Beselidhja e VjeterJobi: Satani
- 1 Një ditë tjetër, kur Bijtë e Hyjit shkuan të paraqiten para Zotit, shkoi me ta edhe Satani për t`u paraqitur tek ai.
- 2 Zoti iu drejtua Satanit: Nga po vjen? Satani iu përgjigj: E mora dheun në sy dhe e përshkova skaj më skaj.
- 3 Atëherë Zoti i tha Satanit: A mos e pe kund shërbëtorin tim Jobin? S`e ka shoqin mbi tokë: njeri i patëmetë e i drejtë, që e ka frikë Hyjin i shmanget të së keqes dhe që e ruan patëmetësinë e vet. Ti më ngacmove më kot kundër tij për ta dëmtuar.
- 4 Satani iu përgjigj Hyjit: Lëkura për lëkurë! Njeriu jep gjithçka ka për jetën e vet!
- 5 Por, sprovo e shtrije dorën tënde në ashtin e në mishin e tij e do shohësh si do të mallkojë në fytyrë!.
- 6 Këndej Zoti i tha Satanit: Ja, në dorën tënde e ke, por jetën ruaja!.
- 7 Satani u largua nga prania e Zotit.Satani e goditi Jobin me çibanë të këqij që nga shputat e këmbëve e deri në majë të kresë.
- 8 Jobi mori një tjegull për t`u kruar dhe shkoi e u ul në grumbullin e plehërave.
- 9 Atëherë e shoqja i tha:Po a ende po qëndron në patëmetësinë tënde?Mallkoje Hyjin dhe vdis!
- 10 Jobi iu përgjigj:Po flet si një grua marroqe.Nëse nga dora e Hyjit i pranojmë të mirat, pse s`do t`i pranojmë të këqijat? Në të gjitha këto të këqija Jobi me buzët e veta nuk mëkatoi.
- 11 Ndërkaq tre miq të Jobit morën vesh për të gjitha këto të këqija që i kishin ndodhur Jobit dhe secili erdhi nga vendi i vet: Elifaz Temaniti, Baldad Suhiti dhe Sofar Naamatiti. Ishin marrë vesh ndër vete të shkonin së bashku për ta parë e për ta ngushëlluar.
- 12 Prej së largu ia lëshuan sytë, por nuk e njohën. Atëherë ia plasën vajit me zë të lartë, i shqyen petkat, dhe hodhën pluhur në ajr mbi kokat e veta.
- 13 Atëherë u ulën për tokë afër tij dhe ashtu qëndruan për shtatë ditë e shtatë net. Asnjëri s`mundi t`ia thotë asnjë fjalë, sepse e panë se dhimbje e tij ishte tepër e madhe.