Beselidhja e VjeterJobi: Besimi në ngadhnjimin përfundimtar të të drejtit
- 1 Atëherë Jobi e mori fjalën e tha:
- 2 Deri kur ju kështu do të më mundoni, do të më ndrydhni pa pushuar me fjalë?
- 3 Tash dhjetë herë që ju po më fyeni, s'ju vjen turp të më shtypni në këtë mënyrë?
- 4 Edhe nëse gabova...faji im me mua do të jetë.
- 5 A mendoni se mbi mua ngadhnjeni, që më përmendni mjerimin tim të rëndë?
- 6 Së paku tani duhet ta kuptonise me të drejtë jo Hyji nuk më ndëshkoiqë më mbështolli në rrjetën e vet.
- 7 Thërras: 'Kushtrim!', po askush s'më përgjigjet, unë ofshaj, por për mua drejtësi s'ka!
- 8 Më rrethoi në gardh nga s'dilet dot, me terr shtegun ma mbuloi.
- 9 Ai më zhveshi nga nderimi, e nga koka kezën ma hoqi.
- 10 Më shpartalloi gjithkah e po mbaroj, porsi lëndën ma çrrënjosi shpresën.
- 11 Flakë hidh'rimit kundër meje i dhadhe kështu më mbajti për armik të vetin.
- 12 U çuan bashkë çetat e tija, hapën rrugën der te unë, rreth e qark ma rrethuan tendën.
- 13 Larg m'i dëboi vëllezërit e mi, porsi të huaj miqtë m'u larguan:
- 14 Vetëm më lanë të afërmit e mi, kush më pat njohur, më ka harruar.
- 15 Miqtë e shtëpisë dhe shërbëtorëtpo më mbajnë si të isha i huaj, në sy të tyre jam shtegtar!
- 16 Thërras shërbëtorin, e s'më përgjigjet, me gojë më duhet t'i bëjë lutje.
- 17 Gruaja frymën s'ma duron, krupë ua çoj vëllezërve të mi,
- 18 për fëmijë u bëra lojë, nëse në këmbë çohem, me mua tallen.
- 19 S'më durojnë dot këshilltarët e mi, kë fort doja tani m'është kundërshtar.
- 20 Asht e lëkurë; mishi shkatërruar, s'më mbeti veç rreth dhëmbësh lëkura!
- 21 Dhimbje, deh dhimbje kini për mua, së paku ju, o miqtë e mi!...se më goditi dora e Zotit!
- 22 Pse më pëdiqni porsi Hyji, si s'u ngitë me mishin tim?!
- 23 Po të shkruheshin fjalët e mia, të shënoheshin në ndonjë libër,
- 24 në gur të gjallë për amshim t'u gdhendshin me daltë hekuri e me plumb!
- 25 E pra e di se gjallë e kam Shpaguesin, Ai i sprasmi përmbi dhe do të ngritet,
- 26 e pas kësaj lëkure që ma ropën në mishin tim Hyjin do ta shoh.
- 27 Unë, unë vetë Atë do ta shikoj, për sytë e mi s'do të jetë i huaj!
- 28 Nëse tanithoni: 'Si do ta pëdjekim?Ç'arsye të gjejmë ne kundër tij?'
- 29 Atëherë shpatës kinia frikën, sepse shpata e hakmerr fajësinë!Mos harroni se gjyq ka!