Beselidhja e VjeterJobi: Oh, sikur ju të dinit të heshtni
- 1 Të gjitha këto që i pa syri im, m`i ndjeu veshi, të gjitha i kuptova.
- 2 Sa ju dini edhe vet aq di, në asnjë gjë s`jam më i keq se ju.
- 3 Prapëseprapë me të Lumin dua të flas, dëshiroj me Hyjin të bëj rragatje,
- 4 kurse juve do t`jua vërtetoj, rrenacakë se jeni e mjekë të kotë.
- 5 Oh, sikur ju të dinit të heshtni, kjo do të ishte për ju urtësi!
- 6 Pra dëgjojini arsyet e mia, vëruni vesh arsyeve të buzëve të mia.
- 7 Hyj`n për ta mbrojtur a thua gënjeshtër do të thoni? Në mbrojtje të Tij do të përdoi dredhi?
- 8 Me anësi do të silleni ju për të?Krah mendoni Hyjit në gjyq t`i mbani?
- 9 Si do të ndaheni nëse Ai ju shqyrton?Si njeriun doni ta mashtroni?
- 10 Rëndë Ai ju do t`ju ndëshkojëpër pajë të fshehtë që i mbani Atij.
- 11 Po a s`ju tremb Madhëria e tij?S`keni frikë se do t`ju sulet?
- 12 Pluhur në erë janë të gjitha thëniet tuaja, pancirë balte janë pancirët tuaj!
- 13 Heshtni pak! Dua të flas vetë, të dalë ku të dalë, është punë për mua!
- 14 Me dhëmbë të mi pse mishin tim ta ha?Jetën time ta shqyej me duar të mia?
- 15 Në dashtë le të më vrasë, tjetër s`dësh`roj:sjelljen time para Tij ta mbroj.
- 16 Ky guxim shpëtimin tim kumton:sepse i mbrapshti para Tij s`mund të dalë!
- 17 Dëgjojeni ju bisedën time, vëni vesh shtjellimit tim!
- 18 Ja: jam gati për gjykim!Mirë e di se i pafaj dal.
- 19 Kush me mua do të gjykohet?Do të hesht dhe do të vdes.
- 20 Por dy gjëra mos m`i bëjpara Teje s`do të tërhiqem:
- 21 flake tej prej meje dorën,me tmerr tëndin mos më tremb!
- 22 Atëherë më pyet e do të të përgjigjem,o po të pyes e ti më përgjigj!
- 23 Sa faje e mëkate bëra?Kundërvajtjet m`i trego dhe krimet!
- 24 Përse faqen kështu ma fsheh?Dhe më merr për armik tëndin!
- 25 Je i ashpër me gjethe që merr era, po e pëdjek një kashtërrojë të thatë!
- 26 Sepse më shkruan të hidhura ndëshkime, të rinisë mëkatet m`i ngarkon,
- 27 këmbët ndër pranga m`i mbërthen, të gjithë hapat m`i vrojton, të gjitha gjurmët m`i shqyrton.
- 28 Porsi rrëshiq më duhet të mbaroj, porsi petku që e bren tenja.