë!
- 15 Nëse e ndal ujin, gjithçka thahet, nëse e lëshon, gjithçka rroposet.
- 16 Në Të është forca edhe dija, njeh gënjyesin edhe të gënjyerin.
- 17 Ai këshilluesit lehtë i bën të marrëe gjykatësve mend ua merr sa ndorja.
- 18 Mbretërve ua zhduk ijene me teje lehtë ua ngjesh.
- 19 Zdath priftërinjtë i vë përpara, nga pushteti poshtë i rrëzon bujarët.
- 20 Në gojë fjalën gojëmbarëve ua lidh edhe pleqtë pa urtësi i lë.
- 21 Mbi princër e sjell përbuzjen, brezin trimave ua zhgjesh.
- 22 Humnerave ua ndrit errësirën, hijen vdekjes në dritë të ditës e qet.
- 23 I rrit popujt e i asgjëson mejëherë, të rrëzuarit Ai prapë në këmbë i çon.
- 24 U merr mendtë princave vendas, i bën të enden shkretëtirës së paudhë
- 25 duke prekur si në terr edhe në dritë, i bën të enden sikur të ishin të dehur!