Beselidhja e VjeterJobi: Po ku më për mua ka shpresë?
- 1 Fryma ime u pakua, ditët e mia morën fund, nuk më pret tjetër veçse varri.
- 2 A s`më rrethuan kudo përqeshjet?Ç`të më shohë syri veç mjerim?
- 3 Vër pranë Teje i peng për mua!S`kam kë tjetër që t`më marrë n`dorë.
- 4 Sepse atyre mendtë ua more, s`do të lejosh që ata të ngadhnjejnë.
- 5 Si ai që shokëve u premton prenëe fëmijëve të tij u meken sytë.
- 6 Më ke bërë porsi përrallë për popull, si njeri që mund t`i pështyhet në faqe.
- 7 Prej trishtimit sytë më janë errësuare gjymtyrëve s`m`u mbeti veç hija.
- 8 Për këtë gjë do të çuditen të drejtët, kundër të mbrapshtit do të nxehet i miri.
- 9 I patëmeti të pastër do të ruajë udhën, dorëmiri i gjithi do të forcohet.
- 10 Mblidhuni të gjithë e këtu ejani, asnjë të urtë ndër ju s`do të gjej!
- 11 Shkuan ditët, më mbaruan synimet, rngjë s`dësh`ron më zemra ime.
- 12 Natën duan ta kthejnë në ditë, dhe përsëri pas territ nxiton drita.
- 13 S`kam shpresë tjetër veç të banoj në Sheol, në errësirë shtratin e kam shtruar.
- 14 Kalbësirës unë i thashë: `Babë!``Nënë e motër` i thirra krimbat.
- 15 Po ku më për mua ka shpresë?Fatin tim kush do ta vërejë?
- 16 Gjithçka kam, në fund të dheut do të zbresë, në pluhur së bashku të gjejmë qetësi.